19 Prill 2024

Kë po e pengon uniteti i mulsimanëve në Kosovë

Shkruar nga Bujar Gjikokaj

Zhvillimet e fundit në vendin tonë nga ato që në media po quhen çështje religjioze, si organizimi i faljes së xhumasë në sheshin “ Adem Jashari “, përkrahja e kësaj kërkese nga ana e BIK-ut , ngase e njëjta është kërkesë e këtij Institucioni tash e sa vite ngjalli reagimet e disa personave nga të vetëquajturit hoxhallarë, analist , publicist e gazetarë .

Mirëpo akoma më shumë i pengoj fakti se u dëshmua që BIK-u është institucioni i vetëm fetarë islam në Kosovë, në momentin kur kreu i BIK-ut Myftiu Naim Tërrnava i bëri thirrje organizatorit të faljes së xhumasë në sheshin “ Adem Jashari “ që të mos e bllokojnë rrugën dhe Lëvizja “ Bashkohu “ organizator i xhumasë menjëherë doli me deklaratë se rruga nuk do të bllokohet përkundër faktit se ishin të vendosur ta bëjnë një gjë të tille siç e kishin paralajmëruar më herët.

Kjo ishte një dëshmi e qartë se muslimanët e tërë Kosovës e njohin BIK- un si autoritetin e vetëm fetarë islam në Kosovë në krye me Myftiun Tërrnava , por në të njëjtën kohë ishte dëshmi se disa individ të vetëquajtur hoxhallarë nuk duan që muslimanët të jenë unik dhe BIK- u të jetë funksional dhe në shërbim të xhematit.

Sulmet ndaj Myftiut të Kosovës dhe akuzat se bashkëpunon me ekstremistët (xhematin) dihet fare mirë se janë të motivuara nga etja për të ardhur në krye të BIK-ut e sharlatanëve si Osman Musliu , Idriz Bilalli dhe dy – tre të tjerëve në tërë Kosovën, në krye me bosin e tyre Xhabir Hamiti , të cilët përmes këtyre akuzave kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të Kosovës me porosi nga qarqe të caktuara që vazhdimisht punojnë në dëm të shtetit tonë.

Unë nuk e kam ndërmend që të avokatojë për BIK-un dhe ta mbrojë nga akuzat e këtyre të çoroditurve që qëllimi për ta dëmtuar BIK-un dhe islamin në Kosovë ua ka verbuar arsyen dhe janë bërë matrapaz që nuk lënë rrugë dhe mjet pa përdorur duke u shërbyer vazhdimisht me shpifje dhe akuza të paqena .

Ne si xhematë ndihemi të atakuar nga akuzat inekzistente që dalin nga gojët e helmuara të nepërkave të llojit të Osman Musliut , Idriz Bilallit dhe dy – tre të tjerëve , të cilët në gjendën e tyre armiqësore ndaj Islamit , BIK-ut dhe të ardhmes së Kosovës nuk lanë pa shpifur edhe për lëvizjen “ Bashkohu “ dhe anëtarin e kryesisë së lëvizjes vëllain tonë Fuad Ramiqi i cili është edhe përfaqësues i lëvizjes.

Tërë këto akuza qesharake të këtyre të mjerëve u bënë të mundura falë gatishmërisë së disa mediumeve të cilat u dhanë shumë hapësirë që të vjellin vrer , dhe me deklaratat dhe akuzat e tyre të mbështetura në urrejtje dhe në shpifje dhe asnjëherë në fakte dhe argumente i degraduan edhe vetë këto mediume.

Këto media të cilat janë të njohura për luftën e tyre ndaj Islamit dhe muslimanëve ia dhanë mundësinë secilit idiot që të ulërij nëpër ekranet televizive dhe të shkarravit nëpër gazeta duke akuzuar BIK-un dhe Lëvizjen “ Bashkohu “ . Këta që me padurim reaguan kundër faljes së namazit në sheshin “ Adem Jashari “ ishin disa të dështuar, dështimi i të cilëve është dëshmuar më herët, por , disa nga mediet tona u përkujdesen që edhe akuzat e drejtuara ndaj vëllait tonë Fuad Ramiqi të bëra nga gazetari Stephen Sulejman Schwartz ti publikojnë me bujë të madhe.

Ky person e ka akuzuar vëllain tonë se ka lidhje me organizatën “ Hamas “ që vepron ne Palestinë dhe është e njohur ndërkombëtarisht dhe është subjekt i të drejtës dërkombëtare.

Duke mos pasur për qëllim që të paraqesim veprimtarinë e “ Hamasit “ ne themi dhe jemi plotësisht të bindur se ky gazetarë i ka bërë këto akuza sa për ti shitur në opinion, ngase fort mirë e dimë se cilat lajme ( akuza ) i ha pazari më së shumti sot.

Me këtë që thamë më sipër vetëm duam të bëjmë të qartë realitetin e situatës në tërësi, ndërsa qëllimi i këtij shkrimi është që t`ua bëjmë të qartë të gjithë atyre që kanë sulmuar lëvizjen “ Bashkohu “ dhe personalitetin e vëllait tonë Fuad Ramiqi se vëllai ynë është plotësisht i pastër nga këto akuza dhe njëherit ua bëjmë të qartë këtyre argatëve të dreqit që janë edhe nga mesi i të vetëquajturve hoxhallarë e imam pastaj edhe medieve dhe çdokujt tjetër që po i fryn këtij zjarri se lëvizja “ Bashkohu “ është lëvizje e fuqishme me shtrirje në tërë Kosovën dhe aktiviteti i saj nuk është i varur nga individ të caktuar, sepse ne jemi xhemati, e xhemati është populli.

Prandaj nëse e keni për qëllim që duke e sulmuar personalitetin e Fuad Ramiqit të dëmtoni lëvizjen “ Bashkohu “ ne i`u sigurojmë se në mesin tonë kemi shumë kuadro të kualifikuar dhe muslimanët e Kosovës sot më shumë se kurrë janë të vendosur që ti realizojnë të drejtat e tyre. Siç e kemi bërë të qartë edhe më herët Fuad Ramiqi është anëtarë i kryesisë së lëvizjes “ Bashkohu “ dhe i autorizuar si përfaqësues i lëvizjes nga ana e kryetarit dhe kryesisë dhe jo udhëheqës i lëvizjes .

Ne jemi të vendosur dhe të përkushtuar në realizimin e të drejtave tona, në mbrojtjen e personalitetit të secilit nga ne nga akuzat e pabaza dhe jemi të angazhuar në mbrojtjen e unitetit të muslimanëve nga të gjithë fesadgjinjtë dhe lapërdharët.

(anëtarë i kryesisë së lëvizjes “ Bashkohu “)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)