29 Mars 2024

Konsumatori në treg, statistikat akuzojnë

Shkruar nga Selatin Kaçaniku

Konsumatori i Kosovës çdo fundmuaji dhe periodikisht informohet nga ESK mbi lëvizjet e çmimeve ( por ESK nuk e “ furnizon edhe “ Konsumatori-n me këto shënime ). ESK pretendon se kjo formë e “ informimit “ të Konsumatorit është e mjaftueshme.  Zakonisht këto lëvizje çmimesh e ndjekin shigjetën e diagramit në lartësi e të rralla janë rastet të shijojmë edhe ulje çmimesh.

Shënimet që na i ofron ESK dhe praktikat e hulumtimet, ndjekjet dhe përcjelljet e çmimeve në treg mendojmë se nuk janë komplete dhe nuk i janë përshtatur realitetit dhe tregut të produkteve, mallrave e shërbimeve. Këto të parat dhe të fundit nuk përcjellen ose hulmtimet janë të pjesëshme.

Ajo që Konsumatorit në Kosovë i intereson është raporti i çmimeve me realitetet, me praktikat në Kosovë të cilat kryesisht janë të hidhura. Po, metodat dhe formulat Europiane të ESK janë mësime e praktika shkollore ( universitare, shkencore – anise nuk jamë i sigurtë se universitetet tona ofrojnë kushte për punë shkencore ?! ) por realiteti në Kosovë  aq ndryshon  nga ai në Europë sa që insiston në aplikimin e praktikave të përshtatëshme të cilat do të shprehnin një realitet të qartë e të kuptushëm për të gjithë, në veçanti për kategorinë e Konsumatorit mesatar dhe t i mundësojë diskutim e evaluim.


Konsumatori pretendon se çmimi i produkteve, mallrave e shërbimeve në raport me standardet nuk është real dhe zakonisht është më i lartë se që ai produkt, mall e shërbim e meriton. Kosova importon, tregton e distribution produkte kryesisht të pastandardizuara dhe të paklasifikuara. Mangësia në trajtimin e produkteve në treg sipas këtyre dy kritereve i bën ato nominalisht dhe faktikisht më të shtrenjta.

Shumë biznese për nevojat e tregut dhe të konsumatorëve në Kosovë importojnë, tregtojnë e distribuojnë produkte të pastandarde e të paklasifikuara gjoja se për të qenë më të lira “ sipas aftësisë blerëse “ të Konsumatorit. E vërteta, po ky produkt i blerë pa “ virtyte “ të standardit as të klasit, kur del në treg, e merr çmimin e njëjtë si të ishte produkt i standardit ose i klasit të lartë ?!

Çmimin në Kosovë, ku Qeveria pretendon se vepruaka “ ekonomia e tregut “ e rëndon edhe zingjiri i tejzgjatur i ndërmjtësuesve, distributorëve, tregtarëve…të cilët së bashku e në mënyrë të organizuar “ ia thithin gjakun Konsumatorit “ ?!”

E kontrollet me rastin e hyrjes së produktit / lëndës së pare në kufi dhe krahasimet me po të njëjtat në qarkullim – në dorë të Konsumatorit, nuk bëhen, janë të mangëta…kryhen vetëm kur Konsumatori dëmtohet dhe kur ai kur ankohet ( nëse ka ku të ankohet ) ?!

Dhe, nëse të gjitha këto do të merreshin parasysh, nëse do të kalkuloheshin në çmim, nëse do t i merrte parasysh ESK ( nëse do të ekzistonte një hulumtim statistikor i veçantë për “ mrekullitë “ e Kosovës çmimet do të merrnin trajtën reale e tmerruese?!

Konsumatori pretendon se çmimi i produkteve, mallrave e shërbimeve në Kosovë raport me po të njëjtin në rajon është më i lartë. Është më i lartë edhe në krahasim me standardin  / klasifikimin e produktit, edhe në krahasim me nivelin e shërbimit dhe denjimit të Konsumatorit.

Konsumatori pretendon se çmimi i produkteve, mallrave e i shërbimeve në Kosovë në raport me ato në BE, në raport me standardin e jetesës në BE është i njëjtë me disa produkte por një pjesë e produkteve i kanë edhe çmimet më të larta, e ato produkte me çmime më të ulta janë të pakta. Përkundrazi edhe nominalisht edhe faktikisht një dyzinë produktesh në BE e në Botë janë më të lira.

E veçanta e kësaj pjese të Botës është se për festa, për aksione, në fund të stinëve ka ulje çmimesh që janë ulje reale çmimesh e jo mashtrime ?!  Realiteti i kësaj pjese të Botës është se produktet janë të standardizuara e të klasifikuara, janë nën kontrollë rigoroz dhe fjala e Konsumatorit është ligj.

Konsumatori pretendon se Çmimi i produkteve, mallrave e i shërbimeve në Kosovë në raport me elementet kryesore të standardeve, siq janë cilësia, sasia ( matja ) dhe siguria por edhe kujdesi ndaj mjedisit është pameritueshëm i lartë dhe është në raport tepër të drejtë me “ kujdesin “ e institucioneve, instituteve e mekanizmave shtetëror.

Nga standardet duhet veçuar se edhe çmimi i produkteve, mallrave e i shërbimeve në Kosovë në raport me sasinë, peshën, vëllimin, intenzitetin…e paguar është tmerrësisht i lartë. Nëse kemi parasysh se shumë produkte janë të pamatshme për Konsumatorin, se ato matje janë jo transparente për Konsumatorin, të manipulueshme e së këndejmi edhe me vlera matëse joreale imponohet përshtypja se kemi të bëjmë me produkte tepër të shtrenjta, si: Energjia elektrike, ngrohja, pastrimi, telefonia, IT, TV kabllovik, përbërësit e artikujve të ndryshëm (në veçanti te artikujt ushqimor)…

Mosaplikimi i standardeve, në veçanti të produktet (shërbimet) publike duke mos e harruar administratën e burakratizuar e të korruptuar ( edhe ate të Shtetit edhe ate Komunale) i “ veshë “ çmimet me petkun  real dhe i shfaqë ato në formatin e drejtë që është një format tepër i shtrenjtë, tepër i pamerituar, tepër i pakontrolluar…dhe tejmase jasht kornizave të “ ekonomisë së tregut “ ose të “ tregut të lirë “ ?!

Konsumatori pretendon se çmimi i produkteve, mallrave e i shërbimeve në Kosovë në raport me dëmet që i shkaktohen Konsumatorit taksapagues dhe Arkës së Shtetit, në krahasim me shpenzimet e shkaktuara  për rekuperimin / kompenzimin  e dëmeve të shkaktuara, del jashtzakonisht i madh.

Imponohet nevoja për t i kyçur në çmim / për t i kalkuluar edhe pasojat e moszbatimit të Ligjit të standardeve / të klasifikimit e kategorizimit për të pasur para vehtes një gjendje më reale të çmimeve në treg por edhe të gjendjes më reale të Konsumatorit në shoqëri, të Konsumatorit taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës.

E dime se shqetsimet, as kërkesat tona nuk i parasheh asnjë formulë statistikore sepse ato na i sjellë të gatshme BE-ja e cila këto shqetësime e kërkesa i ka tejkaluar kaherë. Por, kur ne kopjojmë ligje e udhëzime duhet të marrim parsysh realitetin, shqetësimet dhe kërkesat tona e jo të vendit të origjinës së formulës statsitikore.

E dime poashtu se vendet e origjinës së formulave me hulumtime, procedura e forma tjera i bëjnë edhe analizat e ndikimit të faktorëve të ndryshëm ekonomik e joekonomik në çmim, por nuk kamë njohuri se diç e tillë ekziston te ne. Nëse po, Konsumatori i Kosovës do ta kishte një shqetsim e kërkesë më pak dhe do të mbeteshte vetëm edhe kërkesa për ta trajtuar si partner të barabartë dhe t i jipet mundësia ligjore për t i evaluuar të gjitha produktet / shërbimet që i paguan me taksën e vet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)