29 Mars 2024

Domosdoshmeria për arsim dhe aftësim profesional dhe cilësor

Shkruar nga Shkelzen Nuza

 

Arsimi dhe aftësimi profesional luan një rol qendror për një ekonomi të përgjegjshme ekonomike. Të gjithë ata që do të përbëjnë ekonominë e së nesërmes janë soti në shkollë, ajo se çfarë arsimimi do tu jepet atyre, kjo do të pasqyrohet në ekonominë tonë. Për një aftësim të duhur dhe me kompetencë, është e nevojshme angazhimi i mësimdhënësve dhe pjesëtarëve tjerë të arsimit për kontributin e tyre të vlefshëm.

Ekonomia duhet të përcjellet nga gjenerata në gjeneratë. Duhet kujtuar çdoherë që demokracia dhe ekonomia nuk trashëgohen por ato mësohen dhe adaptohen nga gjenerata në gjeneratë. Çdo herë, secila gjeneratë është në sfidë të zhvillimit të ideve, kompetencave  dhe vlerave, që janë me rëndësi për ata në radhë të parë por edhe për shoqërinë në përgjithësi, në përmirësimin e standardit të jetesës.  Arsimi dhe aftësimi profesional luan një rol qendror për një ekonomi të përgjegjshme ekonomike. Të gjithë ata që do të përbëjnë ekonominë e së nesërmes janë soti në shkollë, ajo se çfarë arsimimi do tu jepet atyre, kjo do të pasqyrohet në ekonominë tonë. Për një aftësim të duhur dhe me kompetencë, është e nevojshme angazhimi i mësimdhënësve dhe pjesëtarëve tjerë të arsimit për kontributin e tyre të vlefshëm.
 
Të gjithë ata që do të jenë të punësuar nesër, kanë nevojë për një bazë të qëndrueshme, në mënyrë që ata të jenë vetë ndryshimi, të cilin jemi të interesuar ta shohim, ekonomia e tregut. Për një shoqëri që është e përgjegjëshme për ekonominë e tregut i duhen ndërmarrës dhe qytetar të pjekur, të cilët mund të kontribojnë  në krijimin e së ardhmës së tyre dhe të shoqërisë.  Për tu arritur kjo sigurisht është i nevojshëm kontributi i vizionarëve dhe njerëzve për shoqëri aktive ndaj kërkesave të tregut, në  zbatimin e ideve, e të cilat kanë qenë bazë e shteteve më të zhvilluara, e pa të cilat sot do të jetonim në një realitet krejtësisht të ndryshëm. Nuk do të kishim as shkollla, as vetura apo barëra ,  nëse njerëzimi nuk do të inkurajohej  për realizimin  e ideve dhe ndryshimin e rregullave të shoqërisë sipas nevojave dhe kërkesave të ndryshimit të shpejtë të tregut dhe kushteve të tij për funksionim dhe zhvillim të shoqërisë.
 
Arsimimi është ose e ndihmon njeriun që të lirohet nga paragjykimet e botës, duke fituar njohuri për gjërat që na rrethojnë por edhe ndihmon edhe në përshtatjen e tij në kushtet dhe rrethanat ekzistuese sipas vendit dhe kulturës së atij vendi, ai asnjëherë nuk qëndron neutral. Mirëpo, arsimimi nuk mund të qëndrojë statik por është e nevojshme që vazhdimisht të  sfidohet, në veçanti në aftësimin ekonomik. Nuk duhet harruar se filozofia ekonomike domosdoshmërisht duhet të lidhet me arsimim, për të qenë në hap më kërkesat e tregut të punës dhe plotësuar ato, duke krijuar çdoherë kuadro adekuate për to. Rol të rëndësishëm në këtë ndërlidhje ka aftësimi në ndërmarrësi, kreativiteti ekonomik, përgjegjësia individuale, aftësia për marrjen e vendimeve, përvetësimi i njohurive, azhurnimi i njohurive të fituara sipas ndryshimeve të tregut dhe fitimi i pavarësisë nga arritja e kompetencave.
 
Në gjithë këtë situatë të krijuar në arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë, është nevojë e domosdoshme ndërmarrja e veprimeve konkrete që e rrisin rëndësinë e arsimit profesional, apo thënë ndryshe e rrisin përkushtimin për zhvillimin ekonomik, pasi ky arsimim është drejtpërdrejt i lidhur me ekonominë dhe aq sa jemi të lidhur dhe përkushtuar për tregon edhe sa jemi të interesuar për një të tillë. Në lidhje me këtë është e nevojshme ndryshimi i qasjeve të mësimit praktik, duke marrë njohuritë e nevojshme, duke i kombinuar me shkathtësitë e nevojshme, të cilat së bashku krijojnë kompetencën për të qenë në gjendje për vepruar në tregun e punës, e kjo për arsye:

·        Ligji i Arsimit dhe Aftësimit Profesional është e nevojshme që të heq pjesën që parasheh maturën për nxënës të shkollave profesionale, duke i dhënë mundësi të përgatitjes së tyre për tregun e punës

·        Në kornizën e kurrikulumit të ri duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë shkollimi profesional, duke mos e krahasuar me fushat që janë relevante për nivelet tjera të arsimit dhe fushat karakteristike të tyre, duke i specifikuar në një tabelë të veçantë nivelet dhe fushat karakteristike të këtij lloj arsimi dhe aftësimi, gjithnjë duke i mundësuar fleksibilitet brenda fushav. Në këtë aspekt është e nevojshme që të rregullohet që sistemi i arsimit dhe aftësimit profesional, të funksionoj në atë mënyrë që teoria/praktika të jetë e rregulluar me përqindje mesatar  në vitin e parë 50/50, në vitin e dytë 40/60 dhe viti tretë 20/80, duke treguar qartë rëndësinë që kanë këto shkolla në përgatitjen profesionale, duke e rritur nëpër vite përqindjen e pjesëmarrjes aktive në praktikë profesionale, praktikë e cila është e zakonshme nëpër vendet e Bashkimit Evropian dhe është çelësi për zbutjen e ndjeshme të papunësisë, sidomos tek gjeneratat 15-24 vjeç që përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë në vendin tonë.

·        Kritikat përmbajtësore dhe metodike për praktikën ekzistuese mësimore

·        Politikat në arsim duhet të kërkojnë me ngulm integrimin sa më të mirë të shkathtësive kyçe në sistemin e arsimit
 
Përparësitë  e arsimit të bazuar në njohuri, shkathtësi dhe kompetencë
 
Trekëndëshi për një arsimim të suksesshëm domosdoshmërisht duhet të përfshijë në vete kombinimin e njohurive, fitimin e shkathtësive dhe arritjen e kompetencës, të cilat pa dyshim se ju japin punëmarrësve dhe ndërmarrësve të ardhshëm aftësi, sjellje dhe njohuri qenësisht më të thella personale në kuadër të aftësimit dhe arsimit të tyre drejt ekonomisë.
 
Përparësitë e shkollave profesionale
 
Duke i kombinuar të tri komponentet kyçe (njohuri, shkathtësi, kompetencë), duke pasë për bazë nxënësin në qendër, duke i realizuar në mënyrë atraktive mësimore, krijohen parakushte për suksesin e shkollimit të nxënësve nëpër shkollat profesionale, duke i përgatitur ata për nevojat e tregut të punës. Tregu i punës është i ndryshueshëm, në aspektin e ndryshimit të mënyrave të punës si rezultat i zhvillimit të teknologjisë. Këtyre ndryshimeve edhe shkollat e tilla duhet ti përgjigjen nevojave të tregut të punës duke mbajtur kontakte të rregullta me bizneset në vend dhe jashtë për ti kuptuar më mirë nevojat e tyre .
 
Kjo është një përgjigje ndaj ekonomisë, në kërkesat e shumta për mësimin e orientuar në praktikë, pas arsimimit  të zgjeruar të punëmarrësve të ardhshëm përtej kufijve të shtetit, pas përmirësimit të njohurive të gjuhëve të huaja dhe pas përfshirjes së teknologjisë më të re përmes telekomunikimit në procesin e arsimit dhe aftësimit profesional.
 
Mësimi i orientuar në praktikë mund ta ndryshojë stuatën në shkollat profesionale, si dhe hapësirën mësimore dhe sociale të shkollës. Njohuritë në lidhshmëri të përgjithshme kanë ndikim pozitiv në procesin mësimor. Shkolla bëhet vend në të cilin mësohen dhe zbatohen  aftësitë sociale në raport me të tjerët dhe aftësitë profesionale për të kryer  punët e kërkuara në tregun e punës.
 
Mësimi i orientuar në praktikë, duke rritur njohuritë dhe shkathtësitë mund të shërbej si pikë kyçe në mes të shkollës dhe ambientit që e rrethon atë, e në veçanti ekonomisë, si dhe kontribon direkt në ngritjen e imazhit të shkollës. Kjo përparësi mund të shfrytëzohet për gjetjen dhe rritjen e mundësive për partneritet me bizneset lokale dhe regjionale, por edhe shkollat me shkolla tjera, në favor të këmbimit të përvojave të mira të shkollave, me mbajtjen e ligjëratave dhe organizimin e mësimit në punëtoritë përkatëse.
 
Përparësitë për bizneset
 
Arsimi dhe aftësimi profesional, i bazuar në ngritjen e shkathtësive praktike, rritjen e njohurive në favor të zhvillimit të shkathtësive për të fituar kompetencën adekuate është një përgatitje e mirë për tregun e punës. Pritjet e nxënësve janë më reale dhe mund të gjejnë zbatim më lehtë. Përparësi parësore është se nëpërmjet arsimimit të tillë është shkurtimi i kohës së trajnimit/aftësimit të punëmarrësve të rinj dhe zvogëlimi i kostos së përgatitjes për punë të punëmarrësve, pasi jemi të vetëdijshëm që në të shumtën e rasteve nëpër kompanitë tona, pas pranimit në punë të stafit të rinj, ata investojnë edhe për një periudhë shtesë të panevojshme si rezultat i mos fitimit të kompetencave adekuate në arsimimin e ndjekur deri në atë pikë.

Përparësi  e qartë është kuptimi i procedurave të punës, funksionimin e bizneseve në lidhmshmëri me zhvillimin e njohurive dhe shkathtësive në ndërmarrësi, duke përkrah fleksibilitetin më të lartë në lirinë e të vepruarit të pavarur.
 
Përparësitë e ekonomisë me mësim të orientuar në praktikë
 
Organizimi i punës praktike në punëtoritë përkatëse, fitimi i njohurive të aplikueshme në praktikë qojnë në fitimin e kompetencave të kërkueshme në tregun e punës, të cilat përveç tjerash ndikojnë në formimin e të menduarit si ndërmarrës, e cila atyre ju ndihmon  në themelimin e një ndërmarrjeje, në të njëjtën kohë ulë edhe rrezikun e mbetjes pa punë pas përfundimit të shkollimit adekuat. Të qenit i suksesshëm në ndërmarrje në ekoniminë e tregut kërkon ndërmarrës dhe punëmarrës të aftësuar, fleksibil e të motivuar për punën që bëjnë dhe ata kanë mundësi të veprojnë konform ndryshimeve të shpejta në teknologji dhe shoqërisë në përgjithësisë.
 
Përveç kompetencave profesionale për nxënësit e shkollave të arsimit dhe aftësimit profesional janë të nevojshme që të zhvillohen edhe kompetencat gjuhësore të nxënësve, të cilat janë në shërbim të njohjes  së dallimeve sociale, kulturore dhe ekonomike të shteteve tjera. Ky përmirësim i cilësisë mund të arrihet nëpërmjet arsimit dhe aftësimit profesional të bazuar në fitimin e kompetencave konform rezultateve mësimore koherente për profilet e kërkuara në tregun e punës.
 
Për ta bërë më evidente nevojën e domosdoshme për ndërhyrje dhe hapje rrugë zhvillimi më të shpejtë ekonomik në vendin tonë, është esenciale lidhja e arsimimit të atyre që sot janë në shkolla e nesër e ardhmja jonë me kërkesat reale të përditshme të tregut të punës. Në lidhje me këtë , do të shohim edhe shifrat e fundit alarmante të nivelit të papunësisë të qytetarëve të Kosovës dhe niveli i tyre i kualifikimit i prodhuar ose si rezultat i pakualifikimit të tyre ashtu edhe në rastet kur thuhet se kanë kualifikim prapë është i lartë niveli i papunësisë, që mund të sugjerojë në kualifikimin jo adekuat të ndjekur nëpër periudha kohore të ndryshme.

Rritja e papunësisë në vend se në vitet pasuese të pësoj rënie, në vendin tonë ka ndodhur e kundërta, duke shënuar rënie në nivelin -1.1% nga niveli edhe ashtu i ulët i punësimit në vitin paraprak. Nga popullsia aktive në punësim, niveli i papunësisë ka arritur të jetë mesatarisht 41%. Nga kjo popullsi, 90% e të papunëve janë më shumë se 12 muaj të lajmëruar si të papunë. Nga ky 90%, 47.9% janë të regjistruara si të papuna femra, ku krahasuar me vitin paraprak të punësimit, edhe ky nivel ka shënuar rënie të punësimit për -0.2%. Përkthyer në totalin e papunësisë së gjinisë femërore, ky nivel shkon deri në 58%, ndërsa tek gjinia mashkullore ky nivel shkon deri në 32%.
 
Problematikë në vete është edhe niveli i kualifikimit të ofruar në shkollat e arsimit dhe aftësimit profesional në vendin tonë, duke marrë parasysh se në masë të madhe këto shkolla kanë mungesë të punëtorive adekuate për profilet në të cilat janë të thirrura shkollat që t`i ofrojnë. Por, para se të shohim nivelin e punësimit për ata që të paktën kanë ndjekur tri vjet në një shkollë profesionale, është e nevojshme të merret në konsideratë edhe kategoria e qytetarëve të pakualifikuar, e që në vendin tonë ky numër i të papunësuarve nuk është i vogël por shkon deri në 60 %. Nga kjo përqindje e të papunëve të pakualifikuar rreth 72 % e te gjithe te papuneve i perkasin nje niveli te arsimimit nen shkolle te mesme. Përballja më e lartë me papunësi në shoqërinë tonë i përfshin  moshat e reja prej 15-24 vjecar.
 
Duke patur parasysh se në vendin tonë mbetet shqetësuese se ofruesit më të mëdhenj të punësimit janë institucione publike, e parë kjo në nivelin e pronësisë kjo përbën vetëm 25% e mundësisë së përballimit të punësimit, ndërsa pjesa tjetër prej 75% e përbën sektorin privat, edhe sektorin ku duhet të jetë fokusi më i madh i të gjithë neve që duhet të shihet dhe trajtohet me kujdes për të përmirësuar nivelin e lartë të papunësisë. Për të ulur këtë nivel, është e nevojshme përgatitja e nxënësve e sidomos grup moshave të reja nga 15-24 vjeç të marrin kualifikimin adekuat për të gjetur vend pune në pjesën më të madhe të tregut, në tregun privat. Në tregun privat, bizneset në kohën e nevojës së pranimit të stafit të ri, menjëherë ballafaqohen me nevojën për trajnimin e tyre për shkak të mungesës së përgatitjes së tyre dhe nivelit të ulët të arritjes së kompetencës gjatë shkollimit.
 
Ajo çka e plotëson edhe më tutje këtë nevojë të fokusimit drejt tregut privat, drejt ndërmarrjeve të vogëla dhe të mesme, vlen të përmendet se në sektorin e shërbimeve nga ai nivel ekzistues i punësimit, kësaj kategorie të shërbimeve i takojnë rreth 62% dhe sektorit të prodhimit i takojnë 28% e të gjitha vendeve të lira dhe 10% i mbetur i takon sektorit primar.
 
Shkalla e punësimit për kategorinë e të papunëve të pakualifikuar  ka arritur shkallë vetëm të 1.4% krahasuar me nivelin paraprak, apo thënë ndryshe në këtë vit kanë hyrë në tregun e punës nga kjo kategori rreth 42% nga totali i të punësuarve.
 
Tjetër aspekt që mund të ndikojë në këtë mes të papunësisë së madhe është që përveq shkollimi të rregullt sekondar të rritet edhe niveli i ofrimit të trajnimeve për kategorinë e arsimit për të rritur. Për të parë këtë, vlen të theksohet se për 12 muajt e fundit është shënuar rritje për 11% e të punësuarve që kanë arritur të kryejnë trajnime në formën e arsimit për të rritur.  Femrat e papuna që kanë ndjekur trajnime në njëvjeçarin e fundit ka shënuar ngritje rreth 0.94% derisa shkalla e të punësuarve meshkuj nëpërmjet trajnimeve ka ngritje te vogel prej rreth 1.02% krahasuar me vitin paraprak.
 
Kohëve të fundit jemi dëshmitar për rezultatet e testit të maturës në përgjithësi, e të cilat treguan një rezultat mjaft të ulët rreth 42%, e në veçanti arsimi dhe aftësimi profesional kaloj me 25.5%, e cila përqindje është mjaft shqetësuese dhe se kjo përqindje e arritur është rezultat i mësimit të lëndëve teorike në këto shkolla të ngjashme me gjimnazet, mirëpo e cila duhet të shihet si pikë intervenimi për mos përsëritje dhe ndryshim të qasjes ndaj arsimit dhe aftësimit profesional, në atë mënyrë që ky lloj arsimimi dhe aftësimi të shihet i ndarë nga arsimi i përgjithshëm, e që të shihen si kategori potenciale që do ti plotësojnë kërkesat e tregut të punës në nivelin e punëtoreve të kualifikuar dhe teknikëve, duke mundësuar kohë më të shpejtë të daljes në punë të 60% të nxënësve të të gjithë arsimit, vetëm me një aftësim dhe trajnim adekuat.
 
Thënë ndryshe sipas shifrave të fundit, nxënësit nga ky arsim arrijnë shifrën 17,000 dhe nëse ne jemi në gjendje që të fusim në treg të punës afërsisht një numër të tillë, dhe bashkë me universitetin publik të Prishtinës dhe Prizrenit dhe universitet tjera të akredituara private të planifikohej më mirë se për këtë numër të të trajnuarve në shkolla profesionale në lëmitë teknike,  sa do të jetë numri i inxhinierëve apo profesioneve tjera konform profileve të shkollave të mesme, apo thënë ndryshe për 5-10 punëtor të kualifikuar ka nevojë një inxhinier, që në total do të thotë se nga ky numër i nxënësve që dalin nga shkollat profesionale në vit do të ishte e nevojshme të pranoheshin nga 1700-3400 studentë në universitet për drejtimet teknike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)