18 Qershor 2021

Fizibiliteti dhe vendnumërimi në raportin e progresit

Shkruar nga Lutfi Haziri

Edhe këtë vit në Raportin e Progresit, institucionet e Republikës së Kosovës do të kritikohen në fushën e sundimit të ligjit. Ngecja në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit gjithësesi shënon trende negative, derisa kritika të pritshme do të ketë edhe në fushën e lirisë së mediave.


1. Studimi i Fizibilitetit për Kosovën është shumë i rëndësishëm, edhe për faktin se këtë raport e kemi pritur tash disa vjet, në mënyrë që të shohim se sa jemi të gatshëm dhe sa realisht kemi ndërtuar kapacitete për të filluar negociimin.

Është po aq e rëndësishme të theksojmë se Kosova ka kapacitete që mund ta zbatojë me sukses Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, sepse pikërisht këtë çështje do ta trajtoj në këtë shkrim.

Po aq i rëndësishëm do të jetë edhe vendimi i Këshillit për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë me Kosovën për programet komunitare.

Kjo marrëveshje, mund të jetë precedent për nënshkrimin e MSA-së me Kosovën. Në këtë pikë, nuk guxojmë që të kemi besim të tepruar, kur të kihet parasysh fakti se disponimi i shteve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, nuk është në favor të Kosovës dhe pikërisht për këtë, angazhimi ynë në disa fusha duhet të shtohet edhe më shumë.

Si vitin e fundit ashtu edhe më herët, në institucionet e Republikës së Kosovës është dashur të ndodhin një varg reformash të brendshme.

Reformat, megjithatë kanë lëvizur për së mbari, por ende kemi probleme me zbatimin e legjislacionit, pastaj me kompetencat e ministrive, me ushtrimin e përgjegjësive, por edhe me kapacitetet dhe koordinimin e administratës shtetërore, për të udhëhequr procesin e negociimit dhe zbatimit të MSA-së.

Edhe sikur të kemi vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian për Kosovën, do të jetë vështirë të mendohet nënshkrimi i ndonjë marrëveshjeje kontraktuale, derisa kemi ndarje në Union sa i përket “pikëpyetjes” se Kosova është shtet apo jo.

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit të BE-së me Kosovën, është hap i rëndësishëm përpara i Kosovës në raport me BE-në.

Këshilli i Ministrave të BE-së është duke përgatitur një opinion për shtetet anëtare, në të cilin po shqyrtohen mundësitë për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me palën kosovare, derisa ka ende ndasi mes pesë vendeve anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Dhe, pikërisht këtu është duke u parë një kokëfortësi veçanërisht te Spanja dhe Rumania, por edhe lehtësim të pozitës nga Sllovakia dhe Greqia.

Të rikujtojmë se Qiproja si kryesuese e takimeve në COWEB është duke mbajtur qëndrim të moderuar, derisa përballë e ka Spanjën dhe Rumaninë, të cilat janë duke bllokuar çdo gjë në raport me Kosovën.

Dokumenti në fjalë, vlerësohet të jetë i rëndësishëm në ndryshimin e qëndrimit të pesë shteteve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën dhe takimi i radhës pritet të jetë në mes të muajit tetor të këtij viti.

2.

Sa i përket disa segmenteve ku është shënuar progres, vlenë të theksohet se janë edhe disa çështje vendimtare që përkojnë drejtpëdrejtë në përmbajtjen e Studimit të Fizibilitetit.

Në raportet e deritashme të progresit dhe në mesin e kritikave më të mëdha për institucionet kosovare, janë radhitur një varg çështjesh që kanë të bëjnë kryekëput me mungesën e sundimit të ligjit, pastaj me korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë këtu në masë të theksuar edhe politizimin e sistemit të drejtësisë dhe reformat në fushën e gjyqësorit.

Të njëjtat ngecje, të cilat jemi duke i parë me shqetësim të madh dhe që janë duke na u përsëritur në kontinuitet, do të na përsëriten edhe në studimin e fizibilitetit, i cili për nga natyra ka një format tjetër.

Është i pritshëm vlerësimi i reformave të administratës nga këndi i gadishmërisë për të nënshkruar dhe për të zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Fatkeqësisht vlerësimet jopozitive janë të pritshme si ato të vitit të kaluar dhe në këto segmente janë të pritshme edhe kritikat me tone të theksuara.

Edhe këtë vit në Raportin e Progresit, institucionet e Republikës së Kosovës do të kritikohen në fushën e sundimit të ligjit. Do të ketë po ashtu përsëritje të ngecjeve që kanë të bëjnë kryekëput me reformat në fushën e gjyqësorit, por edhe në atë të legjislacionit, që është kompletuar fare pak, derisa nuk janë arritur rezultate te pritura në menaxhimin dhe performacën e gjyqësorit.

Kritika të pritshme do të ketë edhe në fushën e lirisë së mediave. Jemi dëshmitarë që gjatë vitit të kaluar ka patur jo pak raste kur gazetarët janë penguar në kryerjen e punëve dhe aktiviteteve të tyre.

Po ashtu kritika të theksuara do të kemi edhe për kalimin e shpejtë të ligjeve, si dhe për mungesën e analizave të tyre, por edhe mungesën e konsiderueshme të debatit publik për përgatitjen dhe shkrimin e ligjeve.

Mungesa e performancës së avancuar të institucioneve të Republikës së Kosovës sa i përket Raportit të Progresit për këtë vit, përfshirë këtu edhe të gjitha vendet e rajonit që janë në ngecje, nuk janë shenjë e mirë për ne.

Ngecja në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit, gjithësesi shënon trende negative, aq më tepër kur të kihet parasysh ngritja e imazhit të Republikës së Kosovës karshi shteteve të BE-së, por edhe të atyre që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

(Autori është kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane dhe deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)