20 Prill 2024

Fol Presidente, mos ban si Kryeministri!

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Shtypi është syri i popullit (Mbreti Zogu I)

Vitin e kaluar, në kohën e pushimeve verore, pas një seance të Qeverisë së Kosovës, njëri nga gazetarët e një mediumi të shkruar, i cili përcjellë punën e Kuvendit dhe Qeverisë të Kosovës, kur Kryeministri Thaqi, pranoi ti parashtrohen  pyetje, po ky gazetar e pat pyetur, se kur ai do te shkoj në pushime verore.

Edhe një pytje i patë bërë një gazetare e një televizioni që në opinion  flitet se Kryeminsitri është edhe “kryeredaktor”, lidhur me (mosë)njohjet, si dhe pyetja e tretë, për një qështje që nuk lidhej fare me Kosovën, dhe  kjo ishte e tëra që e përshkoi ballafaqimin e Kryeministrit me gazetarët pas kësaj senace.

Kryeministri, si edhe herave tjera, edhe kesaj radhe, u pat larguar me nje buzëqeshje , dhe me siguri ,me bindje se  kreu edhe një “obligim” që në opinion reflekton transaparencë dhe gatishmëri nga Institucioni që ai drejton.  

Nuk është vetëm ky rast që ceka , kur Kryeminstri Thaci tregon (mos)”transparencen” dhe (mos) gatishmërine e tij për të lejuar që ti parshtrohen pytje  (ndoshta) edhe jo të këndshme, por edhe “pa dorëza”, e që janë më interes për opinionin, dhe kur numri i pytjeve që në start është i limituar, e që zakonishtë janë tri pytje, kuptohet cili është efekti i konferencave për shtyp.

Jemi dëshmitarë që ka raste, kur nga disa gazetarë ,i janë bërë pytje që nuk i kanë pëlqyer Kryeministrit, por gati gjithnjë është marrë kjo përgjegjie”Faleminderit, kalofshi mire...”!

Gjithashtu, ka raste kur Kryeministri, në vend që të përgjigjet për pytjen e parashtruar, ai ka folur për dicka tjetër, që nuk ka pasur asgjë të përbashkët më esencen dhe qëllimin e pyetjes së parashtruar, apo thënë shkurt gazetari ka folur “për lisa e Kryeministri për fshisa”!

Gjendja edhe më e  keqe, në raport me gazetarët  dhe me mediat, është krijuar sidomos , këto gjashtë muajëve të fundit,pra,pas zgjedhjeve të përgjithshme e në veqanti pas rastit “Pacolli”, kur Kryeministri nuk pranon  të takohet me gazetarë, të jetë i hapur dhe i afërt me ta edhe për biseda, por edhe të hap debat për tema ,të cilat  pa hamendje janë me interes dhe me peshë për opinionin e gjërë kosovarë.

 I ceka vetëm këto raste pasi që dihet, se “George Cloney”, vetëm kur dhe ku ai dëshiron,  në cilin medium ,jep intervista, shkon në studio, dhe me cilët gazetarë,qoftë në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, i realizon gjithnjë ato.

Nëse nuk pranon të flasësh Kryeministër,apo i ikë mediave, atëherë ,vetëvetiu lenë përshtypjen se dicka po mëshefë dhe se “punët nuk janë mirë”, apo nuk ke besim në vetëvehte, dhe në punën që e bënë, por ndoshta  edhe  gazetarët  nuk po të “mbushin syrin”.

Ndoshta,  sipas jush, të gjithë janë  për juve të pa përgatitur apo jo të denjë, për tiu parashtruar pytje dhe për të realizuar një intervistë apo emision të mirë, por pjesën më të madhe të fajit e keni Ju sepse  shumicën prej tyre i keni ba “argatë të keqijë”, e që disa janë ba me vetëdëshirë, e disa me joshje dhe benfitet, që ja ke mundësuar , qoftë në Televizione ,gazeta, e radio.

Edhe Presidentja “shkon” rrugës së Kryeministrit !

Është fat i madhë dhe kurajues, që zgjedhja e Z.Atifete Jahjaga për Presidente të Kosovës , nuk u përcoll me shkrime  dhe raporte negative në mediat kosovare, qoftë në ato të shkruara por edhe elektronike, përkundër mënyrës “loto” që e nxori të parën e vendit.

U folen fjalë të mira, sa i përket përsonalitetit të saj, e në veqanti
deri tash  nuk iu “dhanë” konotacione dhe ngjyrime politike figurës dhe të kaluares së saj, gjë që edhe audienca e popullata e pranoi mirë, edhe pse  pak dihet për përsonalitetin e të parës së Kosovës pasi që  ajo është e re në skenën politike , dhe kariera e saj ka filluar në segmentin e sigurisë, dhe nga ky segment u fut në institucionin më të lartë të shtetit.

Presidentes, me siguri i mungon përvoja para mediave dhe gazetarëve ,qoftë në konferenca për shtyp apo edhe në dhënjen e intervistave, por si përsonaliteti më kredibël për momentin, në vendin tonë, nuk duhet të vazhdoj “rrugën” e Kryeministrit dhe të “bllokohet” në zyrë e ti ikë mediave, meqë , kështu pos që zbehet autoriteti dhe respekti para opinionit, gjithashtu krijon edhe averzion  te mediat, e që mund të rezultojë edhe me “inskenime””skandale” e “ekskluzivitetete” me pasoja, që do ta dëmtonin edhe figurën e saj edhe institucionin i cili edhe ashtu është mjaftë “senzacional” për mediat.

Presidentja, mund të thotë se ka dhënë ndonjë intervistë,njërën një servisi ndërkombëtar dhe një në Ktv..., por kjo nuk është asgjë , pasi që takimi dhe ambientimi me mediat është bazament dhe argument i fuqishëm që Presidentja aktuale me bagazhin që ka, dhe në veqanti mbeshtetjen e atyre që e emëruan, mund të jetë shembull për lidershipin kosovarë por edhe me gjërë.

Dihet se Presidentetja ka këshilltarë  edhe në raport me mediat, dhe njëri nga ta është gazetarë me përvojë të gjatë,por nga kontaktet e para me te , fitohet përshtypja se ai është i pafuqishëm që Presidentja tash për tash të jetë e hapur dhe transaprente.

 Megjithate, dikush po flet!

Edhe pse Kryeministri dhe Presidentja tash për tash  nuk po shprehin gatishmëri  të flasin dhe “hapen”, para mediave, ish minstra por edhe ish ministresha nuk po hezitojnë të flasin për anomali e ndodhi që kanë parë e përjetuar gjatë mandatit të tyre por edhe rrethanat aktuale.

Ish Minstri, Lutfi Haziri, Haki Demolli,Fatmir Limaj,Luljeta Pula-Shiroka, Haki Shatri, Milihate Tërmkolli, Ethem Ceku... janë vetëm disa nga ish zyrtarët e lartë dhe të afërt (disa) të Qeverisë Thaqi 1 ,që po flasin e hapin letra e tema,  me cka po tregojnë “transparencën” e tyre edhe pse me vonesë.

Pra duhet ta dini Ju Presidente dhe Kryeminsitër, nesë ju vazhdoni dhe nuk folni, dikush do të folë edhe për vehte edhe për juve.
Ska idhnim.....!
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)