28 Mars 2024

Korrupsioni “Kancer” i shoqërisë në Kosovë

Shkruar nga Armend Halimi

Korrupsioni në mënyrën më të thjesht të kuptimit është keqpërdorim i autorizimeve publike për përfitime personale. Kjo dukuri e dëmshme shoqërore, mundë të interpretohet si në aspektin gjuhësor dhe në atë ligjor. Fjala korrupsion rrjedh nga fjala latine Corruptio që d.m.th. prishje, ryshfet, mit. Pra në aspektin gjuhësor nënkupton keqpërdorimin e autorizimeve që jep detyra zyrtare për përfitime personale.

 

Ndërsa në aspektin ligjor në përgjithësi ai përkufizohet apo parashihet në legjislacionet nacionale, dhe konventave ndërkombëtare si shkelje e detyrës së personave zyrtar ose përgjegjës në personin juridik, apo veprimtari e iniciatorëve apo përfitueseve të kësaj sjellje, e drejtuar si përgjigjeje ndaj një shpërblimi të drejtpërdrejt ose indirekt që është premtuar, ofruar, kërkuar dhënë, pranuar apo është pritur për të marrë, për veten apo për personin tjetër. Nga e gjithë kjo shihet se korrupsioni nënkupton një veprimtari kriminale të personave zyrtarë ose individ që në çfarëdo mënyre janë të kyçur në pushtet. 




Individët dhe grupe që kanë pozita dhe ndikim të fuqishëm në rrjedhat ekonomike dhe politike dhe shtetërore, të cilët duke shfrytëzuar këto pozita ata shfrytëzojnë bashkëpunim të lartë me nëntokën kriminale, duke mbrojt dhe ndihmuar individëve dhe grupeve kriminale, në dhënien e informatave dhe të dhëna të ndryshme të cilat janë më rëndësi për kryerjen e aktiviteteve të tyre kriminale, duke i mbrojte nga ndjekja e policisë, I lirojnë nga aktakuzat, I shpëtojnë nga gjykimi ose u ndihmojnë që të dalin para kohe nga vuajtja e dënimit. Nga e gjithë kjo shihet, se zyrtarët e tillë, bëjnë një jetë të dyfishtë, në njërën anë paraqiten si njerëz  zyrtarë, përfaqësues të respektuar pasi kanë poste në politik-pushtet shtetëror apo biznes, polici etj, ndërsa në anën tjetër janë të lidhur ngush me nëntokën kriminale. Është e zakonshme që pasi të arrin kapitalin e tyre në mënyrë kundërligjore, këta individ bëjnë përpjekje që pasurin e tillë të mbulojnë apo arsyetojnë në ndonjë mënyrë, gjegjësisht duke paraqit atë si një kapital të ligjshëm. E ndërsa kjo mënyrë i përket një vepër tjetër kriminale që njihet si “larja” e parave.



Veprimet të cilat ndërmerren nga individët të cilët merren me aktivitete kriminale, që parat e fituara në këtë mënyrë të i deponojnë në institucione bankare, apo investojnë në punë ose biznese, në mënyrë që pasatja ato të shihen si, gjoja para të fituara nga veprimtari të lejuara ekonomike ose biznesore etj, me qëllim që ato  të përdoren si para të pastruara. 

 

 

Nga fakti që korrupsioni është veprimtari e kundërligjshme dhe mjaftë e rrezikshme për një shoqëri të caktuar e cila kryhet nga keqpërdorimi i detyrës zyrtare do të thotë më tepër se krim, ngase e keqja e saj nuk ka të bëjë vetëm me pësim individual  por kolektiv. Me një fjalë pëson e tërë shoqëria duke u rrezikuar funksionimi normal të institucioneve më të larta shtetërore, gjegjësisht, korrupsioni bënë degjenerimin e tyre, që si pasoj e saj pozita e tyre zyrtare paraqet vetëm interes për vetë vete, ndërsa, në raport me qytetarët interesi i këtyre të fundit mbetet vetëm një çështje teorie. 




Se është kështu vërehet më së miri nga fakti se sa u besojnë qytetarët organeve shtetërore dhe sa janë të kënaqura me punën e tyre, si në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe në asketin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të tyre, pastaj fakti tjetër ku lulëzon apo jo krimi i organizuar dhe sa është i përkushtuar shteti në luftimin e tij etj. 



Thuajse as një shtet nuk i ka shpëtuar korrupsionit në një periudhë të caktuar, që do të thotë në çdo vend ka qenë ose është i pranishëm, mirëpo jo gjithherë me të njëjtin intensitet, varësisht organizimit shoqëror. Mirëpo shoqëria bashkëkohore përballet me prezencën e madhe të tij, pikërisht prezenca kjo gjë zgjon interesim të madh për të, konkretisht  në studimin e tij. Ekzistenca e tij vërehet sidomos në vendet që janë me zhvillim të ultë ekonomik. Në  ato vende ku ka korrupsion rrezikohet seriozisht realizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me ligj, me anë të korrupsionit krijohet pozitë e priveligjuar në relacion me të drejtat dhe interesat e personave të tjerë të cilët kanë mundësi të njëjtë ligjore për realizimin e tyre.                     



                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                             Në bazë të kësaj mund të thuhet se edhe pse çdo qytetari i janë të garantuara me kushtetutë  dhe ligj të drejtat e barabarta, korrupsioni  e bënë të parealizuar një gjë të tillë në praktikë.  “Korrupsioni nuk mund të trajtohet dhe vështrohet ndaras nga krimi i organizuar”, më tepër i prek administratën shtetërore, cili ka të bëjë me; shërbimet doganore, shërbimet në spitale, zyrat për tatim, gjykatat, universitetet jo rrallë herë edhe policinë. Ndërsa, nëse kërkojmë te dimë pse dhe si vjen e shfaqet  korrupsioni këto raste dhe raste tjera, arsyeja është se ai zakonisht është si rezultat i dëshirës apo edhe imponimit të ryshfet dhënësit. Kur kem të bëjmë me dëshirë të ryshfetit, dhënësit lenë të kuptohet se ekziston marrëveshje mes të korruptuarit dhe korruptuesit në rastin e tillë interesi është i dyanshëm, e që duke përkujtuar qëllimin e krimit të organizuar infiltrimi në organe shtetërore dhe përfitim material na bënë të mundshëm të mësojmë se sa korrupsioni mund të jetë i lidhur me krimin e organizuar.
As një vend deri tani thuajse nuk i ka shpëtuar dukurisë së korrupsionit, në një fazë të caktuar të tij, e sidomos vendet të cilat janë në zhvillim e sipër.



Prandaj edhe Kosova si një vend-shtet që gjendet në hapat e parë të zhvillimit është e shëmtuar me këtë dukuri. Prezencën e dukurisë së korrupsionit në Kosovë fatkeqësisht me përmasa të mëdha e pasqyrojnë raporte të ndryshme që merren me evidencimin dhe hulumtim e kësaj dukurie. Mirëpo përkundër përpjekjeve të organizatave të ndryshme që në mënyrë reale të paraqesin dukurin e korrupsionit në Kosovë kjo është e pamundur sikurse në përgjithësi në vendet tjera. Mirëpo në mënyrë indirekte deri diku mund të vërehet se sa ekziston në një shoqëri kjo dukuri, kjo mund të shihet apo pasqyrohet ku në njërën anë ka  varfëri tek populli, lulëzim i krimit të organizuar, e në anën tjetër personat zyrtarë me pasuri marramendëse e cila as për së afërmi nuk arsyetohet me pagën që e disponojnë. Mirëpo përkundër këtyre indikatorëve që tregojnë prezencën e tij,  kjo veprimtari kryhet në mënyrë mjaftë diskrete gjegjësisht mes dy personave apo palëve, çka do të thotë se zbulimi në këtë rast vështirë  të arrihet ndryshe për veç rasteve kur ndodhin ngatërresa apo mos pajtime në “pazarllëqet” e tyre.

 

 

Po ashtu si arsye e mos paraqitjes reale të dukurisë së korrupsionit gjegjësisht matjes së tij në një shoqëri është edhe ajo se qytetarët shohin mekanizma jo-efektiv lidhur me denoncimin e korrupsionit, procedura të lodhshme dhe të gjata dhe më e keqja i friksohen hakmarrjes.
Duke i bazuar në disa të dhëna të cilat flasin për korrupsionin , gjendja e tij vërtet është shqetësuese ku sipas TI Global Corrution Barameter-Barametri Global I korrupsionit 2009 rreth 75% e rasteve të korrupsionit global nuk denoncohen fare.



Marrë parasysh këtë dhe  arsyet e sipër cekura edhe ne jam i vetëdijshëm që përkundër faktit që do bëjmë përpjekje të vlerësimit real të korrupsionit në Kosovë, kjo gjë është mjaftë e vështirë apo edhe e pamundshme, mirëpo, megjithatë dukurinë e korrupsionit apo prezencën e tij në masë mjaftë bindëse do e paraqesim nëpërmes disa raporteve, e më vonë edhe me raste të caktuara që paraqesin përpjekjen tonë që deri në një masë të pasqyrojmë këtë dukuri. Baromteri Global i Korrupsionit si një ndër instrumentet më të njohura për matjen e korrupsionit në botë të publikuar nga ana e Transparency International, ka bërë  një hulumtim edhe në Kosovë. Hulumtimin e tij e mbështet në dy komponenta; në përshtypjen, gjegjësisht, perceptimin e qytetarëve mbi përhapjen  e korrupsionit në vendin e tyre, dhe përvojat e tyre personale me fenomenin e korrupsionit. Shkallën e korrupsionit kjo organizatë e matë me anë të shkallës prej 1 deri në 5, shkalla 1 paraqet se nuk ka fare korrupsion, ndërsa, shkalla 5 paraqet shkallën më të lartë të mundshme të korrupsionit.



Sipas kësaj në hulumtimin e bërë në Kosovë rreth kësaj dukurie në vitin 2009 institucioni më i korruptuar paraqitet gjyqësori që ka shënuar rezultatin 4.0, institucioni i dytë më i korruptuar në Kosovë, gjithherë si pas Barometrit Global të Korrupsionit janë partitë politike me shkallën 3.8, ndërsa, institucioni i tretë më i korruptuar del të jetë sektori privat me shkallën e korrupsionit 3.7. E nëse bëjmë krahasim me raportin e vitit 2007 rreth kësaj dukurie me raportin e fundit del se për veç se nuk është përmisuar kjo gjendje e korrupsionit në Kosovë përkundrazi paraqet përkesqësim gjegjësisht rritje të korrupsionit sidomos të institucionit gjyqësor i cili në vitin 2007 kishte shkallen e korrupsionit 3.5 tani ky institucion paraqitet me shkallën e korrupsionit 4.5 qka do të thotë se paraqet rritje, pastaj sektori privat i cili në vitin 2007 ishte me shkallë të korrupsionit 3.1, në vitin 2009 shenon ngritje 3.7, një rënje e vogel apo shumë pak e diktushme vrehet tek institucioni i parlamentit ku në vitin 2007 ishte me shkallë të korrupsionit 3.5 në vitin 2009 ka shkallën 3.4. Kjo organizatë matjen e korrupsionit e bënë edhe në përmjet një fushe tjetër, siç është ajo sipas dhënies së mitos nga ana e qytetarëve për kryerjen e shërbimeve të ndryshme.

 

Rezultati që shënon Kosova është se në 12 muajt e fundit 13 % e qytetarëve kanë paguar mito për kryerjen e shërbimeve të ndryshme. Pjesë tjetër e analizës së korrupsionit të Baramtetrit Global të Korrupsionit, është edhe ajo se sa qytetarët janë të kënaqur me veprimet e qeverive të tyre në luftë kundër korrupsionit. Për sa i përket mendimit të qytetarëve të Kosovës, 43% e tyre i shohin veprimet e Qeverisë si jo efektive në luftë kundër korrupsionit, ndërsa 43% të qytetarëve të Kosovës e shohin Qeverinë e Kosovës si efektive, ndërsa 14% e tyre nuk kanë ndonjë opinion lidhur me këtë qeshtje. Në vazhdën e kritikave që bëhen nga raportet institucione dhe organizata vendore për dukurinë e korrupsionit në Kosovë, kritika të tilla vinë edhe nga raportet e organizatave të njohura ndërkombëtare.


Në këtë drejtim vlen të ceken raportet e progresit të komisionit evropian, të cilat tregojnë përparimet për se cilin vend të Ballkanit Perëndimor të inkuadruar Procesin e Stabilizim-Asocimit. qoftë vend kandidat apo kandidat potencial për anëtarësimin në BE. Raporti i Progresit për Kosovën i 2009-s ka paraqitur shumë aspekte negative për qeverinë kosovare. Në këtë drejtim ajo Qeveria kritikohet për ndërhyrje politike në caktimin e posteve kyçe në shërbimet civile, pastaj emërimin e njerëzve në postet e larta civile nëpër ministri, në bordet e ndërmarrjeve pubike dhe në zyrën e Avokatit të Popullit.



Çështje me rëndësi në këtë punim është që ky raport thekson se korrupsioni mbetet dominues në shumë fusha në Kosovë dhe vazhdon të jetë çështje shqetësuese.
 
Përkundër asaj që paraqitet nga raportet ndërkombëtare sikurse në çdo vend tjetër edhe në Kosovë më tepër flitet se sa argumentohet korrupsioni, përkatësisht prezenca e tij nga ana e shoqërisë kosovare. Thuajse në çdo vend, në çdo kontakt mes shoqërisë kosovare ka kaluar në shprehi të flitet se ekziston në masë të madhe korrupsioni, mirëpo kur kërkohet të tregojnë për raste konkrete gjithë cka bie në heshtëje. Prandaj për të mos mbetë vetem në cështje teorie dhe hipoteze ne do mundohemi për vec raporteve të paraqitura deri më tani edhe për aq sa kemi pas mundësi të trajtojmë raste të caktuara që janë në dyshim dhe ato për të cilat janë në zhvillim e sipër në hetim.

 

Kur kemi thënë se dukuria e korrupsionit është prezente s’paku dyshohet se është në cdo institucion ose organ shtetroë në Kosovë, do të trajtojmë dhe paraqesim disa nga to që e vërtetojnë një gjë të tillë. Rastet e paraqitura janë disa nga ato për të cilat tashmë është në dijeni opinion. Edhe pse është e ditur se cdo rast është rast ne vete, ne këto raste do t’i trajtojmë në lidhmëri. Që nga pas lufta në Kosovë, janë përfolë për raste të shumta në lidhje me parregullësi kecpërdorim dhe korrupsion për organe të ndryshme. 

 

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, prezenca ndërkombëtare gjegjësisht ajo e stafit të sigurisë përkatësisht organet e policisë dhe prokurorisë ndërkombëtare u fokusuan më tepër në ndihmë policisë dhe prokurorisë kosovare në luftë kundër korrupsionit. Me ardhjen e organizates se misionit europian për sundim të ligjit EULEX në Kosovë, u formua task-forca kundër korrupsionit.



Zyrtarë të eulexit, kanë bërë të diturë se janë në hetim të rreth 130 raste të zyrtarëve të institucioneve të Kosovës të dyshuar për korrupsion, 30 prej të cilave I përkasin zyrtarëve të profilit të lartë.  Si rrjedhim për tetë raste tani  ka filluar procedura penale, në mesin e këtyre edhe rasti i ministritë të postëtelekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj. Ky rast rezultoj me bastisje si të zyrave të ministrisë po ashtu edhe shtëpisë së ministrit në fjalë. Bazë dyshimi për korrupsion në këtë ministri ishte një letër në fakt ankesë e nje bizismeni kosovar nga Gjilani dërguar; Presidentit, Kryeministrit dhe Eulex-it, në të cilën thuhej se përkundër faktit se kishte paisjet e mjaftushme që do plotësonin kriteret për marrjen e tendereve për ndërtimë rrugësh ai nga injoranca që është bërë nga ministri në fjalë as një herë nuk kishte  fituar tender, gjatë periudhës 2007-2009.


Deri më tani rreth këtij rasti, për vec materialit të konfiskuar dhe arrestimit të Gani Zogajn, IT në Ministrinë e Administratës Publike, me akuzën për shlyerjen dhe fshehjen e informacioneve për këtë rastë    dhe hetimit  të tre personave të tjerë në këtë ministri dhe përgaditjes për ngritjen e aktakuzës ndaj Limajt, sic thuhet  nga ana e Eulex-it, nuk bëhet e ditur as gjë më tepër.Rreth dyshimit për korrupsion, dhe keq përdorim të detyrës zyrtare të ministrit Limaj, flasin edhe hulumtime të tjera të bëra nga gazetat hulumtuese kosovare. Këto të fundit cekin raste dhe argumente se kur në tenderët e caktuarë ministri, i’u ka dhënë tenderë miqëve dhe të njofshëme të tij.    

 

Rasti tjetër i dyshimeve mbi afera korruptive i përketë Aeroprtit të Prishtinës, gjegjësisht zyrtarëve të tij. Edhe ky institucion është në kuadër të ministrisë së postëtelekomunikacionit. Në këtë rast, policia në bazë të dyshimeve për shpërdorime të detyrës zyrtare, ushtrimit të ndikimit, mashtrimit në detyrë dhe lidhje të kontratës së dëmshme, në vitin 2008 arrestoi dy zyrtarë të lart të Aeroprtit të Prishtinës dhe një pronar të një biznesi-kompanie. Në mesin e të arrestuarëve ishte edhe drejtori i aerportit, Afrim Haziri.



Se vërtetë egzistojnë parregullësi në këtë ministri dëshmon edhe akti i fundit, i shkakrikimit nga kryeministri Thaqi, të zv-ministrit të kësaj ministrie Gjergj Dedaj, nën dyshimin për keqëpërdorim të detyrës zyrtare. Ky i fundit si kundërpërgjigjëje ka kërcenuar ministrin se për gjarat të cilat do i bëjë publike në dëm të kryeministrit do të shukohet i gjithë opinioni. Fatkeqësisht në mesin e të dyshuarëve për keqëpërdorim të detyrës zyrtare apo korrupsion në Kosovë gjenden edhe udhëheqës të organeve të sigurisë, gjegjësisht atyre të cilët janë të thirrur për luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, sic është rasti me komandantin e stacionit të policisë së Kosovës në Obiliq, Sejdi Zeqiri. Arrestimi I tij, është bërë nëndyshimin se ai ka kryer tri vepra penale; shpërderim të detyrës zyrtare, marrje të mitos, si dhe kecëpërdorim seksual.

 

Si përfundim i gjithë kësaj, lidhur me dukurinë e korrupsionit në Kosovë, duke u mbështetur në raportet e sipërcekura të institucioneve apo organizatave qoftë ato vendore apo ndërkombëtare që kritikojnë qeverinë e Kosovës për korrupsion e në vecanti për rritje të vazhdueshme të tij, si dhe në bazë të rasteve të trajtuara vimë në përfundim se dukuria e korrupsionit vërtetë ka qenë thuajse gjatë cdo mandati të qeverive paraprake dhe vazhdon të jetë  prezente në masë shqtësuese në shoqërinë kosovare.



Po ashtu, duke analizuar këto raste dhe rastet e me parshme siq ishte rasti me ish-kryeministrin Bajram Kosumi i akuzuar per kecperdorim detyres zyrtare (pagesa e aeroplanit ekstra me çmim marramendes per tu kthyer nga Turqia), pasta ministrin e postëtelekomunikacionit Fatmir Limaj dhe rastet tjera brenda kësaj ministrie, pastaj me atë të shëndetësis Ilir Tolaj dhe rasti tjetër (i akuzuar per fshejhe te tatimit), duke pasuar ministria e arsimit gjegjësisht ish-ministri Agim Veliu (i dyshuar per pervetsim te 130.000 € gjate nje projekti te nje shkolle ne Podujeve), dhe në fund rasti i komandantit të policisë në Obiliq, si dhe rasti i  vjedhjës në dhomat e dëshmisë, kësaj po të ja bashkangjesim edhe deklaratat e fundti të Eulex-it, se janë në hetim të rreth 130 rasteve prej të cilave rreth 30 të profilit të lartë, mes tjerash edhe 5 ministri për të cilat nuk kan specifikuar, del se dukuria e korrupsionit në Kosovë ishte dhe vazhdonë po ashtu të jetë prezente që nga niveli qendror e deri te ai lokal.

 

Ndërsa po të analizojmë se cilat vepra penale ishin më prezente del se gati në cdo raport që kanë pasqyruar dukurinë e korrupsionit, prijnë veprat penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare, ndërsa po të shikojmë se me cilat organe apo institucione më tepër kishin të bëjnë rastet e tilla, shihet se në periudha të caktuara prinë partit politike duke pasuar institucioni gjyqësor e kështu me radhë.  Mirëpo po të shikojmë anën tjetër, duke analizuar dyshimet e sipërcekura e në anën tjetër se cfarë ishte apo  është ndërmarr lidhur me këto raste del se është zhgenyese për popullin e Kosovës që përkundër bazës ligjore që rregullon luftën kundër kësaj dukurie, ata persona të përfshirë në afera korruptive për veq që nuk janë ndëshkuar madje as shkarkuar nga detyra qka është më shqetësuese vazhdojnë akoma të jenë në pozita të larta dhe me privilegj në shoqëirnë kosovare. Përjashtim bëjnë disa raste të vogla siq ishte shkarkimi I komandantit të policsë në Obiliq, mirëpo brengosëse është se personat e profilit të lartë nuk e kan përjetuar këtë gjë. 




E nëse kërkohet pse është kaq prezente kjo dukuri e në anën tjetër pse nuk ka pas luftë më të efektshëme ndaj dukurisë së korrupsionit në Kosovë, përkundër disa mendimeve se kjo është si pasojë e bazës jo të mjaftushëme ligjore, themi se kjo nuk qëndron ngase edhe po të mos ishte legjislacioni i kompletuar në këtë drejtim, do ishte dashur të pritej më tepër rezultat edhe me atë legjislacion që kemi pas, p.sh vetëm me aplikimin e dispozitave kushteuese apo edhe neneve të kodit penal që e rregullojnë këtë fushë, këtu nuk duhet anashkaluar edhe rëndësin e ligjeve tjera që krahas këtyre egzistues duhet të nxirren si ligji anti-mafia, ligji për konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepra korruptive. Mirëpo po të marrim për bazë edhe ligjet e veçanta të nxjerrura kohës së fundit si ai I deklarimit të pasuris, agjensioni kosovar kundër korrupsionit etj, dhe rezultatet lidhur me rastet e fundit del krejtësisht dicka tjetër, mos serioziteti në këtë drejtim I qeverisë dhe organeve tjera kompetente siq është prokuroria dhe gjykata aq më tepër kur kjo e fundit prinë vetë për nga prezenca e kësaj dukurie.


Mendojmë se as pak nuk do gabohemi po të vim në konkludim I gjithë kësaj se vertetë rritja e korrupsionit e në anën tjetër mos luftimi I tij në shoqëinë kosovare, është si pasojë se në vet organet më të larta si qeveria etj, janë njerzë që I përkasin ose mos seriozitetit në punë, ose mos aftësis, ose vet ata janë ndër më të korruptuarit. Pse themi këtë?, pot ë analizojmë se sa raste për dyshim në Kosovë I takojnë profilit të lart, e po të marrim për bazë se si I është bërë trajtim këtyre nga ana e qeverisë, kemi këtë rezultat; as një shkakrim, arrestime jo të duhura, as një gjykim, përkundrazi krijim I fondeve të vecanta për mbrojtjen e këtyre personave. 

 

Akoma më keq del situata e seriozitetit të qeverisë në luftë kundër korrpsionit dhe krimit të organizuar në përgjithësi po të krahasojm me rastet që kanë ndodhur në botën e jashtme e si janë trajtuar ato, p.sh Drejtori I Natos, dha dorëheqëje se akuzohej për 2 milion marka, madje nuk akuzohej për përfitim personal por në interes të partis, pastaj kryetari I Francës I cili akuzohet për një billet aeroplani që kishte paguar vajzës së tij që e kishte shfrytëzuar në emër të qeverisë etj. Arsyja e rritjës së kësaj dukurie, është pikë s’pari pasi që organet më serioze gjegjësisht që përfaqsojne organet që më së teprmi kanë në duar organizmin e shoqërisë gjegjësisht luftimin e kriminalitetit në përgjithësi dhe korrupsionit në vecanti, janë më të korruptuarat qka ndikon që qytetari të krijoj bindjen e mos-efikastetit të këtyre organeve, në anën tjetër mundësi e personave apo grupeve kriminale për një fushveprimtari më të lehtë kriminale.

 

Përkundër faktit që kemi bërë përpjekje që këtë dukuri ta studiojm edhe me të dhëna statistikore, nga evidencat e organeve që janë të specializuar për luftimin e kriminalitetit në përgjithësi dhe në veqanti të korrupsionit, siq janë policia, prokuroria, dhe gjykatat me anën e evidencave të tyre kishim për të pasquruar më sakt këtë dukuri, mirëpo fatkeqësisht nuk na është mundësuar, duke marrë përgjigjëje nga to se kjo fushë e kriminalitetit është e ndieshme dhe se nuk duhet marrë informata lidhur me rastet e hetimit, ngritjes se kallzimit penale, apo gjykimit, edhe pse ne sqaruam se nuk na duhet identiteti I subjekteve gjegjësisht personave ndaj të cilëve është zhvilluar procedure penale, por vetem raport lidhur me numrin e rasteve.


Po ashtu pasi që egziston bindja se egziston numri I errët për këtë lloj të këtij kriminaliteti, kemi bërë përpjekje për përdorimin e metodave që nihen si metoda për zbulimin e numrit të errët, siq është metoda e vetëakuzimit dhe ajo e viktimizimit, prap se prap rezultati ishte që të mos arrim të marrim të dhëna reale dhe konkrtete rreth asaj se sa janë prekur qytetarët nga kjo dukuri, për arsye të frikës nga hakmarrja, mirëpo përshtypjen e tyre rreth pranisë apo jo të dukurisë së korrupsionit në Kosovë ata e shpjegonin, se për prezencen e kësaj dukurie në Kosovë tregon vet gjendja e mjerushme ekonomike e financiare tek qytetarët e në përgjithësi, në infrastrukturën e qyteteve dhe objekteve shtetrore, qytetarët theksojnë se “ se përkundër buxhetit të majm shtetror, si rezultat I kryerjes se obligimeve nga ana e qytetarev si pagesa te tatimeve, dhe taksave te ndryshme, e në anën tjetër vrehet mjerim I qytetarëve cdo ditë e me I madh, ndërsa pasurim “mbrenda dites” te politikaneve dhe pushtetmbajtsve etj….Dihet se kjo dukuri mund të luftohet vetem at’herë kur legjislacioni penal parashehë masa të ashpra kundër kësaj dukurie, por jo vetem paraparjen por edhe zbatimin e tyre, gjithëhere kur paraqitet nevoja apo kur vërtetohet se ekzistojnë dhe panvarsishtë se kush, kjo do bënte edhe të mundshme bashkëpunimin me organet e sigurisë gjegjësisht te ndjekjes dhe qytetarëve. 



Cilat janë pasojat e korrupsionit për shoqerin Kosovare?
Për të qenë më të kjart rreth kësaj pasojat do I ndajmë në dy drejtime. Më saktësisht se cilat janë pasojat brenda shoqërisë, dhe pasojat që do I shkaktohen karshi  interesave të jashtme. Pasojat e brendshme
Pamë si në aspektin shkencorë korrupsioni për nga rrezikshmëria krahasohet me terrorizmin. Ndërsa se cfarë pasoja mund të sjell ai Kosovës, mjaftonë të marrim për bazë gjendjen e tanishëme ekonomike dhe sociale të qytetarëve, kur vrehet cdo ditë e më tepër papunësi, skamje, mjerim, e në anën tjetër tek shumica e politikanëve që janë në pushtet ose që kanë qenë vërehet capital marramendës, që as për së afërmi nuk arsyetohet me pagen që kanë. E në bazë të kësaj po të bëhet një krahasim mes këtyre dy kategorive të shoqërisë kosovare del një contrast tepër I madh, qytetarët të lënë përshtypjen se I përkasin një qeverie ose vendi afrikan, e në anën tjetër politikat për nga kapitali I arritur lënë përshtypjen se udhëheqin ndonjë vend me super ekonomi, si p.sh Zvicra. Sa I përket kësaj pra anës ekonomike sociale përkatësisht ndikimit të korrupsionit në përkeqësimin e tij mund të themi se kjo do të ketë akoma më tepër prani të kriminalitetit sidomos atij kundër pasurisë, contraband, shtim të rasteve sociale, rritje të dukurisë së bredhjes dhe lypjes etj.

 

Ndërsa po të shohim anët negative të tij në sferën e sigurisë, mendojmë se krahas rritjes së kriminalitetit kundër pasurisë apo pronës në përgjithësi do kemi shoqërim po ashtu me krime të mëdha kundër jetës dhe trupit liris së lëvizjes etj.
Në një terren ku nuk respektohet ligji dhe zhvillim të ultë ekonomik e social, edhe krimi organizuar do të ketë mundësin e rritjes së tij, sidomos ai I trafikimit me qenje njerëzore,  prostitucion etj,  kultivim të substancave narkotike etj.


E gjithë kjo me një fjalë do të ketë si rezultat; revolt të qytetarëve ndaj pushtetit, mosbesim, mosbashkëpunim, migrim etj. Ndërsa në aspektin ndërkombëtar
Sa I përket pasojave që mund t’i kushtojë Kosovës karsh interesave ndërkombëtare shkaku I prezencës së korrupsionit, mjafton që për veç tjerave të marrim për bazë Rumaninë dhe Bullgarinë. Në këtë drejtim si rezultat I pranisë së korrupsionit në masë të madhe në këto dy vende bashkimi evropian I ka anuluar fondet për zhvillim në vlerë prej qindra milionë euro. Për veç kësaj Kosovës do t’I kushtoj me vonesë edhe për një periudhë të gjatë pacaktuare për integrimet të cilat I synon euroatlantike.
Çka duhet të bëjë Kosova për të luftuar korrupsionin?

Për të dal nga kjo krizë, dhe për të mos marrë “ndëshkime” të tilla nga arena ndërkombëtare shkaku I korrupsionit Kosova duhet ndërtoj strategji të mirëfilltë, serioze dhe efektive kundër korrupsionit.  Në rend të parë duhet hetuar dhe arrestuar personat e dyshimtë që I përkasin profilit të lart. Të ofrojë mbrojtje shumë më të madhe dëshmitarëve apo raportueseve të rasteve të korrupsionit. Këshilli gjyqësor vërtet të kryej obligimin e tij, kontroll mbi punën e gjykatave dhe kërkojë sqarim rreth jo efikasitetit. Kjo strategji për veq tjerash duhet nënkuptuar edhe atë; legjislative, të bashkëpunimit ndërkombëtar, të ndjekjes dhe gjykimit pa zvarritje të personave fajtor për korrupsion, dhe edukimit të shoqërisë rreth kësaj dukurie.

 

Sa I përket legjislacionit, ajo duhet për vec ligjeve ekzistuese të nxjerr edhe ligjin anti-mafia, dhe atë të konfiskimit të dobisë pasurore, në të cilat duhet parasheh masa më të qëlluara si për procedurat hetimore si për atë ndëshkimit.
Ndërsa sa I përket bashkëpunimit, ajo duhet sa më parë të synoj antarsimin në grupin e shteteve kundër korrupsionit GRECO, formuar nga këshilli I Evropës, pastaj zbatimi I Konventës së Kombeve të bashkuara kundër korrupsionit-UNCAC, duke harmonizuar në legjislacionin vendor, ngase Evropa ka dyer  të hapura për vende serioze dhe të sigurta, ndërsa mbron kufijtë e saj nga vendet problematike.

Autori është në studimet e magjistraturës dhe Sigurisë pranë UEJL-Tetovë. Qëndrimet e tij janë personale.





                                                                                                                       


























 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)