28 Mars 2024

Edhe rastet e korrupsionit po gjykohen si vepra të kundërvajtjes!

Shkruar nga Hajrullah Ternava

Situata në të cilën gjendet drejtësia në Kosovë është tepër shqetësuese, sidomos në ato institucione të gjyqësisë, prokurorisë etj, që sikur të funksiononin ashtu si e parashohin Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, edhe Kosova tani nuk do ishte në këtë gjendje që ndodhet tani, prandaj jemi izoluar nga e tërë bota dhe kemi mbetur si i vetmi shtet pa Liberalizim të vizave në BE.

Kësaj qeverie i mbetet që sa më parë ta miratoj ligjin e VETTING-ut, dhe ta filloj riorganizimin dhe pastrimin e këtyre institucioneve, nga ata njerëz që nuk e meritojnë të punojnë në këto institucione.

Në institucionet e drejtësisë duhet të vijnë njerëz të pastër moralisht dhe të shkolluar, ashtu si e kërkojnë ato vende të punës, prandaj duhet të filloj sa më parë spastrimi nga krimi që i ka kapluar këto institucione, dhe me këtë popullit t’ia kthej atë shpresë që tjerat qeverisje deri më tani në tërësi ia kanë humbur, ma në fund këtë luftim të këtyre të këqijave po e kërkon BE qe një kohë të gjatë.

Dukuritë e krimeve nëpër këto institucione janë për tu habitur, prandaj ndodhin rastet dhe mënyrat se si e kishte zbuluar gjyqësori i kontrolluar dhe i degraduar tej masë nga krimi i organizuar dhe nga mafio politika, formën më të përshtatshme për ta amnistuar krimin dhe korrupsionin, duke e trajtuar atë me formën më të butë të ndëshkueshmerisë edhe vetëm si vepër për kundërvajtje.

Këtë skandal më të ri në sistemin e drejtësisë në Kosovë në gjyqësor, e ka gjetur e konstatuar hulumtimi i IKD-së publikuar javën e kaluar sipas të cilit të gjitha rastet që ndërlidhen me korrupsion në gjykatat e Kosovës po trajtohen si kundërvajtje, duke shqiptuar dënime me kusht ose dënime simbolike të gjobave me të holla sikur me e vjedhë një pulë.

Dënimi i korrupsionit si kundërvajtje është praktikë e cila është zbatuar gjatë gjithë vitit 2020, sipas raportit të monitorimit vjetor të trajtimit të rasteve të korrupsionit në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Nga 744 seanca të rasteve te korrupsionit, ku përfshihen 240 raste të korrupsionit, me 643 të akuzuar gjithsej, raportohet për 114 aktgjykime të shpallura, në të cilat janë përfshirë 171 persona, dhe prej tyre, 94 persona janë shpallur fajtor ndërsa për 77 të tjerë kanë dështuar aktakuzat.

Nga 94 personat e dënuar, ndaj 58 personave janë shqiptuar dënime me kusht dhe me gjobë, ndërsa vetëm ndaj 36 personave janë shqiptuar dënime të buta me kinse burgim.

Po ashtu është konstatuar se zvarritja dhe shtyrja më e madhe e ngritjes së aktakuzave nga Prokuroria, por edhe e mbajtjes së seancave gjyqësorë ndodhë tek rastet që ndërlidhen me krim e korrupsion kështu që gjatë vitit të kaluar, raporti zbulon se nga 744 seancat e monitoruara janë mbajtur 513 seanca ndërkaq si pasojë e mosplotësimit të kushteve ligjore për mbajtjen e tyre, janë shtyrë 231 seanca që në përqindje, i bie se në rastet e korrupsionit janë shtyrë 31.04% e seancave që kanë të bëjnë më raste të korrupsionit, që i bije se në këtë mënyrë, dështon qëllimisht apo shtyhet sipas skenarit të përgatitur paraprakisht, pra çdo e treta (3) seancë në rastet e korrupsionit.

Pjesa më shqetësuese është se nga këto shtyrje të seancave, 47 nga to kanë dështuar për shkak të mungesës së vet gjykatësve dhe prokurorëve, pavarësisht se ata marrin paga të majme nga shteti deri në 3000 euro, dhe njëkohësisht ushtrojnë edhe detyra të tjera jashtë e brenda sistemit të drejtësisë.

Po ashtu blerja e paqes me krimin e organizuar, sipas këtij raporti konstatohet tek politika e ndëshkimit.

Nga 94 personat e dënuar, vetëm 36 prej tyre janë dënuar me burgim, ndërsa 58 të tjerë me dënime me kusht dhe me gjobë, ku përfshihen 31 të dënuar me dënime me gjobë, ndërsa 27 të tjerë me dënime me kusht.

Vendime liruese janë dhënë ndaj 60 personave, ndaj 11 personave janë shpallur aktgjykime refuzuese, kurse ndërsa ndaj gjashtë personave janë hedhur aktakuzat.

Alarmi në raport ngritët për rastet e aktgjykimeve dënuese, me dënim me burgim dhe me gjobë, kur gjykatat nuk shqiptojnë dënime të larta por shumica nga to janë dënime të ulëta, me të cilat nuk arrihen qëllimet e dënimit, sepse në 55% të rasteve ku janë shqiptuar aktgjykime te buta kinse dënuese, ashtu aktgjykimet përmbajnë dënime shumë të buta.

Nga 36 personat e dënuar me burgim, 16 nga ta janë dënuar me dënim me burgim prej gjashtë muajve, ndërsa kemi vetëm një rast kur është shqiptuar dënim me burgim prej tri vite e gjashtë muaj burgim, ndërsa edhe te dënimi me gjobë, dënimi më i shpeshtë i shqiptuar është ai me 300 euro gjobë.

Nga analiza e këtij raporti del se zgjatja në kohë te zgjidhjes së një rasti të korrupsionit gjithashtu e humbë efektin dhe rezultatin dhe peshën e ndikimit sepse mesatarja e kryerjes së lëndëve të korrupsionit nga momenti i ngritjes së aktakuzës e deri në shpalljen e aktgjykimit përfundimtar është 1,297 ditë apo afro 4 vite, e në raste më serioze edhe më gjatë.

Andaj po shihet e dihet se për çka flasin këto të gjetura për nevojën e ndërhyrjes urgjente të fillimit të pastrimit të prokurorisë dhe të gjyqësorit tanimë edhe të kriminalizuar edhe vet nga vartësit e drejtpërdrejtë të krimo-politikes dhe lidhjeve te tyre te ngushte me krimin e organizuar deri edhe me nëntokën kriminale ne vend, andaj lypset qe urgjent te ndodhe ashpërsimi i masave disiplinore dhe të politikave ndëshkimore përmes ri vlerësimit të performancës individuale të prokurorëve dhe të gjyqtareve nga KGJK-ja dhe KPK-ja.

Nga kjo çfarë u pa dhe u shpjegua, tani gjithçka eshte e qartë dhe nuk donë koment, sepse edhe nga këtu qartë shihet një gjendje e tillë në këto institucione se nuk funksionojnë ligjet, prandaj nëse duam e gjithsesi duhet të duam dhe të gjithë ne duhet të kontribuojmë që krimi në përgjithësi të luftohet në mënyrën më të ashpër se vetëm ne këtë mënyrë do të nënkuptohet se Kosova ju takon vendeve ku mbizotërojnë ligjet ku qytetarëve të sajë në çdo mënyrë iu garantohen të drejtat e tyre ligjore, duke ju garantuar jeta dhe liritë e tyre si dhe zhvillimi i tyre me të gjitha të drejtat civilizuese që i takojnë njerizimit në këtë shtet, dhe sikur në shtetet tjera të kontinentin, në e BE e pse jo edhe në tërë botën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)