18 Prill 2024

Klubet e futbollit, një aktivitet i pa suksesshëm në Shqipëri dhe Kosovë

 Shkruar nga Alfred Bode

 
Nga eksperienca imë e  gjatë në sport dhe posaçërisht në futboll, kam dëgjuar shpesh se është vështirë të ndërtosh një klub të suksesshëm në Shqipëri.

Unë personalisht mendoj të kundërtën jo si idealist, por thjesht se jam i bindur se ekziston mundësia për të ngritur një klub modern nëse ekziston dëshira dhe ne vendosim në jetë të gjitha njohuritë e mësuara e të nevojshëm me një rigorozitet të lartë.
Kjo kërkon harmonizimin e traditës së klubeve, historinë me eksperiencën bashkëkohorë dhe dijet e përparuara në zhvillimin e klubeve sportive të futbollit.

Koha sot ka një zhvillim të vrullshëm të biznesit në sport, por njerëzit e futbollit në Shqipëri dhe Kosovë nuk po mund të kapin hapin e këtij biznesi dhe nuk mund t’i bashkëngjiten atij fal pa aftësisë dhe mundësive të kufizuara që kanë për tu bërë partner me biznesin.
Sot ne jemi përpara alternativave, të ndërtojmë një klub futbolli të suksesshëm apo një skuadër të suksesshme për interesa të momentit.

Të gjithë duhet ti bashkohemi alternativës që në Shqipëri duhet të punojmë të ndërtojmë klube futbolli të suksesshme dhe konkurrente me ato në Evropë.

Por çfarë duhet të kemi parasysh për të arritur qëllimin për të ndërtuar një klub futbolli si një institucion të vlefshëm dhe partner me FSHF, UEFA e FIFA .
1. Baza ligjore ku duhet të mbështetmi për të siguruar të tashmen dhe të ardhmen dhe të respektojmë të kaluarën e klubit.
2. Baza e pronësisë ose më mirë të themi se duhet të pranojmë dhe të zbatojmë rigorozisht kërkesat e FSHF, e UEFA, klubi të këtë në pronësi  fusha, ambiente, objekte, ekipe të ndryshme moshash dhe një administratë të aftë për kohën për të qenë të sigurt në të ardhmen.

Për të qenë të suksesshëm në duhet të sigurojmë që në drejtim të klubeve të jenë njerëz të suksesshëm dhe të zbatohet thënia, drejtues të aftë e të suksesshëm klube të suksesshme .
Talenti për të qenë drejtues, kjo aftësi lind dhe zhvillohet së bashku me personalitetin në sprovat e jetës sportivë, por për të qenë të tillë ata duhet të jenë:

të dashuruar me futboll, intelektualisht të aftë, të vendosur për të kryer detyrat që jep nevoja në futboll, të shoqërueshëm, entuziast, zgjidhës problemesh e situatash, aftësi organizative, aftësi komunikimi, mendim kritik, përballues krizash dhe stresi nga futbolli
Më e rëndësishmja është formimi i kulturës së punës në grup në arritjen e suksesit në klub. Shpesh shohim rëndomtë që njerëz që financojnë ose udhëheqin klubet nga përgjegjësia, kërkojnë të bëjnë të gjitha punët në një aktivitet klubi futbolli.

Kultura për të punuar në grup ë bënë çdo pjesëtar të  grupit apo të klubit të ndihët mirë dhe të kuptojë aftësitë r secilit në kontributin që ata japin në klub të motivosh klubin është një element shumë i rëndësishëm, të përcaktosh detyra personale dhe të sektorëve të ndryshëm në klub dhe ti mbështetësh ata për të bërë mirë punën,, të evidentosh aftësitë e tyre personale dhe t’i fitosh ata në favor të klubit duke u kujdesur nga ana njerëzore dhe në të njëjtën kohë ju merr mëndim në vendim marrje, një aspekt shumë i rëndësishëm është promovimi punës të tyre nëpërmjet klubit për të arritur objektivat.

Në një klub të suksesshëm duhet të ngrihet një ekip drejtuesish dhe menaxherësh të suksesshëm , një individ i vetëm sa do talentuar të jetë në drejtim do të jetë i suksesshëm vetëm 20 për qind të potencialit të klubit që ai drejton, ndërsa ata që punojnë në grup më strukturat  të organizuara mirë mund të arrijnë deri në 80% të potencialit të klubit si biznes i suksesshëm .. në jemi të ndërgjegjshëm nga ana jonë së eksperienca na ka treguar në vitet e fundit se ne hoqëm traditën e mirë që kishim me klubet e futbollit.
Të jesh drejtues klubi sot, nuk është e lehtë, nga moria e problemeve dhe situatave të pakëndshme që tranzicioni i gjatë i futbollit, i vendosi klubet tona në FALIMENT .

Kjo është një pikë shumë e papërshtatshme për FSHF -në dhe FFK-në për të filluar të ndihmojë klubet ë futbollit në ringritjën e tyre.
Klubet dhe vet aktiviteti i tyre është jashtë sinkronit të FSHF-së që gati është në perfeksion me standard evropian.
Konstatim i imi është se ne kemi disa zhvillime të veçanta për klube moderne dhe në përgjithësi kemi skuadra që marrin pjesë në aktivitetet në SHQIPËRI . Ky është dhe absurdi pse klubet tona në Shqipëri janë të  pa suksesshme

Autori është specialist futbolli dhe Agjent i FIFA-s 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)