24 Korrik 2021

Ja pse Behgjet Pacolli duhet të rizgjidhet President

Shkruar nga Jetlir Zyberaj

Behgjet Pacolli, dëshmoi vlera të larta shtetërore, kombëtare dhe evropiane për 35 ditë të presidencës së tij.
 
Rikonfirmoi vullnetin e qytetarëve të Kosovës duke garantuar tërësinë territoriale të shtetit (duke shkelur veriun e vendit dy herë brenda muajit), filloi materializimin e idesë së bashkimit kombëtar të shqiptarëve sipas kritereve të BE-së, sikurse edhe më parë siguroi njohje të reja dhe afirimim ndërkombëtar për Kosovën, filloi reformat në drejtësi dhe jo vetëm kaq.

1.
Gjykata Kushtetuese si institucioni që jep interpretimin e fundit të aktit më të lartë juridik të shtetit, Kushtetutës, kontestoi procedurat e zgjedhjes së Behgjet Pacollit si President i tretë i Republikës së Kosovës.

Por, ky vendim së paku në mënyrë faktike (e as juridike madje), nuk mund ta mohojë atë që Pacolli bëri dhe ndërtoi për vetëm 35 ditë sa ishte President i Republikës së Kosovës.

Rrjedhimisht ky njeri edhe njëherë duhet të kandidohet në Kuvendin e Kosovës dhe të rimarrë votat e deputetëve për të drejtuar shtetin.

Behgjet Pacolli e filloi rrugëtimin e tij si president, duke bërë atë hap që nuk e kishte bërë asnjëri prej paraardhësve të tij më parë. Vizitoi veriun e Kosovës (dhe atë dy herë brenda një muaji), dhe si president i shtetit, deklaroi nga atje se Kosova është një dhe e pandarë.

Këtë veprim të Pacollit, kritikët nga Prishtina e quajtën si marketing politik, e bashkëqytatërët tanë në veri, si shpresë për ndryshime pozitive.

2.
Behgjet Pacolli, presidenti i Republikës së Kosovës, e zgjodhi Shqipërinë, për të filluar vizitat shtetërore. Por nuk zgjodhi edhe formën më të thjeshtë të realizimit të kësaj vizite.

Atje, u paraqit me idenë konkrete, të materializimit të përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, të materializimit të ideve të ideologëve të mëdhenjë shqiptarë: guximshëm foli për Bashkimin Kombëtar.

Çfar Bashkimi Kombëtar?

Behgjet Pacolli, propozoi bashkimin kombëtar të shqiptarëve, duke respektuar plotësisht ambiciet e dy shteteve për integrim në civilizimin evropian, në Bashkimin evropian. Propozoi unifikimin e ekonomisë, teksteve shkollore, ligjeve që prodhojnë funksionim dhe shkëmbim të lehtë të ideve, kapitalit, njerëzve. E propozoi atë që BE-ja e ka kriter për t’u integruar: bashkëpunimin rajonal.

Ky propozim i Pacollit, në thelb ka vetëm një arsye: zhvillimin ekonomik, përmirësimin e jetës së njerëzve pa dallim, dhe plotësimin e kushteve për integrime euroatlantike.

Kontributi dhe vullneti i Pacollit për të zhvilluar demokracinë e Kosovës, u vlerësua lartë nga institucionet dhe faktori politik shqiptar. U vlerësua lartë angazhimi i tij në lobimin para dhe pas pavarësisë së Kosovës. U vlerësua lartë edhe propozimi i tij, rreth të cilit u bashkuan të gjithë, pozita dhe opozita shqiptare.

Në të njëjtën linjë ishte edhe vizita e tij në Maqedoni. Një president dinjitoz që jep ide dinjitoze. Liria e lëvizjes duhet të ndodhë me të gjithë fqinjët e Kosovës, pa dallim.

Si në njërën, ashtu edhe në tjetrin vend, ai tregoi iniciativë për bashkëpunim mes regjioneve ndërkufitare dhe vendeve të rajonit duke lënë mundësinë që ato të zgjerohen edhe me shtete te tjera, iniciativa që u dhanë shpresë për rritje të mundësive për zhvillim banorëve të regjioneve të ndryshme.

Aty ku ka liri të lëvizjes ka zhvillim. Pikë. Kjo është deviza e vzionit të tij për të tshmen dhe të ardhmen.

3. Behgjet Pacolli punoi edhe aty ku kishte punuar shumë më herët. Në lobimin për afirmimin e Kosovës si shtet. Njohjet për shtetin e Kosovës janë esenciale për avancimin e zhvillimit të shumanshëm.

Behgjet Pacolli, me petkun e presidentit negocio dhe bindi tre burrështetas të kontinentit afrikan, se shteti i shpallur i Kosovës, duhet me të drejtë të njihet. Dhe ato njohje po vijnë. Janë çështje formalitetesh, deklaroi ai ne intervisten e fundit per RTK-në.

4.
Duke qene i treti me radhë, detyrën e Presidentit te vendit, Behgjet Pacolli e filloi nën një trysni te madhe,  e cila dashje pa dashje te krijon një gjendje stresi.

Megjithatë, falë intuitës se tij prej biznesmeni që e bën atë politikan atipik, si duket, ia doli me sukses ta përballoj këtë moment të vështire ekuilibrimi.

Duke iu falënderuar kësaj dhe sidomos përvojës jetësore, u pa qartë se menjëherë iu përvesh punës dhe po në ato rrethana arriti shume shpejt të krijoj ekipin e vet të punës.

Mbështetjet që i erdhën nga kryetarët e vendeve të ndryshme sapo mori këtë detyrë, duke filluar nga Presidenti i Shqipërisë z. B. Topi, i Maqedonisë, ai i Italisë dhe Francës etj, si duket ishte inkurajim për punë, dhe kjo u pa që në fillim.

Kuptohet që në këtë fillim kishte entuziazëm, atdhedashuri, respekt për te kaluarën, iniciativë për të tashmen dhe vizion për të ardhmen.

Kjo u pa në ato vizita dhe fjalë miradije dhe respekti që Pacolli i bëri ne Prekaz te familja madhështore Jashari, te familja Rugova dhe familja Haradinaj.
Por, ky hov dhe detyra si President i Kosovës, iu ndërpre pa fajin e tij. Si i tillë, ai meriton një ristartim të mandatit dhe të punës së tij për Kosovën.

35 ditëshi ishte shumë premtues. Le ta shumëzojmë këtë numër me 53 dhe ta bëjmë kurorzues!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)