25 Prill 2024

Dita botërore e konsumatorit, ditë e ministrisë apo e konsumatorit

Shkruar nga Selatin Kaçaniku

Në kuadrin e muajit botërore te konsumatoritqë është muaji Mars,15. Marsi shënohet si ditë botërore e konsumatorit. Pas themelimit të OJQ konsumatori dhe pas aktiviteteve sensibilizuese para tre vitesh edhe në Kosovë filloi shënimi i muajit dhe i ditës botërore te konsumatorit.  

Është e zakonshme dhe ashtu e do protokoli që kjo ditë të shënohet nga konsumatori - nga shoqëria civile që merret me kauzën e konsumatorit. Nuk kemi informata se ndokund në Botë shteti ose institucioni i shtetit, ndonjë ministri pra shënon MUAJIN ose DITËN E KONSUMATORIT si Ditë të veten ?!  Por, kjo ndodhë në Kosovë ku MTI-ja, brënda së cilës funksionon Këshilli për mbrojtjen e konsumatorit i emruar nga Kryeministri i Kosovës, organizon aktivitete të shënimit të DITËS por jo edhe të MUAJIT BOTËROR TË KONSUMATORIT ?!

Ndoshta nuk është keq, me rëndësi është të shënohet kjo Ditë, të ketë aktivitete e të sensibilizohet konsumatori dhe pjesëmarrësit tjerë në tregun e produkteve, mallrave e të shërbimeve për respektimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, të “ Programit…2010-2014 “ dhe të ligjeve tjera që rregullojnë lëmenjë të caktuar nga fusha e të drejtave, intereseve dhe të dinjitetit të konsumatorit. Me rëndësi është që të ketë përmirësime e avansim në këtë fushë me interes për konsumatorin - por që mund të ketë ndikim shumë të madh stabilizues në gjithë tregun, ekonominë.

Ndoshta është keq sepse, në kushtet normale, Qeveria e Kosovës, MTI-ja dhe Ministritë tjera e kanë për obligim ligjor të përkrahin konsumatorin që bën pjesë në “ target grupin e tyre “ dhe, së këndejmi, duke i dhënë përkrahje shoqërisë civile që merret me kauzën e konsumatorit, të përmbushin obligimin ligjor, profesional e moral. Natyrisht se kjo përkrahje pike së pari ka të bëj me përkrahjen finansiare për projekte të cilat do të trajtonin çështje, aktivitete, fushata të caktuara me interes për konsumatorin. Më e mira do të ishte nëse MTI-ja, Ministritë, por edhe Qeveria, të cilat së bashku marrin afro 1.5 MLRD €/vit nga konsumatori taksapagues ( gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës ) së bashku me konsumatorin të bënin një aktivitet të përbashkët, të paktën një ?!

Imponohet për të dyshuar se edhe ky aktivitet shfrytëzohet nga institucionet e pushtetit për SHOW medial sa për të dëshmuar të arriturat e pamjaftueshme. Anise disa nga mangësitë e paaftësitë e identifikuara e të thëna nga shoqëria e gjërë civile dhe nga KONSUMATORI as ministritë, as Qeveria, as askush nuk i pranojnë, i “ demantojnë “ dhe nuk ia varin veshin megjithate, për satisfaksion moral, ua thotë zëshëm “ Raporti i progresit…” para të cilit për tre vitet me rradhë të gjithë përkulen por, për fat të keq, ata si “ përsëritsa “ vazhdojnë me të vjetrën ?! Nuk dinë, nuk duan ose nuk munden ?

Anise kaluam javën e pare të MUAJIT BOTËROR TË KONSUMATORIT, përcjellë me festa tjera, nuk shënuam akoma asnjë aktivitet pro të drejtave, interesit ja dinjitetit të konsumatorit ?!

Po ndodhë e kundërta: Kujdesi shoqëror nën veprimin e “ ekonomisë ( kaotike ) të tregut “  me shtrenjtime të produkteve, mallrave e shërbimeve rrezikon qenjësisht standardin e konsumatorit; Ka abuzime të shumta me të drejtat, intereset dhe dinjitetin e konsumatorit; Kemi regjistruar shumë abuzime me standardet–edhe nën “ përkrahjen “ e institucioneve; Jemi të mendimit se nuk përcjellen nevojat, kërkesat as prioritetet e konsumatorit dhe nuk balansohen ato kur bëhet fjalë për investimet kapitale, por ato nuk balansohen as me Buxhetin të cilin e gjneron vet konsumatori duke pretenduar se atë Buxhet e gjeneron për nevojat e veta ?!

Nga 365 ditë të vitit që i kemi në disponim Qeveria e ministritë, në veçanti MTI-ja nuk dëshmuan akoma energji të mjaftueshme, vullnet të mirë as përkushtim të duhur që konsumatorit taksapagues, i cili i “ finanson “ tërë vitin, t ia mbështesin një MUAJ BOTËROR TË KONSUMATORIT me paranë e vet konsumatorit ?!

Kur atëbotë Qeveria ia shkurtoi Buxhetin për sivjet MTI-se për rreth 500.000 € e patëm shprehur publikisht frikën se ky shkurtim do të reflektohet më së shumti te programet rreth kauzës së konsumatorit. Doli e vërtetë që dëshmon se konsumatori trajtohet si i  padenjë, mos të themi shumfish i eksploatuar, i zhvatur dhe duke mos qenë i konsultuar kurr për asgjë del se çdo gjë i imponohet dhe…konsumatori detyrohet të ndihet i diskriminuar me parane e vet ?!

Ky diskriminim vërehet edhe në Këshillin për mbrojtjen e konsumatorit në të cilin nga 7 anëtarët, sa ka gjithësej, 3 anëtarë janë nga asociacionet e bizneseve, një është i pavarur, dy janë të MTI-së ( nuk dihet se kend e përfaqësojnë ) dhe një është i shoqërisë civile që merret me kauzën e konsumatorit ?! Të gjithë këta 5 anëtarë përfaqësojnë komunitetin e bizneseve të regjistruara në MTI ( a nuk mund të jetë ky konflikt interesesh ?! ) që janë më pak se 30.000 të regjistruar në këto asociacione biznesesh ( nga afro 55.000 ekzistuese të regjistruara në MTI - ose nga gjithsej 110.000 biznese ekzistuese së bashku me ato informale ) në raport me një përfaqësues të afro 2.000.000 konsumatorëve sa i ka sot Kosova ?! Dhe, shih çudinë, vet institucionet e Shtetit dhe asociacionet e bizneseve nuk angazhohen ose pengojnë që edhe bizneset të trajtohen si konsumatorë përderisa ato konsumojnë për nevoja vetanake e jo për shitje ose për rishitje ?! Por, duke i falenderuar atyre janë të mbipërfaqësuar në Këshillin për mbrojtjen e konsumatorit ?!

Një arsye më shumë në mbështetje të kërkesës sonë të kahmotshme për themelimin e Ministrisë për mbrojtjen e konsumatorit ?!

Qeveria, Ministritë e në veçanti MTI-ja qëllimin dhe vullnetin e mire ndaj konsumatorit, edhe falenderimin, mund ta shprehin e dëshmojnë duke ia mundësuar konsumatorit që ai vet të shënojë MUAJIN dhe DITËN E KONSUMATORIT.

Si gjest i kulturës do të duheshte që, duke e trajtuar MUAJIN dhe DITËN BOTËRORE TË KONSUMATORIT si feste, ta përqafojmë këtë ditë e muaj me fjalë të zgjedhura, më të buta. Këtë dhe kështu u përpoqëm ta bëjmë vitin e kaluar. Nuk doli e qëlluar. Duke pasur pak raste për t u ballafaquar me të vërtetën po detyrohemi që edhe Ditën edhe Muajin që do të duheshte të jenë Festë për ne konsumatorët t i shfrytëzojmë për t ia dhënë udhën të vërtetës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)