22 Tetor 2021

Gjakova dhe zgjedhjet lokale 2021

 Shkruar nga Ylber Vokshi -Ylli

Disa zhvillime hapësinore dhe urbane të cilat nuk janë realizuar sipas normave dhe standardeve të planifikimit hapësinor dhe urban e qe kanë pasur ndikime negative në kualitetin e jetës urbane në qytetin e Gjakovës do ti theksoj me shpresë qe organet përgjegjëse komunale do të reflektonin pozitivisht.  

1. Para pesëmbëdhjetë (15) vite, në vlugun e përgatitjeve për përpilimin e Dokumenteve Hapësinore të Komunës së Gjakovës, iu kisha sugjeruar vendimmarrësve komunal të atëhershëm kthimin e lidhjeve ekonomike me Malësinë e Gjakovës, gjegjësisht me Shqipërinë,si mundësi reale për zhvillimin ma intensiv të territorit të dy shteteve.

Asgjë konkrete  në teren nuk ndodhi këto vite, edhe se kushtet dhe rrethanat politike ndërkombëtare tërësisht kishin ndryshuar.

Parapërgatitjet për këto iniciativa filluan që në vitin 2014. Punët intensive për përgatitjen e kornizës strategjike "Zhvillimi social-ekonomik i zonës Gjakovë – Has – Tropojë" vazhduan në Tiranë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit në mars 2015, për t’u aprovuar si dokument strategjik në takimet e kaluara të radhës së dy Qeverive, Shqipëri dhe Kosovë.

Kjo u zyrtarizua në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive të Kosovës dhe   Shqipërisë më 3 Qershor në Prishtinë, me nënshkrimin e “Marrëveshjes për Partneritet për bashkëpunimin ndërkufitar”.

Faza e parë e projektit u përmbyll me sukses falë angazhimit të paparë të strukturave komunale të kaluara  të qytetit të Gjakovës. Fazat tjera operative po ashtu janë të rëndësishme dhe uroi që ky projekt, i një rëndësie të veçantë për të dy shtetet të realizohet, në tërësi me etapa dhe afate kohore realiste.

Vlen për tu theksuar se këto lloje projektesh kane përkrahje financiare nga
 donatorët vendor e posaçërisht ata ndërkombëtarë,si është Bashkimi Evropian, Banka Botërore,Banka e Këshillit të Evropës, Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Rural (IFAD) etj.

Sipas informatave qe posedoj asgjë konkrete nuk ka lëvizur pas fazës se pare te këtij projekti.

E di se kjo është përgjegjësi e dy qeverive por edhe angazhimin i Komunës se Gjakovës për te avancuar çështjen duhet te jete parësor, e kjo ka munguar ne qeverisjen aktuale te komunës, a thua ku janë arsyet?

2. Nuk ka shpjegim racional si është vepruar ne prerjen e mbi 120 pemëve dekorative ne rrugën “Nëna Tereza”.

Kishte paralajmërime se rruga kryesore e qytetit do te zgjerohet duke u zvogëluar trotuaret, që në ditët e sotme është anomali, të zvogëlohen hapësirat për ecje- trotuarët. Nuk u veprua  ashtu pos që ne vend të pemëve ekzistuese u mbollën pemë të reja të cilave ju duhen disa vite për të kryer funksionin e dedikuar.

Teknologjia sot lejon mbledhjen e trupave stabile e të gatshëm për të kryer funksionin menjëherë, si kanë vepruar disa qytete - vendbanime ne Kosovë. Mundësia për dëmtimin e atyre filizave është e madhe duke u nisur nga realiteti ynë.

Kush ishin ata që privuan banoret e qytetit nga veprimet e tilla te dëmshme, a mendoni se dikush duhet të jep përgjegjësi për keqpërdorimin e buxhetit komunal dhe anës psikike të banorëve.

Gjakovarët janë të njohur për shfrytëzimin e pareve publike çka në këtë rast  nuk ka ndodhur.

3. U lejua të ndërtohet një objekt banesor shumë katesh në zonën e mbrojtur të një monumenti të kulturës i mbrojtur me dekret të posaçëm të shtetit i cili skajshmërisht dëmton vizurat e monumentit drejt kontakt zonës së Çarshisë së Madhe dhe qendrës së qytetit.

Parapërgatitet për këtë i mur  kuvendi komunal me anulimin e një vendimi të administratës së kaluar komunale për eksproprijimin e dy ngastrave kadastrale. Fjala është për shtëpinë e Sylejmon Vokshit ministrit te mbrojtjes ne qeverinë e ”Lidhjes shqiptare të Prizrenit”.

Ky veprim është i pa shpjegushëm dhe dëmton vlerat historike të asaj kohe të lavdishme për popullin shqiptar në tërësi. A thua duhet te jep përgjegjësi për këto veprime dikush?

4. Partneriteti urbano rural është njëri nga kushtet kryesore për mirëqenien e jetës edhe ne zonat rurale, kjo është njëra nga direktivat kryesore ne përgatitjen e dokumenteve hapësinore në Evropë.

Por a është vepruar kështu në rastin e asfaltimit të rrugëve në zona rurale të komunës? Sigurisht se jo pasi çdo veprim në hapësirë e ka rendin e vet, këtij procesi duhet ti paraprinë fazat paraprake si është përpilimi i projekteve të planeve rregulluese të zonave - vendbanimeve rurale, vendosjes së instalimeve të domosdoshme dhe të gjithë elementeve përcjellëse të rrugëve, e pastaj të përpilohen projektet detale ekzekutuese për rrugët që janë asfaltuar, e pas kryerjes së punimeve dhe pranimit teknik edhe funksionalizimi i tyre.

A është punuar kështu apo është vendosur asfalti vetëm për të plotësuar kërkesat e disa grupacioneve politike?

Frikohem se nuk është vepruar kështu e pasojat do të jenë të shumëfishta për buxhetin komunal dhe banoret e këtyre fshatrave, posaçërisht që kemi të bëjmë me zona malore ku bije bore deri ne 3,5 metra dhe ka ngrica te mëdha që shkaktojnë  dëmtimin e asfaltit.  Është i njohur  rasti i “ Sahit asfaltit” në Pejë.

5. Çarshia e madhe e Gjakovës dhe rruga e saj kryesore si duket çdo here para zgjedhjeve komunale do te jetë objekt i kusuritjeve partiake. Këto ditë prapë u aktualizua mbulesa e rrugës kryesore te çarshisë pasi pllakat dekorative te mermerit janë dëmtuar nga komunikacioni.

Askush nuk ka të drejtë të bënë ndryshime sipërfaqësore me propozime të tilla jo serioze të cilat janë kundër rregullave të aprovuara në Kuvendin Komunal ne vitet e 70-ta, atëherë kur ka filluar restaurimi i çarshisë.

Boll ma me shpjegimet e kryetarit aktual për brengosjen e tij për taket e këpucëve apo lëvizjes së karrocave te fëmijëve, a thua me çfarë materiale janë mbuluar rrugët në qendrat e mëdha historike ne botë dhe në vet qytetin e Gjakovës, analizoni!

Po e theksoj edhe njëherë se çarshia është restauruar duke ju përmbajtur strikt –ligjit dhe rregullores çka nuk është vepruar pas djegies së çarshisë e deri me sot.
6.

Për çështjet se si ka funksionuar Departamenti i Urbanizmit në Komunën e Gjakovës këto 4 vite vlerësoj se nuk kamë të drejtë të japë opinionin tim pasi isha i kufizuar me mos prezencën time ne këto hapësira në katër vitet e fundit.

Ftoj profesionistët e shumtë gjakovarë ti bëjnë publike vërejtjet e tyre për ndërtime të ndodhura me leje e pa leje.

Se gjithçka nuk ka qene ne rregull tregojnë kallëzimet penale që janë ngritur ndaj disa zyrtarëve përgjegjës në këtë Departament.  

Ishin këto vetëm disa reflektime për situatën hapësinore dhe urbane në qytetin e Gjakovës që direkt do të ndikojnë në kualitetin e jetës urbane me pasoja te rënda për mirëqenien e gjeneratave të ardhshme të kësaj komune, që dikur ishte shembull për të tjerët në fushën e urbanistikës edhe në nivelin regjional.

Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, organizohet premiera e filmit "Zgjoi". (Cineplexx -Albi Mall, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)