24 Shtator 2021

EULEX, edhe ju duhet ta mbështetni Qeverinë e Kosovës

Shkruar nga Arbër Kastrioti

Eulex, mos rini duarkryq, nuk ka kohë të “mrizoni”. Drejtësia ka vetëm një rrugë, përmbajuni asaj rruge. Zbatoni mandatin që keni në mbrojtje të ligjshmërisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Ky shkrim i dedikohet “EULEX-i dhe Ndërkombëtarëve tjerë relevant të përfshirë në ndihmë të institucioneve dhe popullit të Kosovës”, veçanërisht EULEX-it që tash e sa ditë bënë “sehir” edhe atëherë kur njerëzit e institucioneve të Kosovës sulmohen dhe vriten nga forcat paramilitare të Serbisë, tjetër EULEX-it do t’i thosha edhe këtë: pozicionohuni në anën e drejt, në anën e Qeverisë së Kosovës sepse për atë jeni këtu, respektivisht pozicionohuni për anën për të cilën jeni krijuar dhe keni mandat, merruni me korrupsionin dhe me krimet tjera ekonomike dhe jo vetëm ekonomike që po ndodhin dita – ditës në Kosovë, pra, dilni në krah të Qeverisë së Kosovës.

Drejtësia i ka postulatet e saja shumë mirë të definuara, ajo ka vetëm një rrugë, përmbajuni asaj rruge, nëse dëshironi ta kënaqni drejtësinë për çka edhe jeni zotuar se do të punoni në krah të ligjit. Ju nuk keni të drejt të “bëni sehir” duke lejuar që të cenohet sovraniteti i Kosovës si edhe duke u vrarë njerëzit që e mbrojnë ligjin dhe sovranitetin e këtij vendi. Tash e sa kohë ku më pak e ku më shumë nëpër Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë, njerëzit janë shqetësuar tej mase për mënyrën se si veprojnë disa dhjetëra serb të armatosur në veri të Kosovës. Vallë prej nga armatimi tek ata? Me çfarë arme u vra polici i Kosovës?

Me dhjetëra e dhjetëra analist të ndryshëm të vendit dhe ndërkombëtar sjelljet e “EULEX-it” nuk i miratojnë, bile bile në shumë shkrime analitike del se fajtor numër një për vrasjen e policit të Kosovës bie mbi supe të EULEX-it, për shkak se kanë bërë “sehir” me rastin e “Jarinës” - pikat doganore 1 e 31, në vend se ata të dalin në mbrojte të institucioneve të Kosovës e të mos shkelet sovraniteti i saj dhe të mos vriten e plagosen njerëzit.

Ata  me këmbëngulësi kërkojnë që në Kosovë të respektohet ligji sipas kutit të EULEX-it, që në Kosovë të punohet në frymën e ligjit, thuajse Qeveria e Kosovës nuk është pro ligjit. Harrojnë të gjithë ata që Hashim Thaçi ka vite e vite që thërret që të respektohet ligji, që të respektohet e drejta e njeriut, që të respektohet vullneti i shumicës, që të respektohet kërkesa e Qeverisë për luftimin e kontrabandës si edhe dukurive tjera ilegale, me fjalë të tjera Thaçi tash e sa kohë kërkon që të respektohet KUSHTETUTA e Kosovës në gjithë territorin e saj.

Veprimet e fundme të EULEX-it janë plotësisht në kundërshtim me orientimet e qeverisë së Kosovës, pikërisht për këtë arsye kjo çka po bënë EULEXI në Kosovë është alarm për drejtësinë Ndërkombëtare e në veçanti për drejtësinë kombëtare.

Bashkësia Ndërkombëtare duhet ta dijë se duke qenë përfaqësuese e të gjitha shteteve anëtare të BE-së, e ka formuar EULEX-in dhe e ka mandat për të ndihmuar Kosovën në çdo pore të jetës, madje ajo ka mandatin që ti kthej mbrapa të gjitha ligjet e Parlamentit të Kosovë nëse ato bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës në fuqi, pra si i tillë AI ka përgjegjësi shumë të madhe përpara njerëzimit, përpara drejtësisë në përgjithësi që ta vendos, ta zbatojë dhe ta jetësojë atë në harmoni me të drejtën ligjore që qendrat vendosëse kanë miratuar për të funksionuar DEMOKRACIA me të gjitha postulatet e veta ashtu si duhet në gjithë territorin e Kosovës.

Prandaj mos veprimi dhe mos ndërhyrja e menjëhershme e policisë së EULEX-it në pikat doganore 1 e 31 është pasoj e rënies së Policit të Kosovës.

Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar tërheq vërejtjen përfaqësuesve të EULEX-it dhe të gjitha mekanizmave tjera ndërkombëtare në Kosovë, se ruajtja e tërësisë territoriale e Kosovës për anëtarësinë si edhe për simpatizantët e FBKSH-së, është gjë e shenjtë, mos u befasoni nëse na shtrëngohemi që ta vejmë në veprim AKSH-në për ta mbrojtur tërësinë territoriale të Kosovës si edhe popullatën e saj.

Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar, duke par për se afërmi zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit,si dhe pas raportit të ekipit të FBKSH-së në cilësi të vëzhguesit të terrenit në pjesën veriore të vendit,  kishte mbledhur të dhëna mbi ngjarjet dhe situatën e krijuar, FBKSH  urgjentisht në mbledhjen e jashtëzakonshme me kërkesën e Shtabit të AKSH-së, po e shqyrton Vendimin e mëhershëm për nevojën e rikthimit të AKSH-së në pjesën Veriore, e cila menjëherë do të vihet në mbrojtje të popullatës civile, dhe kufijve të vendit. duke vlerësuar më tej, si shumë shqetësuese skenat e dhunës nga bandat serboqetnike, si dhe në veçanti është shqetësuese shpërndarja e armëve popullatës civile Serbe nga qeveria e Beogradit.

Më ketë rast u bëjmë thirrje NATO-së dhe EULEX-të që të merrni seriozisht zhvillimet e fundit, ti lenë deklaratat boshe,  të vihen në veprim, sepse mafia dhe bandat Serboqetnike njohin vetëm gjuhën e forcës, kot mundoheni tua mbushni mendjen me kërkesat tuaja që të tërhiqen nga rruga e dhunës, zaten këto struktura jetojnë nga dhuna dhe trazirat, atyre nuk u konvenon paqja rendi demokratik dhe sundimi i ligjit, sepse atëherë ata nuk kanë vend aty ku janë sot. Prandaj ruajtja e paqes ose e kundërta rikthimi i dhunës dhe konflikteve në pjesën më të madhe është në duart tuaja.

Zonja dhe zotërinj, \" hekuri rrihet sa është i nxehtë\" thotë një fjalë e urtë e popullit, sepse kur ftohët ai merr formën ashtu si është ku konvenon juve apo jo. Ne nuk mund të “rim sehir” duke parë se po na vriten bashkëkombësit tanë në njërën anë dhe në anën tjetër po dëmtohet e shkatërrohet pasuria e Kosovës edhe ashtu të varfër. Përndryshe edhe pse nuk është në traditën shqiptare ti thuhet mikut, shko në shtëpinë tënde se mua më lodhe me padrejtësitë e tua, ne duhet tu themi: Ndal padrejtësive ose lëshoje truallin  e Kosovës

   (Autori është kryetar i Frontit për Bashkimi Kombëtar Shqiptar)

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)