19 Prill 2024

Investoni në 7 Miliard si Kapital Njerëzorë

Shkruar nga Dr. Babatunde Osotimehin

Më 31 Tetor,  popullsia e botës parashikohet të arrijë në 7 miliard.

Personi i 7 miliard do të lind  në një botë që është shumë më ndryshe nga ajo e vitit 1945 kur u themeluan Kombet e Bashkuara dhe kur numri ynë ishte për tri herë më i vogël nga ai që është tani.   

Jetëgjatësia jonë është  zgjatur për 30 përqind. Më shumë fëmijë tonë mbijetojnë. Numër më i madh i njerëzve jetojnë në qytete. Tani jemi më të lidhur dhe më të varur nga njëri tjetri se kurrë më parë.

Personi i 7 miliard gjithashtu do të lind në një botë të kontradiktave. Ndërsa shumica e njerëzve kanë familje të vogla, numëri ynë rritet globalisht. Ndërsa numëri i popullatës të disa vendeve të varfëra rritet më shpejtë se ekonomitë e tyre, popullsia e disa nga vendet e pasura është në ulje, duke rrezikuar kështu minimizimin e zhvillimit ekonomik. Ka më shumë të rinjë në botë, por gjithashtu ka më shumë edhe pleq.  

Sfidat para nesh janë të tmerrshme, presione të reja mbi tokë, energji, ushqim dhe infrastrukturë si dhe në qeveritë që modeomos duhet të ofrojnë shërbime sikurse arsimi dhe shëndetësia, si dhe me krizën ekonomike globale që po luhatë themelet e individëve, familjeve dhe komuniteteve.

Ne mundemi - dhe duhet- konfrontuar këto sfida. Por ne duhet të veprojmë tani. Ajo që bëjmë sot do mund të ketë ndikim domethënës të nesërmen në jetët e qytetarëve kudo që ata jetojnë dhe gjeneratat që vijnë.

Ne duhet të mbrojmë mjedisin tonë, të ofrojmë ujë të pastër, energji dhe ushqim të mjaftueshëm, por edhe të adresojmë kërcënimin e ndryshimeve klimatike.

Ne duhet të korrigjojmë pabarazitë në mes të grave dhe burrave, vajzave dhe djemve. Ne duhet të ndryshojmë sjelljet ashtu që dhuna dhe diskriminimi ndaj grave dhe vajzave të jetë gjithkund i papranueshëm. Ne duhet të sigurojmë që vajzat të kenë mundësi të njejta arsimore sikur djemet. Ne duhet të vazhdojmë së punuari kundër cvendosjes së raportit gjinor.

Ne gjithashtu duhet t’a bëjmë amësinë të sigurt. Ajo nënkupton kujdesin ndaj gruas shtatzënë, parandalimin e vdekjeve gjatë lindjeve, dhe ofrimin e të ushqyerit nënave dhe foshnjeve.

Me miliona nëna ende iu nënshtrohen lindjeve pa ndihmën e personelit të kualifikuar shëndetësor. Dhe miliona të tjera kanë pak apo fare mundësi t’iu dëgjohet zëri rreth vendimeve bazike sikurse numri i fëmijëve dhe kur ti lindin fëmijët. Më se 215 milion grave në vendet e zhvilluara iu mungon qasja në planifikimin bashkëkohorë familjarë.

Afërsisht çerekun e popullsisë në botë e përbën grup-mosha prej 10-24 vjeç. Ne zakonisht kemi thënë se të rinjët do të jenë liderët e së ardhmes - por, ashtu sikurse vërejtëm në shumë pjesë të botës - ne tani e dijm se ata tashmë janë liderë të së sotmës. 

Të rinjët kanë potencialin të transformojnë ekonomitë, politikat dhe mbarë shoqëritë. Ata  kanë potencialin të shtyejnë zhvillimin përmes kreativitetit të tyre, ideve, entuziazmit, dhe frymës inovative.

Megjithatë, në mënyrë që ky potencial të jetësohet, qeveritë, UNFPA, dhe Kombet e Bashkuara do të duhej të ndërmirrnin hapa për të siguruar që të rinjët tanë të jenë të shëndetshëm dhe të kenë qasje në arsim, përfshirë arsimimim mbi edukatën seksuale, ashtu që ata të mund të kuptojnë si të mbrohen nga HIV dhe të dijnë të marrin vendime adekuate.

Vajzat që vazhdojnë të vijojnë shkollimin kanë më pak gjasa të ballafaqohen me shtatzënitë e padëshiruara, janë më të shëndosha, dhe ekonomikisht më produktive në moshën e rritur.

Ne duhet të sigurojmë që të rinjët tonë të kenë vende pune dhe mundësi për jetë të qëndrueshme. Sot, vetëm gjysma e të rinjëve në botë merr pjesë në fuqinë punëtore, dhe gati çdokund, gratë e reja kanë më pak mundësi punësimi se sa që kanë meshkujt. Investimet në arsimimin e të rinjëve, shëndeti dhe punësimi do t’iu mundësonte shteteve të ndërtojnë një  gurrethemel të fuqishëm ekonomik dhe të ulë varfërinë, qëllim kyq i Synimeve Zhvillimore të Mileniumit.

Largimi i njerëzve nga varfëria, mbajtja më e shëndetshme e planetit tonë, promovimi i rritjes dhe zhvillimit ekonomik, si dhe rrënimi i barrierave që pamundësojnë barazinë janë pikësynim i po të njejtës luftë. Zhvillimi do të mund të jetë i qëndrueshëm vetëm kur të jetë i barabartë dhe t’iu shërbej të gjithë njerëzve.

Duke investuar në njerëz tani - duke fuqizuar ata të bëjnë zgjedhje që janë të mira për ta dhe mbarë njerëzimin–bota jonë e 7 miliardë banorëve do të mund të ketë qytete të bukura e të qëndrueshme, fuqi punëtore produktive që do të mund të iniconte zhvillimit ekonomik dhe të rinjë që plotësisht do të mund ti kontribuonin komuniteteve dhe kombeve të tyre.

Bota jonë e 7 miliardë banorëve përfaqëson sfida dhe mundësi të papara. Ne duhet të ballafaqohemi me sfidat dhe tani të shfrytëzojmë mundësitë për të ndërtuar rrugëtimin e  qëndrueshëm shoqëror, të barabartë, dhe të shëndetshëm për të ardhmën.

(Dr. Babatunde Osotimehin është Nën-Sekretar I Përgjithshëm I Kombeve të Bashkuara dhe Drejtor Ekzekutiv I UNFPA, Fondit për Popullsi të Kombeve të Bashkuara.)



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)