29 Mars 2024

Bashkim apo dështim

Shkruar nga Xhevat Prebreza

I pari i Prishtinës,  por,  edhe i LDK-së,  Isa Mustafa, ka filluar një nismë për bashkimin e partive opozitare, sic i quan ky, parti të djathta.  Por, se sa do ti shkoje për dore kjo punë, mbetët të shihet. 

Një ftesë të tillë,  që,  AAK-ja i kishte bëre më 2010-tën,  LDK-ja,  nuk e kishte marrë si ftesë serioze, por,  thjeshtë si një ftesë sa për sy e faqe dhe se,  kjo ftesë nuk kishte trokitur në mendjen e Isa Mustafës.

Në atë kohë LDK-së, i parapëlqente t’i sfidojë forcat me gjoksin e vetë.  Tash kur ky subjekt politikë, e cila renditët e dyta në kuvendin e Kosovës, bënë të kundërten e asaj,  që para dy viteve e kishte bërë partia e cila, me sa po duket, nuk është e interesuar të hyjë në bashkim me asnje parti opozitare.

Kjo nismë e të parit të LDK-së, shikuar në parim të parë, vjenë nga përqarjet që i ka kjo parti në kryesin e saj, problemet në Prishtinë,  në Ferizaj,  në Gjakovë ,  në Besianë,  si dhe në Gjilan. 

Kjo me sa po duket, është një strategji  e Isa Mustafës, që ta humbë vemendjen e votuesve të vetë, si dhe opinionit publik, tek një bashkim i mundshëm me partit tjera të opozitës.

Strategjia tjetër e Isës, është se, kaosi që e ka perfshirë Prishtinën duke filluar nga ndërtimet pa leje, grumbullimi i mbeturinave të shumta mbrenda qytetit,  në një qytet që kryetari i Prishtinës Mustafa, kishte thënë  se, Prishtina do të bëhet një qytet metropolitan i ballkanit, e në fakt është bërë një metroberllogian ballaknit, një qytet i vetëm në evropë pa ujë 24 orë,  një komunë që tashmë po hetohet nga policia e eulex-it,  për korrupcion,  si rasti i fundit me Sami Hamitin dhe dy të tjerëve.

Këto janë vetëm disa nga arsyet që kryetari i komunës së Prishtinës dhe njëherit edhe i partisë më të madhe te opozites, po mundohet që me të metat dhe dështimet e tija,  te ju hedhë pluhur sy popullit në Kosovë dhe se vemdjen  e votuesve të vetë dhe elektoratit të saj, ta përqënroj në një pikë tjetër.

LDK-ja, filloi me njerzit që dikur i kishte nën kulmin e saj, asaj të LDD-së. Kjo parti e cila nuk arriti as minimumin e përqindjës së kërkuar më 2010,  si duket,  i kanë mbetëur ëmbël kolltuqet e dikurshme që i kishte sa ishin në LDK.

Nexhat Daci, i cili nje ditë më herët kishte pritur një ftesë nga Isa Mustafa, pati thënë se, nuk pritet të ketë ndonjë bëfasi të re,  sepse ai e ka te vështirë këtë takim, pasiqë Nexhat Daci,  më heret,  i kishte dhënë premtime AAK-se,  si dhe vetë kryetarit të kësaj partie Ramush Haradinajt,  se në zgjedhjet e ardhëshme do të bashkëpunojnë.

Dhe ky takim doli ashtu sic ishte pritur, përfundoi pa ndonjë rezultat, cka do të thot se, vetëm drekëuan dhe asgjë më shumë. Por, në të kundërtën,  Daci në atë takim më shumë kishte folur për një bashkim që do të jetë në të mirë të Kosovës, se sa në të mirë të  intersave partiake.

Por,  ajo cka u la të kuptohet, është se, duhen edhe shumë punë deri te një bashkim i mundshëm i dy partive që dikur ishin një.

Qëndrime të përbashkëta duket të kenë me VV-jen, por, jo për bashkim të forcave poltike, por, vetëm për të hyrë ne zgjedhjet e parakohshme, pasiqë VV-ja, nuk dëshiron të hyjë me askend në koalicion, sepse, sipas kësaj, edhe këta janë të korruptuar sa ishin në qëveri.

Ndërsa AKR-ja, pret që të mblidhen dhe ta diskutojnë iden e Mustafës. Por, tash së fundi u pajtua , edhe AAK-ja, që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, cka do të thot se, në fillim të pranverës mund të kemi  zgjedhje të reja. Kjo mbetet të shihet.

Koalicioni me AAK-në, nuk besojë që do të ndodhë, Kjo për vetë faktin se,  AAK-ja, kohëve të fundit është shumë më afër me PDK-në, se sa me LDK-në.

Dhe kjo ftesë nga LDK-ja, nuk është ndonjë befasi e madhe për AAK-në.  Një ftesë të hapur nga LDK-ja,  si dhe një të mbyllur nga PDK-ja,  AAk-ja, e sheh vehtën se është në një pozitë më të mire, si subjekt politikë që ka qenë deri më tani dhe që, mund të luaj rol të rëndesishëm në skenën politike Kosovare.

Mirëpo, pa lirimin e shefit të tyre,  Haradinjat,  i cili mbahet padrejtësisht në Hagë, kjo parti, nuk është në gjendjë të vendosë asgjë, sepse, edhe ketu ka nje mos pajtim për hyrje, apo jo në koalicion me partitë tjera. Dhe, sipas kësaj partie, lere më që kjo është shumë vonë, por, edhe është një fillim i mbrapsht.

LDK-ja, është e vendosur që, këtë nismë ta qoj deri në fund. Qëllimi i kësaj nisme sipas kësaj partie, por edhe VV-jes, është që partinë rivale e cila e drejton qeverinë, pra PDKnë, ta largojë nga pushteti. Këtu është pengesa më e madhe e kësaj partie, sepse ishin në koalicion në qeverinë ë kaluar, por, ky koalicion u prishë, përshkak se nuk shkonin mirë në qevërisje.

 Dhe tash së fundi, edhe Lista Rugova, deklaroi se nuk dëshiron të bëjë koalicion me një parti opozitare, pasi që, sipas tyre, nuk don ta prishë rehatllakun në pozitë. 

Nga e gjithë kjo punë që LDK-ja, po e bëne, nuk dihet ende se, a do të jetë një nismë e mbarë që më në fund vendi të udhëhiqet nga njerez të duhur, apo do të jetë edhe një dështim i radhës i kësaj partie.

Dështimin i parë, ishte ai i cili njihet, edhe si “kuvendi i karrigeve”, kur edhe filloi ndarja e kësaj partie që dikur ishte më  e madhja ne vend. Dështimi i radhes ishte humbja e zgjedhjeve më 2007-twn, pas shumë atyre vitëve të qevërisjes, pa marr parasysh se me kënd ishte në pushtet.

Humbja e zgjedhjeve ishte gabim i LDK-se, sepse, i humbi kontaktet me aktivistët dhe me elektoratin, duke menduar vetëm në punësimin e familjarëve, gjë që edhe PDK-ja është duke e aplikuar këtë metodë dhe, si dëmshperblim aktivistat dhe elektorati ja kthyen shpinën, duke mos dalur në zgjedhje fare, por, edhe një pjesë e tyre e voti një parti tjetër.

Një dështim, i cili është që sa kohë duke e përcjellë këtë parti, është se, gjatë gjithë kohës këta janë duke thënë se, ne jemi ne frymen rugoviane, e që në fakt, asnjëri nga kryesia nuk e ka këtë frymë. Po të ishte Ibrahim  Rugova gjallë. kjo parti nuk do të largohej kurr nga pushteti, nuk do të kishte ndarje, nuk do të kishte largime të mëdha nga partia.

Filozofia e Rugovws, nuk ka qenë që të  largohen njerzit. Nëse LDK-ja, nuk dëshiron të ndahet, por, edhe të mos bëjë dështimin e radhës, duhet që t’i aktivizoj njerzit e vjetër që i kishte dikur me këta të rinjët, që sot kanë zënë vendët në kuvedin e Kosovës, por, edhe në kryesinë e partisë.

Kjo gjë, sipas mendimit tim nuk do të arrihet lehtë, pasiqë njëri nga themeluesit e kësaj partie Jusuf Buxhovi, ditë më parë, e akuzoi në mënyrë indirekte politikën që po e udhëheq kryetari  i tanishëm. Po ashtu dështim i kësaj, është edhe ikja e disa personave nga kjo parti, sic ishte rasti i fundit ai nw Ferizaj, ku kryetarja e gruas sw LDK-së për këtë qytet, aderoi në PDK-në rivale.

Tash lind idea, se nuk është interesant të thuhet se kush e formoi i pari LDK-në, kush e mori pas vdekjës së Rugovws dhe kush po udhëheq me të.

Por, ajo cka është tashi në thelb, është se, vetë elektorati i saj ka filluar t’i kthejë shpinën pas përqarjeve që ka kjo parti mbrenda për mbrenda, korrupcioni që i ka pwrfshirë udhëheqësit e tyre sa ishin ne pozitën qëndrore, apo qoftë lokale, përfitimet nga tenderët, përfitimet nga pushteti.

Por këto përfitime dhe të mira personale, nuk janë bërë vetëm nga kjo parti, por, edhe nga të tjerat.

Se, a do të jetë një bashkim të cilin Isa Mustafa e ka filluar, si një ide për bashkimin e opzitës për ta marr pushtetin qëndror, apo do të jetë edhe një dështim i radhës së kësaj partie, mbetët të shihet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)