20 Prill 2024

Çka fshehë Marrëveshja për Veriun

Shkruar nga Seremb Gjergji

Të enjten më 17 janar në Bruksel do të nënshkruhet Marrëveshja për Veriun ndërmjet Kryeministrit Thaçi dhe atij Dacic; marrëveshje kjo që nuk e përcakton asnjë çështje se kush do të jetë Zot-Shpije në pjesën Veriore të Kosovës. Do të ketë negociata shtesë/extra për këtë çështje! Shtesë, marrëveshja i jep Komunave të Veriut  50% të parave që mblidhen nga Doganat e Kosovës në Jarinje dhe Bernjak. Paratë fillojnë të rrjedhin menjëherë. 

Në Kuvendin e Kosovës është premtuar që: “gjatë bisedimeve dhe marrëveshjeve që arrihen në këto bisedime me Serbinë nuk do të ndryshohet asnjë Ligj apo nen i Kushtetutës së Kosovës”. Drojë se këto ndryshime do të ndodhin dhe do ta cenojnë Kushtetutën aktuale të Republikës së Kosovës.

Deri me tash Strategjia për Veriun, është modeli më i mirë që mund të aplikohet dhe inkorporohet edhe kjo pjesë e Kosovës në institucionet vendore; që tash ka mbetur si zorrë qorre.

Marrëveshja do t’u mundësoi strukturave ilegale paralele të Serbisë që të jetojnë me stil dhe pa e ngarkuar buxhetin e shtetit serb. Askush nuk garanton se të gjitha mallrat që vijnë nga Serbia në Kosovë nuk do të kalojnë përmes Jarinjës dhe Bernjakut që nënkupton se mbi €100 milion euro zyrtarisht do të shkojnë në Rajonin e Veriut - Komunat aktuale të Veriut – pa ditur se si do të shfrytëzohen dhe nga kush këto para.

Problemet nga marrëveshja

1.       Baronesha Ashton dhe Bashkimi Evropian duhet të mbajë përgjithësi për faktin se kjo marrëveshje nuk garanton futjen e kësaj zone veriore nën administrimin e institucioneve të Kosovës dhe nuk garanton fillimin e zgjedhjeve lokale ne këtë pjesë të Kosovës.

2.       Marrëveshja nuk precizon as faktin se kush e administron ketë pjesë të Kosovës. Kush do të jetë Zot Shtëpie për këtë Rajon.

3.       Mos eliminimi i strukturave paralele. Madje u lejohet të operojnë lirshëm pa asnjë pengesë.

4.       Nga çdo mall i doganuar në Bërnjakë dhe Jarinjë; 50% e parave shkojnë për këtë pjesë. Qeveria e Kosovës nuk mund të vendosë se ku mund të shpenzohen dhe si duhet të shpenzohen. Serbet e veriut vendosin për këtë.

5.       Krijohet fondi i veçantë Për Veriun në kuadër të Buxheti të Konsoliduar të Kosovës. Kjo i hapë rrugën çdo veprimi të ardhshëm në këtë zonë dhe zonat e tjera në territorin e Republikës së Kosovës.

6.       Nga Kosova nuk mund të aplikohet asnjë veprim doganor që parimisht është në kundërshtim me CEFTA-n dhe ligjet e BE-së.

7.       Cilado paketë fiskale aktuale ne Kosovë nuk është e obligueshme për Veriun e Kosovës. Duhet të përcaktohen TARIFA të reja.

8.       Dukët se kemi rënë nën presionin e BE-së, edhe pse Amerikanët po na këshillojnë që të mos ngutemi. Shpejt po i harrojmë këshillat amerikane.

9.       Me marrëveshje do të ndryshoi Kodi Doganor i Kosovës dhe do të funksionoi ndryshe në Bernjak dhe Jarinje e ndryshe në Morinë e Merdare apo në të gjitha pikat tjera doganore.

10.    Serbia do t’i orientoi të gjitha mallrat që shiten në Kosovë në Jarinje dhe Bernjak. Askush nuk e ndalon! Kjo nënkupton që mbi 100 milion euro do të shkojnë në pjesën veriore.

11.    Nuk është përcaktuar rroli i KFOR-it në këtë marrëveshje si dhe detyra e tyre për një ambient të qetë dhe të sigurt. Gabim!

12.    Me marrëveshje nuk hiqen barrikadat nga asnjë pikë ku aktualisht janë të vendosura – as mbi Urën e Ibrit.

13.    Mendohet se me këtë veprim Serbia i njeh doganat e Kosovës. Por, për ne kjo nuk është e rëndësishme kur Doganat e Kosovës njihen nga OKB-ja dhe BE-ja.

14.    Marrëveshja nuk obligon asnjë nga bizneset e Rajonit të Veriut që të regjistrohen në institucionet e Kosovës dhe të paguajnë tatim Republikës së Kosovës.

Përparësitë

Kjo marrëveshje do t’i ketë edhe tri përparësi të cilat shkojnë në favor të shtetit të Kosovës. Duhet t’i shqyrtojmë me kujdes këto 3 mundësi, edhe pse janë pak, kundrejt problemeve të pazgjedhura që janë të paraqitura më lartë.

1.    Njohja e Doganave të Kosovës nga Serbia si njësi e pavarur doganore.

2.    Fillimi i zgjidhjes së problemit të situatës aktuale Status-Quo në Veri të Republikës së Kosovës.

3.    Kjo i hapë rrugë nënshkrimit të marrëveshjes për Asocim Stabilizim me BE-në, por jo edhe Liberalizimit të Vizave për qytetarët e Kosovës.

Pra, gjendja avancon në të mirën e shtetit të Kosovës dhe do të jetë pak më mirë se aktualisht – sepse diçka po lëvizë. A po lëvizë në drejtim të drejtë?

Kjo marrëveshje për Veriun dhe ajo e IBM – Menaxhimi i Integruar i Kufirit, janë dy hapat që në një mënyrë apo tjetrën fillojnë një proces.

Andaj duhet vlerësuar mirë se a duhet nënshkruar apo jo këtë marrëveshje në të cilën po insistojnë shumë BE-ja, veçmas Baronesha Ashton.

Problemi kryesorë që marrëveshja nuk e zgjidhë

Marrëveshja nuk shuan strukturat ilegale paralele të Serbisë në Kosovë.

Marrëveshja nuk jep kurrfarë garancie që Pjesa Veriore e Kosovës (Leposaviç, Zubin Potok, Zvecan dhe Pjesa Veriore e Mitrovicës) do të jenë nën administrimin e institucioneve të Kosovës.

Marrëveshja nuk parasheh zgjedhje lokale – përderisa financon me 50% nga të gjitha të hyrat doganore në Bernjak dhe Jarinje.

Marrëveshja nuk garanton që të gjitha mallrat që vijnë nga Serbia nuk do të kalojnë vetëm nëpër këto dy pika – përkthyer në euro; janë mbi €100 milion euro në vit.

Marrëveshja, nuk përcakton se si të përdorën këto para dhe kush duhet t’i përdorë – edhe pse paratë do të fillojnë të derdhen në fondin e veçantë menjëherë.

Krijimi i Fondit të Veçantë, poashtu është një precedan i keq për hapat në vazhdim. Kërkesa e njëjtë mund të vij edhe nga zonat tjera të banuar më serb.

Më ketë marrëveshje drojë se mund të filloi Kantonizimi i Kosovës.

BE-ja e cila po bënë shumë presion tek Kryeministri Thaçi për ta nënshkruar këtë marrëveshje, nuk po garanton asgjë në drejtim të një shtetit funksional dhe eliminimin e strukturave paralele si dhe organizimin e zgjedhjeve lokale. Gjendja është e keqe. Ndërsa, amerikanët ka kohë që po na këshillojnë që të mos ngutemi dhe të marrim vendime të cilat më pas do të na kushtojnë shtrenjtë.

Tregimi i tradhtarit të vendit

Në udhëtimet e shumta nëpër botë, më ka rastisur të dëgjoj çdo lloj tregimi dhe ngjarjeje nga të kaluarat e ndryshme të këtyre vendeve. Në vitin 2000 isha në Bruksel dhe e pashë një bust në një prej shesheve të qytetit ku përveç emrit e mbiemrit dhe titull udhëheqës shkruhej: “Ky e ka tradhtuar vendin e vet”. E pyes një qytetarë të Brukselit – pse e keni vendosur bustin e tradhtarit këtu?

Ai tha: “fëmijët e mi e kanë fatin të jetojnë në Bruksel dhe vijnë e shohin bustin e udhëheqësit që e ka tradhtuar vendin e tyre. Pastaj ata e mësojnë nga unë se si nuk duhet tradhtuar vendi.

Ndërsa nxënësit e qyteteve të tjera, vazhdon ai, e mësojnë nëpër shkolla këtë histori. Nuk janë shumë që vijnë dhe e vizitojnë këtë bust si pjesë të lëndës mësimore. Por çdo prind i Brukselit u tregon fëmijëve të tyre për gabimet dhe tradhtinë e tij”.

Nuk kam dëshirë që asnjë shqiptarit të Kosovës t’i shkruhet TRADHËTARË tek këmbët e lapidarit të tij/saj dhe gjeneratat që vijnë mos ta mësojnë si tradhtar të vendit të vet. Por, ta mësojnë si HERO/HEROINË që ka avancuar shtetin dhe ka përmirësuar jetesën e qytetarëve të vendit të vet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)