05 Tetor 2022

Dita pas marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Shkruar nga Ramadan Ilazi

Një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e pashmangshme. Ajo mund të marrë kohë, por është e sigurt se do të arrihet.

Duke huazuar nga ish Sekretari i Mbrojtjes Rumsfeld, kjo është një situatë e panjohur e njohur, që do të thotë që të tjerët (në këtë rast kryesisht ata që janë të përfshirë në proces) e dinë, por ju nuk e dini, dhe me shprehjen “ju” nënkuptohet të gjithë ne, publiku.

Megjithatë, duket se ka një interes të drejtpërdrejtë për të drejtuar publikun drejt një pritjeje ndryshe, veçanërisht drejt asaj ku status-quo-ja apo mos-zgjidhja aktuale është një zgjidhje në lidhje me mosmarrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë, pranohet si një normë.

Ajo që ne nuk e dimë, apo që nuk është e sigurt është përmbajtja aktuale e marrëveshjes, ose më saktësisht se çfarë do të përbëjë një kompromis në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë kontekst, ekzistojnë spekulime të rëndësishme, por në përgjithësi pritet që ai të përfshijë Asociacionin/Komunitetin e komunave me shumicë serbe në Kosovë A/CSM (A/KKS), në një formë apo tjetër.

Gjithashtu, ne dimë ose kuptojmë më pak për çfarë do të ndodh pastaj. Më konkretisht, duket se nuk ka asnjë planifikim për të nesërmen.

Shpresojmë që BE-ja ka mësuar nga mësimi i rëndësishëm nga marrëveshja e vitit 2013 që u konsiderua historike, por që çoi në reagime të konsiderueshme midis shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve lidhur me natyrën dhe statusin e A/CSM (A/KKS).

Menaxhimi dhe planifikimi për plëngprishësit është me rëndësi vendimtare. A do të pranohet dhe përkrahet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kurdo që arrihet, ashtu siç kërkohet nga BE-ja, nga popullata lokale në Kosovë, dhe veçanërisht nga serbët e Kosovës në veri?

 Duket se ka shumë pak diskutime për këtë, veçanërisht në veri të Kosovës, ku marrëveshja përfundimtare qëndron si më konsekuente.

Fillimi i këtij diskutimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, si në veri po ashtu edhe në jug të Kosovës.

 Duke mos u marrë me këtë pyetje, nuk do ta bëjë çështjen të zhduket. Pjesë të shoqërisë kosovare, përfshirë serbët dhe shqiptarët duket se pajtohen në një nocion përmes të cilit realiteti ynë aktual është i qëndrueshëm.

Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën dhe të ecin përpara. Asnjëra nuk mund ta bëjë këtë përderisa vazhdojnë të jenë guralecë në këpucët e njëra-tjetrës (një guralecë me një potencial serioz për t’u bërë një shkëmb).

Por thelbësore është të fillohet njohja e njëra-tjetrës më mirë. Kishte aq shumë investime në programet e shkëmbimit midis të rinjve nga Beogradi dhe Prishtina, përderisa shkëmbimet midis serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve u injoruan në masë të madhe.

Pak kohë më parë kam marrë pjesë në një diskutim shumë të gjallë me një grup individësh të shkëlqyeshëm dhe të mendimit të ngjashëm në veri të Kosovës.

Si shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe serbët, u përfshinë në diskutime pasionante dhe shkëmbim të pikëpamjeve të tyre.

Ajo që bie në sy është, sa i kufizuar është kuptimi i përvojës dhe perspektives së njëri-tjetrit për proceset e vazhdueshme të dialogut.

Diskutimi nuk ishte aq shumë për një grup që përpiqej të bindte tjetrin për meritat e argumenteve të tyre, saqë ishte - shpesh - një përpjekje e dëshpëruar për të shpjeguar këndvështrimin për një çështje të veçantë.

Ky diskutim tregoi se sa e rëndësishme është puna që bëjnë organizatat e shoqërisë civile për të bashkuar të rinj nga të dy anët e korridorit në mënyrë që të kuptojnë më thellë pozicionet e njëri-tjetrit (Shqiptarët e Kosovës/Serbët e Kosovës), dhe se si marrëveshje të veçanta politike, të negociuara dhe të dakorduara në Bruksel ndikojnë tek ne në një mënyrë apo tjetër.

 Një pyetje që e bëra në këtë takim ishte, se çfarë do të ndodhë një ditë pas marrëveshjes? Pajtueshmëria me këtë pyetje është shqetësuese.

Si shqiptarët ashtu edhe serbët duket se kanë investuar shumë për të siguruar që marrëveshja përfundimtare të reflektojë në maksimum kërkesat e tyre, ndërsa nuk ka biseda se çfarë do të ndodhë më pas.

Ne po hyjmë në dekadën e tretë që realiteti në veri të Kosovës, politikisht, ekonomikisht dhe shoqërisht ka qenë i ndryshëm nga pjesa tjetër e vendit, apo jugu i Kosovës.

Në veri ka një brez komplet të ri që nuk është i lidhur me vitet e 90-ta, apo pasojat e menjëhershme të vitit 1999.

Këta të rinj në të 20-at, e shohin situatën në një dritë tjetër. Bindja e tyre për të pranuar një realitet të ndryshëm nga ai në të cilin janë rritur nuk do të jetë i lehtë.

Nënshkrimi i marrëveshjes në Bruksel ose Paris (ose diku tjetër) nuk do të ndryshojë automatikisht situatën, perceptimin, sjelljet dhe problemet aktuale në veri. Vazhdon të ekzistojë një mosbesim i thellë midis komuniteteve shqiptare dhe serbe.

Ky mosbesim është veçanërisht i thellë në lidhje me elitat politike dhe mënyrën se si njëri i sheh udhëheqësit e tjetrit.

Ky është një problem serioz. Diskutimi për të nesërmen pas marrëveshjes është jetik të fillohet nga shoqëria kosovare, dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme për serbët e Kosovës në veri të Kosovës, të cilët janë në një pozitë veçanërisht të ndjeshme.

Duke pasur elita politike që formojnë një diskurs publik që paraqet një marrëveshje përfundimtare me Kosovën, ose formulat e ndarjes së pushtetit për serbët lokalë si një skenar i shkatërrimit vetëm shton sfidat dhe ndihmon në nxitjen e ekstremizmit etno-kombëtar.

Ramadan Ilazi është një kandidat për doktoraturë në Universitetin e Qytetit të Dublinit (DCU) dhe një studiues i lartë në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS). Nga 2015 në 2016 ai shërbeu si zv / ministër për integrime evropiane në qeverinë e Kosovës.

Opinionet e shprehura në këtë seri të op-eds nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Fondi Ballkanik për Demokraci të Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID ose Qeverisë së SH.B.A.

Projekti mbështetet nga Fondi Ballkanik për Demokraci të Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe USAID.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 tetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues në Gjilan. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve pret sekretaren e ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Dacić ku edhe do të mbahet konferenca për media lidhur me Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini. (Objekti i AKB-së, ora 11:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Selia e FFK-së, ora 11:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:30)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 59. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e prof. dr. Shqiponja Isufit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Itali në kuadër të Kualifikimeve e Evropianit U17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)