27 Shtator 2022

De-nazifikimi i shoqerisë serbe

Shkruar nga Ibrahim Hoxha

Se arrestimi i top kriminelit serb te akuazuar nga drejtesia ndërkombëtare do të bënte  jehonë në ballinat e mediave me prestigjioze botërore nuk besoj se do të ishte venë në dyshim asnjëher, dhe kjo në të vërtetë nuk besoj se paraqet ndonjë risi për vetë lexuesit në ketë rast.

Poashtu fakti se  krimineli i luftes Ratko Mladic i kerkuar nga drejtesia nderkombtare u fsheh nga shteti Serb per 16 vite me radhe ,per tu shfryetezuar me vone si karte ne procesin integrues te serbise me BE-ne, nuk besoj se vihet ne dileme nga lexuesit !

Por qeshtja esenciale ne kete rast mendoj se do te duhej te bente me ate, se a ekzistojne  intenca apo me mire te themi a po shfaqen fluska te vetedijsmit  perbrenda vete elites serbe, qe  te mundesoje largimin e shoqerise serbe nje here e pergjithmone  nga e kaluara e saj jo fort e larget  genocidale?

Mendoj se ktu duhet thyer heshtat tani ne analizat e meteshjeme si nga analistet nderkombetare ashtu edhe ata vendore . Bashkesia nderkombtare duhet stopuar nje here e pergjithmone se vrapuari  duke pershendetur nje hap te tille te Serbise (te mos harrojme se per krimet e kryera nje pjese bukur te mire te fajit e bart edhe ajo vet) , kur edhe vete eshte e vetdijshem arrstimi i Mladic ishte nje parakusht Sine qua non per te Serbine per te marr satusin e kandidatit ne BE.

Siq u shpreh edhe vet Ministri i Jashtem i Polonise me nje thenie te tij  briliante  se: Serbia duhet te largohet nga demonet e te se kaluares ! Pra kjo duhet te jete qasja te cilen shoqeria serbe duhet  ti‘a ve vetevetes.

Ne konditat afatgjate  nuk besoj se ky arrestim, dhe kjo qasje apo politike nacionale serbe ,e shfrytezimit ne njeren ane dhe mbrojtjes se heshtur ne tjetren ane  te kriminelve te luftes do ti ndihmoje shoqerise serbe ?

Ketu mendoj se  duhet te jete pikenisja e qasjes  qe duhet elita serba ti’a ve vetvetes : fillimi i nje procesi te de-nazifikimit te shoqerise serbe mendoj se  eshte parakusht per vetedijsimin e qytetareve serb , per ate se qka ne te vertet ka ndodhur ne  lufterat „heroike“ te popullit serb!

Personalisht nuk mendoj se tanime hapja e gjyqeve te medha si ato te Nurembergut nga lufta e dyte e boterore do te ndihmonte edhe (gjithsesi se proceset e drejtesise ndaj krimnelve te luftes nuk do te duhej te ndaleshin) aq ,sa nje proces i kordinuar mire dhe udhehequr nga vete elita serbe duke filluar me ndertimin e nje kornize ligjore, ndalimin e simboleve nacionalsite, largimin nga postet te gjithe pjesmarrsve te luftera, dhe nje proces te vetedijsimit  per t’ia sqaruar qytetarve te vet politiken gjenocidale ndaj popujve tjere qe shteti serb ka udhehequr, qka ne te vertet do ti paraprinte nje kerkim falje te hapur nga shteti dhe shoqeria ndaj popujve fqinj .

Pa nje proces te tille te udhehqur nga vete elita serbe dhe ndihmuar nga bashkesia nderkombetare , nuk besoj se serbia do te munde te krijonte klime mirebesimi dhe fqinjesie te mire me shtetet fqinje se Kroacine , Bosnjen dhe Kosoven.

Ne fund te fundit fqinjesia e mire me shtetet perreth eshte gjithashtu parakusht per perafrim me BE-ne. Por ky proces i de-nazifikimit te shoqerise serbe ,nuk do te duhej te behej as per fqinjet e saj ne radhe te pare, apo viktimat e mbytura nga policia, ushtria dhe forcat paramilitare serbe te udhehequra nga politika serbe me perkrahjen e kishes otodokse serbe e aq me pak   per BE-ne,  por ne radhe te pare  per vete serbet dhe shoqerine e tyre ne realitet!

Nuk mundet Serbia te largoje  fajin nga vetja me askione te vetmuara si ky i Mladic apo edhe me keq duke ndertuar intriga per popujt fqinje ne bashkepunim me ndonje mercenar te paguar shtrenjte  si ai i zviceranit alla -Dick Marti.Millosheviq nuk i kreu i vetem sulmin dhe krimet ndaj popujve fqinje , mos te harrojme se ai kishte nje perkrahje te fuqishme nga kisha serbe , dhe elita e atehershme serbe !

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022

 - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shënon Ditën Botërore të Turizmit, në bashkëpunim me Unionin e Turizmit të Kosovës dhe me përkrahjen e Projektit për Zhvillimin e Sektorit Privat (PPSE). (Parku Arkeologjik Ulpiana, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)