19 Prill 2024

Hashim Thaci,” fjalët babush”, e për punët…?

Shkurar nga Zejdush Kastrati

Trimëria e ushtarëve varet nga menquria e eprorit (proverb latin)

Ngjarjet e fundit në Veri,pa marrë parasysh, dallimet dhe konfrontimet e herëpasëhershme por edhe mospajtimet,  mes minoranceës e mazhorancës ,mes atyre që janë në pushtet dhe opizitës,e që ishin skena të shpeshta, që përcilleshin, edhe përmes mediave, në veqanti pjesë e Seancave të fundit të Paralmentit të Kosovës, pas aksionitte fundit, të sponzoruar, nga Kryeministri Thaci, përmes Policisë së Kosovës në Veri, fatlumësisht, nxorën në shesh, një të vërtetë, shumë kurajuese, e cila duhet të përshëndetet dhe respektohet, e që është pajtimi pothuaj, i të gjithëve, se aksioni i ndërmarrë, nga Kryeministri, edhe pse i vonuar, është i arsyeshëm, i pranuëshëm, i qëlluar dhe i domosdoshëm.

Kjo pajtueshmëri, dhe ky unison, i gjithë spektrit politik kosovarë, është nje vlerë, një e arritur dhe një sukses, që jep shpresë, se kosovarët (për dallim nga parlamentarët dhe jashtëparlamentarët e Shqipërisë apo ata shqiptarë të Maqedonisë) kur është në pyetje vendi e atdheu i tyre,kësaj radhe, reflektuan, një gatishmëri e sacrificë, dhe treguan, se është ardhur momenti dhe koha, dhe dijnë ti lënë mënjanë, teket, inatet dhe kapricet,por edhe ambiciet përsonale, dhe të jenë bashkë, (bile deklarativisht) për të mbrojtuar, ate për të cilën, duhet dhënë, edhe jetën.

Ky unison, i cili, nuk mungoi të përcillet zëshëm, por edhe ishte i artikuluar mirë e qartë, nga subjektet politike kosovare , nuk do të thotë, se aksioni i Thacit ishte perfekt, i koordinuar mirë , me konsultime e përgatitje të duhuara , dhe me pajtim paraprak të të gjithëve, e në veqanti, të atyre, që është dashur të konsultohen, e pajtohen për një aksion të tillë!

Në radhë të pare,bazuar, në faktin, se tani e 12 vite ,“rasti Veriu”, në kokat e mendjen e të gjithë kosovarëve, e në veqanti parlamentarëve, apo atyre që kanë qenë dhe janë pjesë e politikëberjes në Kosovë, ka qenë temë dhe brengë, e cila gjithnjë, ka provokuar,irituar, por gjithashtu, në kontinuitet, edhe ka futur njerëzit e këtyre institucioneve në obligime e përgjegjësi, të cilët fuqishëm, jemi dëshmitarë, se I kanë promovuar, në të gjitha palë zgjedhjet e mbajtura në këtë Kosovën e pasluftës, dhe, ate, nga të gjithë liderët e akteret e promovimeve parazgjedhore, andaj,herëdo dhe kurdo qoftë,kuptohet, dikush është dashur, bile ti inicoj dhe lëvizë gjërat , e pse të mos themi, se është dashur, dhe duhet ti jetësojë në vepër, edhe premtimet, por, edhe obligimet që ka si liderë apo institucion shtetëror.

A është Thaci liderë i qëlluar për këso aksionesh?

Për ti hyrë kësaj “avanture” të rrezikshme, e cila vlen për cdo liderë, e që kuptohet, edhe mund që të fuqizoj, por edhe të plandos për toke politikisht , në Kosovë, pos liderit të AAK-së,Ramush Hardinaj, i cili në opinion, njihet edhe si strateg i luftës, por edhe vizionar, guximtar dhe atdhetar i madh, (e që fatkeqësisht duhet se ku është), i vetmi njeri, që ka mundur, dhe ka hap këtë front, e që po vërehet, se është shumë vështirë të përmbyllet shpejt e me sukses, (na pëlqeu apo jo), tani për tani, përsoni adekuat, është pikërishtë,ai që edhe e nisi- Kryeministri aktual,Thaci .

Është për tu habitur, dhe e pabesueshme, se Thaci, i cili njihet edhe për prapaskena që befasojnë, të ketë hapur këtë front, pa pëlqimin dhe miratimin e “të fortëve”!, e në veqanti, kur ka kohë, se ndaj tij në opinion por edhe ne media ndërkombëtare,po zhvillohet një fushatë e ashpër mediale, dhe sic dihet, është lakuar emri I tij si I përzier në afera e në veqanti rasti “Dik Marti” por edhe afera tjera,të ndërmirret një aksion i till në Veri!

Që nga dita e parë e aksionit në Veri,pra, prej 25 korrikut,Thaci në prononcimet dhe deklaratat e tija, ka arritur që fuqishëm të senzibilizoj opinionin e mbrendshëm, por edhe të jashtëm, e që në raste të këtilla , siq është “rasti i veriut”, është edhe një dhunti dhe strategji, që duhet ta ketë cdo liderë (por ka shumë që u mungon) e që vetëvetiu, prodhon efekte pozitive tek popullata vendore, për të pas mbështetje, cka në rastin konkret, Thaci, tash për tash, e ka arritur,por se cka do të ndodh në vazhdimësi, ngjarjet gjatë ditëve në vijim do të tregojnë.

A mëshefet pas këtij aksioni edhe dicka tjetër, që e ka nxitë që Kreminsitri Thaci, të veproj “krye ne veti”, e që njerëz të caktuar e komentojnë, edhe me “arsyetime speculative” që lidhen edhe me gjendjen në subjektin e tij politik,pastaj, kinse prishjen me qarqe nga Brukseli,por edhe për”marrëveshje interne rajonale”, të gjitha këto, më tepër, munden me qenë, edhe spekulime për konsum ditor, që dikush i thot edhe , vetëm për të thënë dicka, dikush pse dyshon në aftësitë dhe guxim e Thacit, e dikush edhe pse ia ka pa sherrin…

Tash për tash Hashim Thaqi, “fjalët i ka babush”, e për punët (sukseset) do t’i shohim…

 
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)