29 Mars 2024

Dy shtete shqiptare apo dy shtete të interesave partiake

Shkruar nga Leonard Miftaraj

Është mjaftë vështirë të arrish të kuptosh qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës për derisa populli krenohet që tani shqiptarët janë bërë me 2 shtete realiteti flet ndryshe…

Kur problemet e kaplojnë popullin Shqipëtar në shumë situata të ndryshme prap janë kundërshtarët tanë ata të cilët arrijnë suksese nga vet ndihma e jonë dhe e qeverive tona.

Në Maqedoni digjet flamuri Shqipëtar dhe vriten dhe torturohen  Shqiptarët, ndërsa Shqiptarët e Luginës së Preshevës i vihen taksa shumë të larta për të hyrë në teritorin e Kosovës dhe nuk është problem të pyesni veten tuaj se a ngritën zërin qeveritë tona kundër këtyre ndodhive dhe a menduan ata para arritjeve të marrëveshjeve vërtet fatin e shqiptarëve?

Nese Tadiq dhe Serbia ne ç’do kohë dhe hap lufton për pjesën e Mitrovicës de fakto të ndarë nga Kosova në të cilën pjesë organizon edhe zgjedhje bën edhe kontraband , në ç’do kohë japin deklarata që Kosova ështe Sërbi në nuk e njohim Kosovën?

Dhe çfarë deklarata deri më sot ka thënë Kryeministri i Kosovës për luginën e Preshevës e cila është nën teritorin sërb dhe a i ka shkuar ndër mend ti vizitoj shqiptarët e asaj pjese…

Së paku të kërkojë leje nga qeveria e Sërbisë sa për ti bërë një visitë , në të kundërtën  udhëheqës të shtetit Sërb me leje dhe pa leje futen në teritorin e Kosovës organizojnë dhe fushata zgjedhore duke dhënë deklarata kundër Kosovës mu në mes të teritorit të Kosovës dhe ku janë qeveritë tona…

Rasti I  Heroit të gjallë Ramush Haradinaj I cili kontriboi aq shumë për Shqiptarët dhe sot ende nuk gëzon lirinë ku janë udhëheqësit tanë ata që po ja besojmë votën ne Shqipëtarët.

Botërisht është e njohur që Sërbia ka shkaktuar gjenocid mbi shum popuj si Boshnjakëve Dhe Shqiptarëve dhe tribunalit të hagës për ç’do diktator I është dashur të presë deri ne 3-7 vite për ta arrestuar sepse ata diktatorë I takonin dhe ishin të mbrojtur nga shteti I quajtur Sërbi.

Dhe sot jemi dëshmitarë që rasti Haradinaj edhe pse I shpllaur një herë I pafajshëm  mbahet I mbyllur në burg dhe prap pyetni veten familja e nderuar haradinaj sa ka kontribuarë për lirinë që sot ne e gëzojmë prap pikërisht për këtë shtet dhe ku gjindet zëri I qeverive tona deri sa ne krenohemi që kemi 2 shtete shqiptare…

Besoni që kamë frikë të shkruaj edhe më shumë si për rastet” Flamuri,Himni,1244,Mitrovica,Nafta E Kohës së Luftës…



(Atuori eshte apsolvent Fakulteti Ekonomik Pran Kolegjit Univerzitar Gjilani)


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)