18 Tetor 2021

Hyjnesha në fron dhe qyteti i betonit!

Shkruar nga Nehat Bllacaku

 

Ç’lidhje ka sot hyjnesha në fron me qytetin, në të cilin dominon betoni dhe pa pastërtia?

I vendosur në një hapësirë të vogël, me sheshe dhe rrugë të ngushta, Prishtina përballet me një kaos të pa parë urban. Tollovia e përhershme në trafik është vetëm njëri nga problemet e vazhdueshme.

Më tej Prishtina vazhdon të këtë menaxhim të dobët të ndërtimeve dhe zhvillimit të lagjeve, përderisa është ndërtuar dhe ndërtohet pa përfillur asnjë plan urbanistik. Detyrimi i largimit dhe shitjes së pronave po ndodhë prej vitesh. Ndërtuesit me dhe pa leje, ndërtojnë objekte të larta pa mbikëqyrje të kualitetit dhe cilësisë duke u zënë shtëpive të vogla jo vetëm dritën, por duke vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Në këto rrethana ku askush nuk qan hallin e banorëve shitja dhe largimi nga lagjja është zgjidhja e vetme. Problem tjetër për jetë normale në këtë qytet paraqet zhurma e lokaleve dhe bareve të natës. Dhjetëra lokale janë krijuar në katet e para të ndërtesave kolektive të banimit, duke e shndërruar rrugën si një “plazh” nate. Frekuentimi i madh i të rinjve, veturave dhe lokaleve që krijojnë zhurmë deri në orët e vona të natës, ngjan me një zonë turistike. Edhe në këto rrethana ku hapësira e gjelbër para ndërtesave është uzurpuar dhe shndërruar në tarraca të bareve dhe zhurma që s’të lë të jesh i qetë në banesën tënde, vazhdon të detyron banorët t’i shesin pronat për të kërkuar jetë normale.

Në shumicën e rrugëve trotuaret e këmbësoreve përdorën për parkim veturash dhe për të lëvizur duhet të ecësh në rrugën e automjeteve. Kjo paraqet rrezik për jetën e njerëzve dhe ndihmon në krijimin e tollovive të vazhdueshme në komunikacion.

Si pasoj e menaxhimit të dobët të shërbimeve publike, banorët vazhdojnë të përballen me shërbime jo efikase. Pa pastërtia dhe mbeturinat që nuk largohen janë një problem i vazhdueshëm. Shqetësues është fakti që edhe pak hapësira të gjelbra që ekzistonin janë duke u shkatërruar me zgjerimin e rrugëve. Përveç numrit të vogël të shportave dhe kontejnerëve, mirëmbajtja e atyre ekzistuese është e dobët, kjo pasi ata i gjen të stërmbushur, të shkatërruar dhe hapur. Kompania Publike Komunale që ka përgjegjësinë për pastërtinë, mbledh mbeturinat vetëm në pikat e grumbullimit duke lënë mbeturinat e hedhura rrugëve dhe shesheve. Në të njëjtën kohë pluhuri në qytet është shqetësues. Kjo vjen si pasoj e mos larjes me rregull të rrugëve nga kompanitë kontraktuese, ngarkesës në komunikacion dhe mjeteve tjera transportuese dhe bujqësore që hynë pa kontroll në çdo kohë.

E gjendur nën ndikimin e grupeve, klaneve dhe xhelozive partiake Prishtina është shndërruar në një grumbull betoni. Asgjë nuk ka mbetur nga qyteti i vjetër. Edhe ato pak ndërtesa të vjetra dhe vlera të arkitekturës së dikurshme janë në shkatërrim e sipër. Monumentet me vlera kulturore nuk kanë përkujdesje dhe vizitorët e kanë të vështirë t’i gjejnë dhe vizitojnë ato. Rasti ku kinemaja kryesore është shndërruar në Kazino është vështirë të gjendet në ndonjë vend tjetër.

(Autori është drejtor ekzekutiv i OJQ-së Mileniumi i Ri)

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)