03 Shkurt 2023

‘Ballkani i hapur’, nismë e dështuar që nga përpara

Shkruar nga Shqiprim Pula

Vendi ynë po kalon nëpër njërën ndër fazat më kritike të zhvillimit të vet, ç’është e vërteta, edhe më parë, por tani specifikisht me idenë e ‘ballkani i hapur’ duke patur mbështetës dhe kundërshtarë mbi trended pozitive e negative mbi këtë iniciativë.

Eshtë mirë të jemi për ndryshime. Por, ndryshimet duhen paraprakisht analizuar e propozuar mbi shumë ç’ështje, e sikundër edhe motivet e angazhimet për to.

Prandaj, konsideroj, se realiteti e e ardhmja historike e shoqërisë jo vetëm se nuk e kërkon, por as nuk e lejon të tashmen të braktis përcaktimin e të ardhmes pro-perëndimore.  

Republika jonë, duhet t’i përgjigjet shumë temave e iniciativave që shtrohen në kohëra të ndryshme të zhvillimit, por krahas vlerave që duhen ruajtur të sistemit kushtetues.

Ideja, iniciativa mbi ‘ballkani i hapur’ do duhej, domosdoshmerisht të merr referencë praktika si kriter substancial si zgjidhje për rajonin e rrjedhimisht për shtetet nënshkruese të kësaj iniciative.

Po a janë të barabartë në aspektin ekonomik shtetet nënshkruese të kësaj iniciative? JO, sepse ekonomitë e shteteve nënshkruese as për së afërmi nuk janë të barabarta sepse exportet në 2020 të 6 vendeve të Ballkanit; Shqipëria 2.23 miliardë, Bosnia 5.36 miliardë, Kosova 0.47 miliardë, Mali i Zi 0.34 miliardë, Maqedonia e Veriut 5.58 miliardë dhe Serbia 17.05 miliardë, në përllogaritje del të jetë 5 shtetet së bashku t’i kenë 13.98 miliardë ndërkaq Serbia e vetme 17.05 miliardë.

Atëherë, të bashkohesh reth një ideje apo të përbashkohesh reth një nisme, siç e menduar, e para dhe para-së-gjithash, duhet të jesh i barabartë sepse vetëm të barabartit mund bashkarisht të kenë të ardhme.

Natyrisht, e ardhmja, mund të jetë gjithqysh por ide apo iniciativa si ‘ballkani i hapur’ nuk duhet vënë në pikëpyetje parimet e barabarësisë.

Poashtu, katër parimet substanciale mbi të cilat është ngritur Unioni Europian, nuk gjejnë prekje reale e të sinqertë me shtete hegjemoniste, si Serbia, andaj politikat e fqinjësisë së mirë, dhe jetësimi i katër parimeve të UE-së si kategori juridike bëhen të realizuara plotësishtë dhe barabarsisht vetëm atëherë kur të gjykohet e kaluara dhe kërkohet kërkim-falja, e deri atëherë, cdo ide apo iniciativë, sado bukur e prezentuar,  do jetë gjysmake dhe sipërfaqësore nëse do ketë trysni nga qarqe të caktuara mbi qeveritë e vendeve tona.

Në kuptim kushtetues e politik, aktualisht nuk mund të ketë veprim-e të duhura juridike mbi iniciativen e tillë, po vetëm veprim-e të porositura dhe të përshtatura nga politika.

Kosova kujdesshem duhet analizuar këtë iniciativë dhe sigurisht duhet të veproj me sens të përgjegjësisë institucionale-shtetëore lidhur me gjendjen në vend dhe rajon, e pse jo të ofroj edhe ndonjë platformë si zgjidhje e opsione të shqyrtimit paralel për të shmangur ‘deja vu’ rajonale.

Deshën apo nuk deshën protagonistët dhe porositësit e kësaj nisme, pa një kuvendim me Kosovën përkatësisht qeverinë e vet, është e gjykuar të dështoj.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)