18 Tetor 2021

Besimi në statistika për të treguar historinë

Shkruar nga Natalia Kanem
 
Statistika nuk është vetëm numër - ajo tregon histori njerëzore. Ajo flet për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve, problemet dhe parashikimet, si dhe për rrethanat socio-ekonomike. Kur mblidhen dhe analizohen mirë, statistikat mund të avancojnë zhvillimin e qëndrueshëm, duke identifikuar personat që rrezikojnë të mbeten mbrapa.
 
Ne festojmë Ditën Botërore të Statistikave në momentin kur të dhënat e besueshme dhe në kohë na  nevojiten më shumë se kurrë më parë.

Për fat të mirë, teknologjia ka rritur në mënyrë eksponenciale mundësinë e analizës statistikore që na ndihmon të kuptojmë dhe të veprojmë ndaj çështjeve ekzistuese dhe ndaj trendeve në zhvillim e sipër.
 
Në vitin 2020, përkundër pandemisë COVID-19, shumë shtete po bëjnë regjistrimin 10-vjeçar të popullsisë, dhe shumë shtete të tjera do të mbështeten për herë të parë në të dhëna gjeohapësinore.

Një kombinim i informacioneve demografike dhe gjeografike mund të vizualizohet në harta në mënyrë që secili të shohë ku janë duke u plotësuar apo jo nevojat.

Hartat mund të tregojnë, për shembull, saktësisht se ku janë më të shpeshta martesat e fëmijëve ose gjymtimi i organeve gjenitale të grave, dhe ku duhet të fokusohen më shumë shërbimet, legjislacioni dhe investimi që të përfitojnë ato.  
 
Pa këtë informacion, grupet e personave të margjinalizuar që ngelin shumë më poshtë se mesatarja e arritjeve nacionale ose rajonale, zakonisht mbeten pa u vënë re dhe të privuara nga shërbimet.  
 
Të dhënat gjeohapësinore janë vetëm një nga disa mjetet e reja të fuqishme statistikore. Por ato nuk vijnë pa rreziqe.

Është e mundur që ato të përdoren për të ndihmuar njerëzit të përmirësojnë jetën e tyre dhe të realizojnë të drejtat e tyre.

Gjithashtu është e mundur që të merren të dhëna dhe të vihen në shënjestër njerëzit për persekutim.

Grupet që kanë histori të gjatë të diskriminimit mund të dëshirojnë të jenë të dukshme, por gjithashtu dhe me të drejtë kanë frikë nga pasojat.
 
Ne duhet të jemi në gjendje të besojmë se statistikat na tregojnë të vërtetën. Duhet të ndërmerren hapa për t’u siguruar se të dhënat janë të sakta, të qëndrueshme dhe të plota - duke na dhënë pasqyrën e plotë.

Në të njëjtën kohë, ne duhet të jemi në gjendje të besojmë se si përdoren statistikat, dhe se procesi respekton privatësinë dhe parandalon diskriminimin.
 
Sot është momenti  që t’i bëjmë thirrje statisticientëve, qeverive dhe atyre që udhëheqin inovacionin teknologjik për t'u siguruar se të dhënat që ne krijojmë janë të sakta dhe pasqyrojnë historitë njerëzore që qëndrojnë pas çdo numri.

Me të dhëna më të mira, ne do të kuptojmë më mirë sfidat me të cilat përballen njerëzit dhe çfarë progresi po bëjmë në përmirësimin e jetës së tyre dhe në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

/Kanem është Drejtoe Ekzekutive të Fondit për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA)/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)