22 Tetor 2021

Krimi ka adresë, kriminelët kanë emër dhe mbiemër

Shkruar nga Adem Lushaj

Në Deçan, nën organzim të Kryetarit të Komunës, Bashkim Ramosaj, është bërë promovimi i  librit "Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit", libër që prezanton krimet e kryera gjatë periudhës janar-qershor 1999 në territorin e Komunës së Deçanit, nga policia, ushtria dhe paramilitarët serbo-sllavë.

Në këtë libër prezantohen dëshmitë e mbi 200 dëshmitarëve dhe viktimave, dëshmi të mbledhura gjatë periudhës korrik-dhjetor 1999, së bashku me Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG).

Përmes këtij libri jemi munduar t'a dëshmojnë krimin gjenocidial të Qeverisë së ish-Jugosllavisë, ndaj popullatës së pambrojtur deçanase, në krye të së cilës qëndronte kryekrimineli Sllobodan Millosheviç.

Në të gjitha ofensivat e ndërmarra në këtë anë të Kosovës, nuk ishin kursyer gratë, pleqtë dhe as fëmijët.

Krimet e bëra në këtë anë, bazuar në dëshmitë e prezantuara edhe në këtë botim, ishin natyrash të ndryshme, duke filluar nga plaçkitjet, torturimi psikik e fizik, djegia e shtëpive, granatimi dhe shkatërrimi i objekteve kulturore, historike dhe fetare, pastaj plagosje, arrestime dhe burgosje, vrasje dhe djegie kufomash, ekzekutime në masë, si dhe dhunime seksuale.

Jam i vetëdijshëm se nuk kam mundur t’i pasqyroj në këtë botim tërë krimet serbe të kryera në të gjitha lokalitetet Komunës së Deçanit dhe të Junikut, ngase ka qenë e pamundur të përfshihen të gjitha brenda kopertinave të këtij libri dokumentues dhe argumentues, njëkohësisht.

Në anën tjetër, gjatë periudhës së mbledhjes së deklaratave kanë mbetur shumë dëshmitarë pa u intervistuar për shkaqe objektive, por edhe subjektive.

Prandaj, disa periudha kohore në të cilat ka qenë i shtrirë terrori i makinerisë serbe, kanë mbetur të pa prezantuara, ose të prezantuara vetëm sporadikisht.

Sigurisht se viti 1998, mbase shumë i rëndësishëm për t’u përshkruar i tërë terrori i ushtruar mbi popullatën e Deçanit dhe Junikut, mbetët jashtë këtij libri, pikërisht për vështirësitë e përmendura. Shpresojmë të mbushim këtë zbrazëtirë me një botim në një të ardhme jo të largët.

Nga dëshmitë e prezantuara del se vërtet krimi ka adresë. Se kriminelët kanë emër dhe mbiemër!

Këto dëshmi të pasqyruara në këtë libër, sipas lokaliteteve dhe datave të zeza për shqiptarët e përndjekur e të persekutuar, edhe sot mund të shfrytëzohen nga institucionet e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare për të rehabilituar sado pak, të prekurit e të persekutuarit e ofensivave të përmendura.

Nuk do mend se viktimat e këtij krimi kërkojnë drejtësi. Familjarët e viktimave kërkojmë ndëshkimin e ekzekutorëve të të afërmve të tyre. Kërkojnë gjetjen dhe zbardhjen e fatit të të zhdukurve të tyre.

Prezantimi i këtyre të dhënave në këtë botim mund të jetë një nismë për zbardhjen e të gjitha krimeve të kryera në territorin e Kosovës.

Mirëpo, nuk e përjashtojmë faktin se ky punim mund të nxit reagime institucionale, politike apo edhe të ndonjë individi ose të ndonjë familjeje.

Të dhënat e prezantuara janë nga dëshmitarët e drejtpërdrejtë, numri më i madh i të cilëve ishin viktima të krimit serbo-sllav.

Po ashtu, në këtë botim nuk kemi bërë dallim nëse disa nga të rënët janë dëshmorë, heronj apo martirë të luftës, ngase këto kategori janë të rregulluara nga institucionet përgjegjëse.

Ky botim shpresoj se do të plotësohet edhe më dëshmitë të tjera, të mbledhura edhe për periudhën mars-dhjetor 1998.

Në këtë periudhë Deçani ishte vënë nën flakët e luftës. Arsyeja pse është marrë periudha janar-qershor 1999 është për faktin se krimi serbo-sllav mundohej të fshihej pas sulmeve të NATO-s.

Arsyeja tjetër është se për periudhën 1998 na nevojitet një kohë më e gjatë e dokumentimit, ngase shtrirja e luftës ishte në gjithë territorin e komunës së Deçanin.

/Autori është autor i librit "Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit"/

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, organizohet premiera e filmit "Zgjoi". (Cineplexx -Albi Mall, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)