25 Prill 2024

Jeta është sprovë

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Pemën vlersoje sipas fryteve, e jo sipas gjetheve. (Proverb latin)


Vlersimin më meritor, për, (mos) punën, e kryetarit të deritashëm të Ferizajit, z. Bajrush Xhemajli, ekskluzivisht, në radhë të parë, mund ta japin banorët e kësaj komune, të cilët, patën rastin, që pos një mandati të mëhershëm, edhe gjatë këtij gjysëmmandati të dytë, ta kenë përsonin numër një të kësaj komune, që shtrihet në Sektorit të Lindjes.

Domosdo, edhe njerëz nga mediat, shoqëria civile, opozita,faktori ndërkombëtarë, e në veqanti forcat e Kfor-it që veprojnë ne kampin “Bondstell”, janë faktorë kyq, që në vazhdimësi, kanë monitoruar dhe vlersuar punën e Bajrush Xhemajlit, dhe nëse bazohemi në shumë raporte, që kanë përpiluar, shumica nga këta mekanizma,mund të themi, se puna dhe angazhimi i z Xhemajli, si kryetar komune, me ndonjë vërejtje të vogël, është vlersuar me notë mjaftë të lartë.

Pos shumë vlersimeve pozitive, që janë dhënë edhe nga shokët e tij të burgut,por me theks të posaqëm, për qëndrimin e tij stoik, gjatë vuajtjes së burgut,në kazamatet sërbe, z. Xhemjali,(mbi një dekadë) na kujtohet edhe si  i angazhuar me vullnet të madhë, në  projektin e parë të Pdk-së, që atë kohë quhej, “Qeversje nën hije”( si duket ,në shenje nostalgjie, para disa ditësh kanë aktivizuar edhe për Prishtinën) , i cili si projekt promovues, për këtë subjekt politik që vepronte atë kohë, si opozitë,gjatë qeverisjes së atëhershme mes LDKsë dhe AAk’së, e që rezultoi me shumë sukses ,pa kurfarë hezitimi, mund te themi, se pikërisht, Bajrush Xhemajli, ishte ndër më meritorët, për një sukses të tillë.

Korektësia dhe refelektimi shumë pozitiv e bindës, jo vetëm në raport me mediat, por edhe me elektoratin e banorë të rëndomët, qoftë kur takohej në rrugë, kafene, dasma e ahengje, ishin karakteristikat dhe veqoritë, me të cilat, Bajrushi, identifikohej gjithnji, dhe gjithkundë.Këto veqori, dhe shumë epitetete tjera pozitive , të cilat i mungonin shumicës së njerëzve, të bllokut ideologjik të tij,e që atë kohë identifikoheshin si “krahu i luftës”, mund të themi, se e dallonin pikërishtë këtë përsonalitet, i cili, për asnjëherë, dhe për kurrfarë cmimi, nuk u “turr”,  mbas pasurisë e lakmisë , uzurpimeve, e imponimeve, për të qenë patjetër, pjesë e posteve e kolltuqeve, që kuptohet sillnin edhe benefite të mëdha(sytë janë me pa).

Asnjëherë, nuk ishte i përfolur për afera milionëshe, si shumica e kryetarëve tjërë të komunave në tërë Kosovën, të udhëhequra nga Pdk-ja, (në këtë shkrim do të flasi vetëm për struktura udhëheqëse të këtij subjekti politik) pos, për një shumë prej 8o mijë eurosh, për blerje të veturave të komunës, e që është cikrrimë, krahasuar me tenderët e Mustafës së Gjilanit, Zharkut të Kaqanikut, Lushtakut të Skenderajit, Bujës së Lipjanit, Mujës së Prizerenit, Kastratit të Mitrovicës,..e pothuaj gjithë minsitrave të Pdk-së me në krye Kryeministrin Thaci.

Pra, Bajrush Xhemajli, ishte, dhe me siguri,deri më tash , mbetet figuara më e pastër morale,por edhe kombëtare e Pdk-së,por fati që përcolli ate, në fatkeqësinë e komunikacionit, ishte dhe mbetet, rasti dhe shkasi i vetëm, që ndikoi, që jo vetëm të largohet nga posti  i të parit të komunës së Ferizajit,të një komuneje me përspektivë të mirë zhvillimore, por njëherit, me siguri për një kohë,  edhe të largohet nga subjekti politik, i cili ka pasur më së tepërmi, tash, nevojë për Ate ,pasi që jemi dëshmitarë, se nga dita në ditë, kjo parti , gjithnjë, shumë e më shumë, po identifikohet si parti me dështime të shumta, e në veqanti, e rrethuar me njerëz me bagazh jo fortë kredibël,me të përfolur për shumë afera , devijime, e deformime, që kurrsesi, nuk përputhen, as me Statutin dhe programin e këtij subjekti, por as me vlerat e një shoqërie demokratike, që pretenton dhe premton, ti paraqes, gjithnjë, kur prezentohen krerët e këtij subjekti në promovime të shumta.

Eshtë, edhe një element tjetrër, që flet se Bajrush Xhemajli, në krahasim me shumë zyrtarë tjerë të Pdk-së, (e kryetarë komunash) asnjëherë, dhe në asnjë kohë, nuk ishte në përcjellje të bodigardëve dhe truprojave, qoftë të afërt ,por as ata nga largë, sic veprojnë shumë zyrtarë të institucioneve të Kosovës, andaj, është edhe ky një element, se gjatë mandatit të tij, sa ishte i pari i komunës së Ferizajit, nuk friksohej, se do të sulmohej nga dikush,por kjo flet se, me siguri, as ai, nuk kishte pretendime, ta sulmonte dikend.

Ska dilemë, e është shumë normale, se ka edhe të atillë, që i janë gëzuar largimit të Bajrush Xhemajlit nga posti i kryetarit të Ferizajit, por edhe nga PDK-ja (edhe pse përkohësisht), e që dihet, në radhë të parë nga subjekte tjera politike, që kanë pasur dhe kanë ambicie e pikësynim, për ta udhëhequr këtë komunë, dhe ndoshta, edhe mund të ndodhë, që pas zgjedhjeve që priten të mbahen,të jenë edhe më të sukseshëm se Bajrushi,e që do të ishte gjëja dhe veprimi më i qëlluar, pasi që Ferizaji si qytet me traditë dhe kulturë, për zhvillimin e bizneseve por edhe të sferave tjera, do të përfitonte shumë, dhe do të dëshmonte, se nuk është me rëndësi, vetëm Partia apo individi, por mbi të gjitha mirëmenaxhimi dhe korrektësia në raport me banorët dhe paranë publike, e që do të ishte  me siguri, dëshirë edhe e Bajrushit, i cili, sipas të gjitha gjasave, do duhet, që për 3o muaj të “mrizoj” në ndonjëin nga burgjet kosovare, që në krahasim, me kushtet që i ka mbajtur, gjatë regjimit jugosllavë, me siguri, do të jenë, shumë më të mira, por kuptohet, ai vend , e ka emrin burg.

Rasti i Bajrush Xhemajlit, edhe pse aksidental, e i dhimbshëm në radhë të parë për të riun që humbi jetën, e familjen e tij, për ata që mbajnë “frerët” në këtë parti, është (ndoshta) shans i mirë, për të pastruar dhe freskuar radhët, sa nuk është bërë shumë vonë,në veqanti në garën zgjedhore që është paralajmëruar të bëhët gjatë këtij viti.

Mbi të gjitha,kam përshtypjen, se jo vetëm familjes, shokëve, miqëve,e Ferizajit, mungesa e Bajrushit deri sa të përfundoj vuajtjen e dënimit, do të ndihet edhe tek shumë të tjerë, që e respektojnë rendin e ligjin, dhe jetën institucioanle.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)