29 Mars 2024

Hashim Thaçin mund ta rrëzojë vetëm Hashim Thaçi!

Shkruar nga Zejdush Kastrati

 

Çka bënë zogu kur fryen era? Nuk rri në degë por shkon në drejtim të erës. (J.Renard)

Edhe në Seancën e fundit të Parlementit të Kosovës, kur në rend dite, pos disa pikave tjera të parapara për këtë mbledhje, ishte paraparë, që në bazë të nismës së deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosja”, Kryeministri, të ballafaqohej në interpelancë, rreth Projektit të rrugës Vërmicë – Merdare.

Bazuar, në rrjedhën e kësaj seance, e në veçanti rreth ballafaqimit, me një pjesë të madhe të deputetëve, qoftë nga inicuesi i interpelancës, apo deputetë të grupeve tjera parlamentare, mund të themi se, si edhe herave tjera, debati u karakterizua, me një taktikë dhe aftësi, që kaherë Kryeministri, po e përdorë, e që po i gjason stilit “ti pyet çka të duash, por edhe unë përgjigjem çka unë dua!

Kryeministri, jo vetëm që nuk ofroi dëshmi, argumente e fakte, siç kishte kërkuar inicuesi i Interpelancës, për tekstin final të Projektit të rrugës, por edhe disa kërkesave tjera, por me shumë mjeshtëri, falë aftësive dhe përvojës që ka krijuar në këso situatash, që në fillim Thaçi, arriti që të tensionojë debatin me tema tjera të ”nxehta”, të orientojë rrjedhën në drejtim krejt tjetër, jashtë pikës më të nxehtë të rendit të ditës “rrugës së kombit”.

Kuptohet ”expres”, nga disa media, kjo Seancë që në nismë të raportimeve për opinion, u cilësua dhe vlersua si ngjarje mjaft dramatike, me debate, akuza e kundërakuza, por edhe me fyerje mes disa deputetëve, që edhe në Seancën paraprake ishin “katalizator” të përplasjeve, me çka opinionit, edhe kësaj radhe iu “shpërla truri”.

Kuptohet, ashtu edhe si e kishte planifikuar Kryeministri, edhe finishi i kësaj Séance u përmbyll, në dobi të tij dhe deputetëve të Partisë së tij, si dhe satelitëve tjerë në Parlament.

Të gjithë ata që deshën, patëm rastin që edhe përmes njërit nga mediumet, ku patjetër, kur flet Thaçi transmetohet “live”, të shikojnë dhe dëgjojnë edhe qëndrime të Kryeministrit, i cili akuzoi të gjithë ata që nuk janë në “linjë me të”, duke i atakuar për “zhurmë politike dhe urrejtje” për të vazhduar, duke i quajtur veprimet e tyre edhe antishtetrore dhe shumë të dëmshme për Kosovën.

”Ju jeni të vetmit që keni djegë flamurin shtetëror”, ka thënë Thaçi, duke iu drejtuar Vetëvendosjes, për të drejtuar pastaj gishtin edhe te shefi i grupit parlametnar të LDK-së, Ismet Beqiri, të cilit i ka thënë se “Ju jeni fajtorë që Banka Botërore ka përpiluar raport negativ për Kosovën”, duke e akuzuar komunën e Prishtinës, por nuk është ndalur me kaq, dhe ka shtuar edhe shumë akuza tjera, që Kryministri, i ka thënë pa iu “trembur syri”, në këtë Séancë, dhe si edhe herave tjera, kësaj radhe, doli edhe më pak i djersitur, dhe arriti që ta bëjë “pikë e pesë” gjithë Parlamentin dhe parlamentarët.

Nuk është për mburrje, apo ndonjë garancë për suksese të Kryeministrit, por në të gjitha paraqitjet e Thaçit, prej se është Kryeministër, në Parlamentin e Kosovës, asnjë iniciativë e cilitdo grup parlamentarësh, që është ndërmarrë deri më tash, për të stopuar apo penguar ndonjë iniciativë të tij, nuk ka rezultuar me sukses, dhe nga ky konstatim, mund te konkludojmë se tash për tash, Hashim Thaçin mund ta rrëzoj vetëm Hashim Thaci vetë (hiç ndërkombëtarët), kuptohet, nëse atij i mbushet mendja.

Rezoluta që mund të “dridhë ” Parlamentin…! Në fillim të javës së kaluar, një zyrë ndërkombëtare me ndikim në Kosovë, ka adresuar një letër-rezolutë drejt Partisë Demokratike të Kosovës, përkatësisht grupit Pralamentarë të kësaj partie, që pastaj, ky grup parlamentarë, të inicojë, procedurën në Kuvendin e Kosovës, për të aprovuar një rezolutë me qëllim që të autorizohet Qeveria e Kosovës, që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, rreth imunitetit të deputetëve, në rast zhvillimi të hetimeve.

Që në ditën e parë, kur kjo resolutë, i është ofruar Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ajo është refuzuar kategorikisht nga ai, i cili nuk ka shprehur gatishmëri që as të futet në procedurë parlamentare.

Gjithashtu, edhe Kryeministri, është deklaruar se nuk do të ndërmarri asnjë veprim pa vendim të Parlamentit, por në bazë të lobingut që po zhvillohet, pritet që kjo reziolutë të gjejë mbështetje nga deputetë të grupeve tjera parlamentare, andaj nuk është për t’u habitur, që së shpejti një iniciativë e disa deputetëve, të procedojë këtë rezolutë në debat parlamentar, ku nuk është shumë vështirë edhe të gjejë mbështetjen për aprovim.

Aprovimi i kësaj resolute, hap dyert për hetime dhe arrestime të disa të përfolurve që janë për momentin pjesë e Parlamentit.

Kuptohet, këto arrestime nuk mund të kalojnë lehtë dhe pa pasoja, por, si duket, faktorit ndërkombëtarë kësaj radhe po i ngutet, dhe nuk do të durojë që Kosova të mbetet “dele e zezë” në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)