20 Prill 2024

Deklarimi i pasurisë një farsë që nuk mund të verifikohet

Shkruar nga Organizata ÇOHU!

 

Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publik, i publikuar nga Agjensioni Kundër Korrupsion, ka nxjerrë në pah paradoksin e zyrtarëve më të pasur të shtetit më të varfër në rajon. Shumica e zyrtarëve të lartë kanë deklaruar para kesh prej qindra mijëra eurosh, gjë që nuk ak asnjë përputhje me të ardhurat e tyre mujore.
Përveç kësaj, deklarimi i aseteve të zyrtarëve publik ka ekzspozuar një tendencë të fryerjes tejmase të vlerës së patundshmërive të zyrtarëve në fshatrat prej nga ata vijnë. Kjo lë vend për dyshime se kjo vlerë është rritur qëllimisht në mënyrë që të shërbej si potencial për mbushjen e llogarive të tyre nga transaksione që praktikisht mund të shërbejnë për spastrim parash.

Në anën tjetër, është parë tashmë se publiku kosovar nuk do të njoftohet me asetet e deklaruara të të afërmve të zyrtarëve publik, gjë që ka lënduar shumë transparencen e procesit të deklarimit të aseteve.

Zyrtarët tonë mund të dalin shumëfish më të pasur po qe se do kishim një transparencë edhe të aseteve të të afërmve të tyre të shkallës së parë ashtu siç është parapar me ligj.

Në anën tjetër, pamundësia e verifikimit të këtyre të dhënave dhe krahasimit të tyre me gjendjen faktike të aseteve e ka bërë procesin të jetë leht i manipulueshëm. Nuk është krijuar as kuadër ligjor dhe as institucional, por as që është punuar në krijimin e kapaciteteve për të bërë verifikimin e deklarimeve të pasurisë së zyrtarëve publik. Praktikisht zyrtarët publik mund të deklarojnë simbas dëshirës dhe mundësitë për të verifikuar këto deklarime janë tepër të vogëla.

Kosova akoma nuk tërësisht funksional një agjension për sekuestrimin dhe menaxhimin e pasurisë së sekuestruar. Kosova nuk ka zyrtarë të kualifikuar për të bërë verifikimin e pasurisë së deklaruar. Të gjitha këto e bëjnë procesin e deklarimit të pasurisë shumë leht të manipulueshëm.

Në anën tjetër, praktika tashmë e krijuar nga ana e qeverisë për ta thirrur në takim drejtorin ekzekutiv të AKK-së sa herë që ata kanë një raport dhe për të bërë konferenca shtypi të mbushura me propagandë, në vetvete nënkupton një manipulim të agjensionit me qëllime të qarta politike. Kryeministri ka deklaruar se qevria e tij është qeveria më transparente në rajon, por pikërisht manipulimi i tillë i AKK-së e bën ktë qeveri me një tendencë që të vazhdojë propagandën e qeverisë me “zero tolerancë” ndaj korrupsionit, gjë që demantohet në secilin hap të saj.

Organizata ÇOHU! kërkon që në vend të takimeve dhe konferencave për shtyp, institucionet e Kosovës të krijojnë kuadrin e nevojshëm ligjor dhe mekanizmat që do të siguronin një transparencë të plotë në deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)