19 Prill 2024

Baba Dimri dhe dhuratat mashtruese lëndojnë fëmijët

Shkruar nga Selatin Kaçaniku

Një prind, një gjysh...shumë prindër, gjyshër e gjyshe...konsumatorë të brengosur për pasardhësit e tyre, për pasurinë dhe për ardhmërinë më të çmuar të Kombit dhe të Shtetit të Kosovës brengosen për femijët e tyre, për nipërit e mbesat: Po rrezikohen ose jo fëmijët edhe sivjet nga dhuratat e vitit te ri?!

Manifestsimet veq sa kanë filluar: Ftesat, joshjet, ofertat me Bredhin e dekoruar, me Baba Dimër, me Plakun e Vtit të Ri, me sajë e me kaproj ( të vizatuar ) udhëzojnë prindër, gjyshër e fëmijë jo vetëm për takim e fotografim por edhe për blerje.

Ndërsa brënda  qeseve të dokoruara, brënda kutive të ambalazhuara  bukur për Bredhin e Vitit të Ri mund të gjejmë përplot dyshime. Dyshime për cilësinë, për peshën e për sasinë, për skadencën...për çmimin real. Një prind, një gjysh i mirë ( të gjitë gjyshërit janë më të mirët në Botë për mbesat e për nipërit e tyre ) e luti KONSUMATORI-n të ndërmerr nisjativën  për hir të kujdesit dhe të mbrojtjes së shëndetit të pasurisë dhe të dashurisë sonë më të madhe: fëmijëve tanë, pasardhësve tanë dhe të Kosovës që të apelojë për kontrollë të shtuar në vigjilie të Vitit të Ri.

Ai, ata nën presionin  e përvojave nga vitet e kaluara dyshojnë për:
-    Çmimet;
-    Ëmbëlsirat ( desertet, konditorinë...) të jenë nxjerrë nga paketimet dhe se iu mungojnë deklaracionet me shënimet e përbërjes / të cilësisë dhe të afatit të skadencës;

-    Afatet  e skadencës të jenë  “ freskuar “, janë  ristampuar ( me paisje laserike ) ose janë larguar fare si dhe I numrojnë emrat e produkteve e të prodhuesve kryesisht nga shtetet të cilat nuk e njohin Kosovën ndaj nuk marrin përsipër asnjë përgjegjësi kundrejt konsumatorit, qoftë ai edhe fëmijë i cili i gëzohet festave dhe dhuratave sepse  i ka merituar;

-    Indinjatën sepse një nga këto shtete, dhe përfaqësuesit e tyre tregtarë e deklarojnë akoma Kosovën si pjesë të saj, kjo me faktin se produktin e deklarojnë si distribuim e jo si import: Çfarë abuzimi juridiko-kushtetues ?!  Kosova tanimë pesë vite është e pavarur dhe nuk është më pjesë e Sërbisë: Me çfarë të drejte këta ia ribashkangjesin?

-    Kanë frikë se në qeset e Baba Dimrit Marionetë janë futur të gjitha stoqet bajat qoftë të importuara rishtas ose që janë nxjerrë nga depotë e mbuluara me rrjeta marimangash ?!

Vend e arsye për brengë e për frigë ka. Le ta kujtojmë vetëm KOSILI-n e falsifikuar “ legalisht “ i cili akoma nuk është tërheqë nga tregu përkundër faktit se përfaqësuesit e mekanizmave të mbikqyrjes së tregut na siguruan se KOSILI është tërhequr nga tregu ?! Arsye ka sepse edhe:

-    DOMATET ME FITOHORMONE TË TEPRUARA akoma ofrohen në treg e me to  ushqehen edhe fëmijët.
-    Sepse këto mekanizma të kontrollit të tregut lejojnë edhe gatimin dhe shitjen edhe të bukës me tej-tepricë aditivesh me të cilat ushqehen edhe fëmijët ?!

-    Sepse ata nuk kanë siguri për përbërjen as për cilësinë e shumë ushqimeve me të cilat i ushqejnë e shpërblejnë më të vegjëlit gjatë gjithë vitit e në veçanti  për festa, pikërisht edhe për Vitin e Ri, siq janë: qumështi, jogurti e pudingu me pemë, çokolada, mishi, smoki, mjalta, lodrat nga Kina....?! Arsye për brengë e për frigë ka së tepërmi.

Mekanizmat e Shtetit për Kontrollin dhe inspektimin e tregut lejojnë edhe mjete piroteknike tejet të rrezikshme edhe për të rritur e mos të flasim për femijët – qysh tani të pranishme në treg e të kapshme për përdorim nga fëmijët.

Keqpërdoruesit e Festës së Vitit të Ri po e manipulojnë Baba Dimrin e po shndërrojnë në Marionetë për përfitime materiale personale në dëm të shëndetit të fëmijëve konsumatorë duke:

-    Prishur e përdhosur simbolikën e festës,
-    Banalizuar e duke e shtrirë edhe në fushën  e medikamenteve;
-    Trembur e shqetësuar disa nga vogëlushët me psikologji pak ca me të ndieshme;

-    Ngatërrruar dhe duke i lëkundur kufijt ku nisë e ku mbaron paraqitja e Baba Dimrit si simbolikë sociale, fetare, marketingu dhe disponimi të mirë, hareje e relaksi;

Në këtë “  rrjet marimange “ janë  interferuar edhe disa ente parashkollore, disa shkolla  fillore dhe OJQ të ndryshme të cilat nuk e marrin fort parasyshë natyrën e ndieshme psikologjike të fëmiut ?!

E institucionet e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk e trajtuan të drejtën dhe rolin e fëmiut në festa, në veçanti me rastin e Festës së Vitit të Ri,  të paktën në aspektin e kujdesit dhe të mbrojtjes së të drejtave, të intereseve dhe dinjitetit të fëmiut konsumator ?!

Ndaj, Mekanizma të mbikqyrjes dhe të inspektimit të tregut, dëgjoni apelin e prindërve, gjyshërve dhe të KONSUMATORI-t: Më shumë kontrollë për festën e Vitit të Ri, kujdesuni dhe mbrojini fëmijët konsumatorë !!!

Duke i pasur të gjitha mundësitë parasysh ( po e përsërisim se prindërit dhe gjyshërit më shumë bazohen  në përvojat e hidhura gjatë ditëve dhe viteve  më parë ) del se dhurata më e mirë për festë, edhe për Festën e Vitit të Ri 2013 është NDALIMI I ABUZIMEVE ME TË DREJTAT E FËMIJËVE !!!

                                     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)