09 Dhjetor 2021

Bisedimet me Serbinë, përparim apo prapakthim

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora

Në vend se bisedimet midis dy shteteve që luftuan, njëra, Serbia për të ruajtur dhe mbajtur Kosovën si koloni dhe tjetra Kosova për ta fituar lirinë si të gjitha vendet tjera, të jenë vullnet dhe domosdoshmëri e dy shteteve për normalizim të marëdhënieve, bashkësia ndërkombëtare imponoi bisedimet krejtësisht të pabarabarta duke zbatuar në mënyrë të paskrupullt standarde të dyfishta. 

Serbia u favorizua në çdo pikëpamje duke u amnistuar nga krimet e bëra në hapësirat e ish- Jugosllavisë, deri në gjenocid.

Pala kosovare krejtësisht e papërgatitur për bisedime, pa axhendë kombëtare dhe shtetërore u detyrua, sipas inercionit  të kushtëzuar të pranojë çdo propozim të ndërkombëtarëve edhe në rast se e pësuan me humbje të territorit dhe duke e vënë seriozisht në pikëpyetje ekzistencën e vet shtetit.

Ndërkombëtarët iu vardisen Serbisë duke i bërë lëshime të jashtëzakonshme që nga heqja e embargos për shitje të armëve e deri te proceset e integrimit në BE që u bënë me një dinamikë të përshpjetuar kurse Kosovës i imponuan legalizimin e ndërhyrjes së Serbisë në punët e rregullimit të brendshëm të Kosovës përmes Zonave të Mbrojtura dhe Asociacionit të Komunave të Serbisë në Kosovë, ekskluzivisht në baza etnike, duke i dhënë në këtë mënyrë më shumë fuqi në hartimin e infrastruktures rrugore një popi të stërmbushur me mbushje shoviniste si puna e Sava Janjiqit që është më vendimmarrës se të gjithë ministrat e infrastruktures së Kosovës.

Kosovës ia imponuan Demarkacionin duke i premtuar liberalizim të vizave për t'i shtuar edhe një dry më shumë në kafazin e izolimit absolut ku janë vendosur, jo politikanët e papërgjegjshëm dhe shpërdorues kosovarë por qytetarët e Kosovës.

Së fundi, Kosovës iu imponua edhe një Gjykatë Speciale për të gjykuar krimet që i ka "bërë" UÇK kurse,  në mënyrën më të pështirë u amnistuan kriminelët e luftës së Serbisë Aleksandar Vuçiq, Vojisllav Sheshel, Daçiq, Dikoviq etj., e që në fakt paraqet racizëm të ndyrë.

Tash,  Kosovës po i imponohen bisedime biseksuale apo dybinarëshe, në njërën anë duan dhe duket se janë protagonistë kryesorë Borrell dhe Lajçak, me vend pune në Bruksel kurse me mendje dhe bindje në Beograd dhe, në anën tjetër i humburi në iluzionet e madhështisë së projektuar, arroganti tashmë i tredhur politikisht, Grenell dhe një president në përfundim të mandatit e që për fat të keq për ne do ta ketë edhe një mandat, Donald Tramp që  Kosovën po e përdorë dhe keqpërdorë për qëllime elektorale duke imponuar një zgjidhje që do t'i kushtojë subjektivitetit shtetërorë të Kosovës dhe forcimit të rolit të Serbisë në Kosovë.

Me gjasë duket se Parku me Trëndafila në Shtëpinë e Bardhë keq do të kundërmojë nga mbushja e brekëve të politikanëve tanë !

Ekipi negociator apo Ekipi shetitor i Kosovës :

Përfaqësuesit e Kosovës në këto bisedime janë krejtësisht të pëçarë, pa ide, pa vizion, pa axhendë dhe me një qëndrim biseksual: brenda dhe para qytetarëve të Kosovës tregojnë muskuj dhe forcë kurse para ndërkombëtarëve i lëshojnë krejtësisht brekët duke ua lënë pjesët më të ndjeshme të trupit në dispozicion.

Duke lejuar t'u nepërkëmbet dhe shkërdhehet nderi ! Ekipi Negociator me këtë Qeveri të lodhur fare bëri përpjekje të identifikohet krejtësisht në baza partiake,  si Ekip i LDK-së që udhëhiqet nga Avdullah Hoti, me mungesë kronike të karizmës dhe koçeve për venime të mëdha politike dhe Skendës që u nxorrë nga naftalina e arkivit e që ende është i dehur nga fama e së kaluarës.

Aktualish Kosova po përfaqësohet nga Mohikani i Fundit në zinxhirin e marrjes së vendimeve të mëdha dhe Aristokrati i Fundit në organizimin fisnor politik të Kosovës.

Kemi një opozitë të tredhur në ndërmarrjen e veprimeve opozitare kurse e fortë në sporte orale - retorikë.

LVV,  kurrsesi nuk po pajtohet që ëndrra e mbajtjes së pushtetit nuk zgjati as sa një endërr e një nate vere, me fajin e saj, pa asnjë dyshim sepse deshi ta promovojë dhe instalojë tarakizmin politik dhe arrogancën ta përligj si standard të pakundërshtueshëm përmes mujsharëve që kanë para dhe analfabeteve roze.

Tash po kërkojnë vetëm zgjedhje për të konfirmuar rezultatet e sondazheve në vend se të bashkrendisin veprimet opozitare. E kanë lancuar një ide se Grenelli që duket se është i urryeri nr.1 i LVV duhet të refuzohet sikur dikur Gelbarti duke kërkuar një Holbruk të ri, kurrë mos u ktheftë duke injoruar faktin se nuk pati kundërshtim të organizuar ndaj Gelbartit por se pati sakrifikim individual dhe personal të vendosur të të Pavdekshmit Baca Adem Demaçit që nuk pranoi cilësimin e Gelbartit se UÇK qenka organizatë terroriste duke këmbëngulur, deri në vetëmohim se UÇK është ushtri çlirimtare.

Në mungesë fizike të Bacës Adem, dhe në mungesë të respektit për veprën dhe sakrificën e Bacës, nga vrimat e rehatisë personale, kanë dalë minjtë e vegjël dhe të mëdhenj duke veshur lëkuren e luanit, me pretendime se nga ata varet, jo vetëm Kosova por edhe fati i botës.

PDK shumë mirë e nisi itinerarin opozitar për t' u shndërruar së fundi në parti të Behgjet Pacollit, as mish e as peshk ku zëdhënësi mëton ta ketë rolin më të madh se vet kryetari i partisë.

Nuk ka kuptim ta kritikoni poziten,  ta quani mashtruese e në anën tjetër ta përkrahni dhe votoni çdo propozim të pozitës!

Në PDK janë dy rryma; ata që kanë mbetur jashtë sistemit dhe që po e presin rastin për kthim nga vdekja politike dhe e dyta që duket se vetëm deklarativisht duan të mbesin në opozitë.

Të parët duan të bëhen pjesë e qeverisë, të dytët duan të mbesin në opozitë por në dashuri me pozitën e që nuk shkonë. PDK,  ose duhet të sillet si opozitë e vërtetë, ose duhet të flejë në një krevat me Hotin.

Si përfundim; me këtë pozitë të lodhët dhe me këtë opozitë të përçarë, me një nënshtrim të pakusht ndaj Trampit dhe Grenellit,  pa pasur një ofertë serioze, me këtë Ekip Negociator të përbërë nga eunukët politik, rezultati i bisedimeve nuk është aspak premtues.

Andaj, në mungesë të një konsensusi politikë për çështje në interes të vendit thuaja e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Në mos për asgjë tjetër, atëherë,  së paku pengohet një zgjidhje e keqe për Kosovën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)