24 Prill 2024

Çdo popull e ka të drejtën për Vetëvendosje!

Shkruar nga Faik Krasniqi

Sigurisht se jo vetëm Kosova që është Shqipëri po duhet dhe është momenti më i favorshëm nga e gjithë historia e mëparshme që të bashkohen gjitha trojet etnike shqiptare në një shtet, se vetë kështu do të stabilizohej Ballkan dhe Evropa, për ndryshe luftërat dhe konfliktet ndëretnike nuk do të ndalen kurrë.

Prandaj duhet të jemi të vendosur në këtë drejtim ne shqiptarët sepse këto procese nuk vijnë për çdo vit por në 50 vite apo me shekuj, kështu që koha nuk pret dhe duhet sa më parë të mobilizohemi në çdo lëmi për t’i realizuar aspiratat e Popullit liridashës që shekuj me radhë kemi luftuar për të qenë të lirë si gjithë popujt e tjerë.

Pra janë derdhur lumenj gjaku dhe amaneti i dëshmorëve i të gjitha kohërave do të na mallkoj nëqoftëse nuk jemi të vendosur edhe kësaj radhe që të çlirohemi njëherë e përgjithmonë nga okupator të ndryshëm sllavë.

E drejta historike dhe e drejta nga të gjitha rezolutat e kombeve të bashkuara të OKB-së, janë të qarta se çdo popull e ka të drejtën për Vetëvendosje, pra edhe ne shqiptarët e kemi këtë të drejt por duhet t’jua bëjmë me dije QENDRAVE më relevante ndërkombëtare se pa zgjidhjen e çështjes shqiptare nuk do të ketë Bashkim Evropian, se me bekimin e Evropës jemi të copëtuar në gjashtë shtete dhe kjo duhet të jetë e vendosur për t’i korigjuar gabimet e mëparshme siç ishin marrëveshja e Shën Stefanit, e Kongresit të Berlinit, e Londrës, e Versajës etj.

Duhet t’i tregojmë Evropës dhe gjithë Botës se Bashkimi Kombëtar nuk bëhet në dëm të ndokujt, bashkimi bëhet për interes të shqiptarëve dhe është punë që duhet të përkrahet. Bashkimi është çështje natyrale, shoqërore, fisnike, e mirë, pozitive dhe është në favor të Ballkanit dhe Evropës. Bashkimi i shqiptarëve si e drejtë natyrale do të ndodhë dhe duhet të ndodhë sa më parë.

Kemi një gjuhë, një flamur, një gjak dhe një emër, jemi një! Bashkimi është një gjë e cila do të ndodhë patjetër, është vetëm pyetje kohe, edhe pse mendoj se do të kaloj një kohë pak si e gjatë. Shqipëria duhet të kthehet në formën e saj natyrale, prandaj edhe është natyrale që do të vijë bashkimi.

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të ''ALEANCA KUQ E ZI'') 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)