25 Prill 2024

Binomi Fatmir Sejdiu – Sali Berisha

Shkruar nga Gazmend Morina

Po luhet një lojë djallëzore nga LDK-ja (Fatmir Sejdiu & Co.). Kjo lojë (luftë) po bëhet kundër disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Pra, ndaj atyre që duhet (në demokraci) të jenë përfaqësues direkt të popullit.

Presionet e vazhdueshme që po i bënë LDK-ja (me përkrahjen heshtazi të PDK-së) ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës që kanë dhënë nënshkrimet për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese, çështjen se a është duke e shkelur Presidenti Fatmir Sejdiu, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nuk duken ndryshme veçse si frikë nga interpretimi i Kushtetutës.

 Çka e kanë gjithë këtë siklet.

 Në fund të fundit,  për hir të korrektësisë, vetë deputetët e LDK-së është dashur t’i përgjigjen pozitivisht iniciativës së deputetit Naim Rrustemi. Nëse vazhdimisht me këmbëngulësi thonë se Presidenti Sejdiu, me ngrirjen e postit në LDK e ka shmangur shkeljen e Kushtetutës, atëherë pse kjo të mos vërtetohet nga Kushtetuesja.

Duke ndjekur lajmet në TV, pashë kryetarin e grupit parlamentar të LDK-së, z. Ismet Beqiri, duke u përgjigjur në një pyetje të një gazetari për presion ndaj tre deputetëve serb. Nëse mund ta parafrazoj, z. Beqiri tha se vetëm ka biseduar me ta dhe ua ka bërë të qartë mendimin e tij se Presidenti nuk është duke e shkelur Kushtetutën. Por pse z. Beqiri, nëse është kaq shumë i bindur se Presidenti po e respekton Kushtetutën, s’po e ndihmon këtë iniciativë dhe t’ua mbyllë gojën njëherë e përgjithmonë opozitës. Nuk e bënë këtë veprim sepse ka (kanë) frikë nga interpretimi i Kushtetutës.

Pra, në Kosovë kemi kësi lloj politikanësh që ja kanë frikën Kushtetutës.

E atëherë, çfarë përfaqësimi mund të presin votuesit nga Ju? Kurrfare hiq.

Krejt kjo më ngjason në qëndrimin e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe partisë së tij, për mos hapjen e kutive të votimit të vitit të kaluar. Por këta nuk duan t’i hapin kutitë e votimit, se vlerësojnë që kinse me hapjen e tyre e shkelin Kushtetutën. E që qëndrim krejt të kundërt mbanë Partia Socialiste.

Për këtë çështjen e hapjes së kutive të votimit në Shqipëri, një mik i imi ma tregoj një ndodhi: “Ishte një person, që akuzohej nga një tjetër person që i ka vjedh pare dhe i kishte fshehur në xhep. Mirëpo, ky pasi lejoj t’i kontrollohen xhepat nga një person i tretë dhe s’kishte asgjë në ta, akuzuesi insistonte që edhe ai vetë t’ia kontrollonte xhepat. Ky personi i akuzuar i tha që nëse dëshiron, edhe njëqind herë do t’i tregonte xhepat e zbrazur të tij”. Me siguri se ishte i bindur në pafajësinë e tij.

Ndërsa z. Berisha siç po shihet nuk është shumë i bindur në pafajësinë e tij për zgjedhjet e vitit të kaluar.

Nga kjo që thashë më lartë mund të vijmë në përfundim, se Kryetari i Kosovës dhe Kryeministri i Shqipërisë intimisht ndjehen fajtor, sepse vetëm nga një veprim i tyre (interpretimi kushtetues i çështjes “Sejdiu” dhe hapja e kutive të votimit) do t’i shuante një herë e mirë zërat kundër tyre.


Për fund më duhet të them, se ajo çka e bënë dallimin në shikim të parë mes partive kryesore në Shqipëri dhe këtyre në Kosovë, është se këto të Shqipërisë të paktën deri tash po i rezistojnë presionit ndërkombëtar, deri në një masë të caktuar. Ndërsa këto partitë tona sillen krejt me servilizëm ndaj thuajse çdo zyrtari të huaj në Kosovë (ama të shteteve mike).

(Autori është Enigmat dhe vazhdon studimet Master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës - Drejtimi Juridiko-Financiar)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)