24 Shtator 2021

Interes i kujt është shitja e PTK-së?

Shkruar nga Milazim Alshiqi
 

Ndërmarrja e çdo veprimi për të realizuar një qëllim duhet të bazohet në argumente të cilat e arsyetojnë qëllimin.

Qeveria ka për qëllim shitjen e PTK-së. Këtë qëllim e ka shpreh përmes përfaqësuesve të saj, në të gjitha deklaratat që kanë të bëjnë me të ardhmen e PTK-së.

Argumentet e qeverisë ose arsyet pse duhet të shitet PTK-ja janë:

1.       Rritja ekonomike në Kosovë.

2.       Hapja e vendeve të reja të punës në Kosovë.

3.       Transformimi i pronës publike në pronë private.

4.       Keq menaxhimi i PTK-së.

Sindikata e Pavarur e PTK-së dhe SPP e PTK-së duke paraqitë prova të pakontestueshme të cilat hedhin poshtë arsyet e paraqitura nga qeveria për shitje të PTK-së përveç tjerash kundërshton mundësinë e dëmtimin e interesave të popullit të Kosovës.

1.       Arsyeja e qeverisë se me shitjen  e PTK-së do të rritet ekonomia e Kosovës nuk qëndron, sepse në të gjitha rastet e shitjes të telekomeve në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Kroaci, Sllovaki, Hungari etj., pronarët e rinj e kanë shfrytëzuar gjendjen e volitshme të afarizmit të telekomeve në kohën kur i kanë blerë për t’i kthyer sa më shpejtë mjetet e investuara në blerje duke investuar pak ose hiq në telekomet e privatizuar.

2.       Arsyeja e qeverisë se me shitje të PTK-së do të rritet numri i punëtorëve në këtë korporatë dhe me këtë rast do të rritet numri i tatimpaguesve nuk qëndron sepse duke u bazuar në përvojat e të gjitha shteteve në Ballkan dhe në Evropë në të cilat telekomet janë privatizuar jo që nuk ka pas rritje të numrit të punëtorëve por ka pas zbritje prej 50% deri në 80% të numrit të punëtorëve.  Në telekomin Shqiptar deri tani janë larguar më shumë se 50% të punëtorëve dhe në vazhdim janë të paralajmëruar largime tjera; në telekomin  Kroat nga nga 12000 të punësuar sa kishte para privatizimit, pas privatizimit kanë mbetur në punë 6000 punëtorë; në telekomin  Hungarez gjendja e punëtorëve ishte edhe më e keqe sepse nuk kishin kontratë kolektive, kurse në  telekomin Sllovak, 80% të punëtorëve ishin larguar  pas privatizimit nga puna.

3.       Arsyeja e qeverisë se me shitje të PTK-së bëhet transformimi i pronës publike në pronë private në këtë rast nuk qëndron sepse mjetet financiare nga shitja e PTK-së nga qeveria planifikohet për financimin e një pjese të autostradës, e cila është pronë publike.  Leverdia financiare e këtij veprimi nuk qëndron dhe përkundrazi me këtë veprim dëmtohet interesi i Kosovës, sepse planifikimi i kthimit të mjeteve të  investuara në telekomunikacion është deri në 40% kurse mjetet e investuara në autostradë në rastin më të mirë kthehen deri në 6%. Për të qenë më të qartë me shitje të PTK-së shteti i Kosovës humb përafërsisht 40 milionë dividendë në vit, kurse nga autostrada është pritja shumë më e vogël e fitimit në vit.

4.       Arsyeja e qeverisë se PTK-ja duhet të shitet për shkak të keq menaxhimit të saj, nuk qëndron sepse përkundër pengesave të shumta rezultatet financiare të PTK-së, çdo vit janë në rritje duke tejkaluar parashikimet të planifikuara me buxhet të PTK-së. Pengesat  janë p.sh. procedurat e tej zgjatura të prokurimit, situatë e cila në krahasim me konkurrencën e vë në pozitë të pafavorshme PTK-në, si dhe ndalimi duke filluar nga fillimi i vitit 2010 i projekteve zhvillimore të PTK-së nga qeveria. Përkundër këtyre pengesave qeveria nga dividendi  i PTK-së deri tani ka marrë: në vitin 2007 ;30 milion,në vitin 2009; 200 milion,në vitin 2010;80 milion dhe tani në fillim të vitit 2011;40 milion euro, si dhe  qindra mija euro donacione të ndara nga PTK-ja.

Nëse ka pas ndonjë rast të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, rezultatet financiare tregojnë se këto keqpërdorime nuk kanë pas ndikim esencial në afarizëm të PTK-së.

Nëse zbulohet ndonjë rast i keqpërdorimit duke u bazuar në faktet e paraqitura në këtë komunikatë nuk duhet të përdoren si pretekst për thirrje për shitje të PTK-së, sepse keqpërdoruesit e mundshëm kanë përgjegjësi individuale për veprimet e veta.

Nëse është e vërtetë se qeveria kishte dhe ka qëllim kryesor zhvillimin ekonomik dhe rritjen e numrit të punëtorëve në Kosovë pse më shumë se 300 milionë euro dividend nga PTK-ja nuk i ka përdorë për aktivizimin e prodhimit në Kosovë, p.sh.  Trepçës, me ç’rast do të punësoheshin disa mijëra punëtorë të rinj. Ky veprim do të na bindë se qeveria me të vërtetë qëllim kryesor ka zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë.

Pas kësaj analize dhe ballafaqimit të argumenteve  SP e PTK-së dhe SPP e PTK-së meqenëse jemi të bindur se në këtë kohë shitja e PTK-së nuk është interes i popullit të Kosovës, i cili është pronar legjitim i PTK-së, e kemi vetëm një pyetje, Interes i kujt është shitja e PTK-së?    

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)