28 Tetor 2021

Atë që nuk e bëri sulltani, e bëri vetë Enver Hasani

Shkruar nga Lëvizja Vetëvendosje!

Sot në Prizren u mbajt demonstrata e Lëvizjes Vetëvendosje! me moton “Për identitet dhe dinjitet kombëtar”. Kjo demonstratë u mbajt për ta kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e emblemës komunale të Prizrenit, në të cilën paraqitet shtëpia e Lidhjes së Prizrenit. Demonstrata filloi në sheshin kryesor të qytetit dhe në të morën pjesë rreth 5,000 vetë. 

Faruk Dakaj nga qendra e Vetëvendosje!-s në Prizren ishte i pari që iu drejtua demonstruesve të mbledhur te shadërvani i qytetit. Ai tha se Plani i Ahtisaarit, në emër të të cilit është marrë vendimi për ndryshimin e emblemës komunale, është veprim shkombëtarizues. Ky vendim po vjen pas një varg veprimesh tjera të cilat filluan me heqjen e flamurit kobëtar, himnin pa tekst, serbizimin e objekteve fetare, kurse tash po synohet që ky shkombëtarizim të shkojë thellë edhe deri te vetë institucionet lokale. 

Më pas masa demonstruese iu drejtua kuvendit komunal të Prizrenit. Përpara objektit komunal foli Glauk Konjufca. Glauku tha se nëse sot po na rrezikohet Lidhja e Prizrenit, kjo vjen për shkak se nuk kemi udhëheqës politikë sikur ata të Lidhjes së Prizrenit. Krerët e Lidhjes luftonin me armikun për t’i mbrojtur tokat shqiptare. Krerët e sotshëm luftojnë me njëri-tjetrin për shitjen e tokave shqiptare. Krerët e Lidhjes varfëroheshin për të pasur populli. Krerët e sotëm pasurohen prej parasë së të varfërve – prej buxhetit të popullit. Me këtë rast, aktivistët e Vetëvendosje!-s vendosën në hyrjen e objektit të kuvendit komunal emblemën aktuale të këtij institucioni dhe e cila nuk duhet të ndërrohet.

Dhe erdhi çasti kryesor i demonstratës: ndalja përpara shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit. Aty demonstruesve iu foli veprimtari i njohur i çështjes kombëtare dhe njëri prej themeluesve të UÇK-së, Gani Krasniqi. Ai tha se Lidhja e Prizrenit paraqet ngjarjen më të rëndësishme kombëtare shqiptare pas Kuvendit të Lezhës. Qëllimet e Lidhjes së Prizrenit ishin edhe brenda vetë luftës së fundit çlirimtare, e cila, në fund u keqpërdor nga njerëz të caktuar për të bërë karriera politike në dëm të Kosovës tha Gani Krasniqi. Dhe në fund shtoi se Lidhja e Prizrenit ka qenë, është dhe gjithnjë do të jetë gjallë.

Për konceptin politik të Lidhjes së Prizrenit dhe rëndësinë e saj si ngjarje politike dhe program që jehon historikisht, foli profesori i filozofisë politike nga Tirana, Hysamedin Feraj. Ai tha se Plani i Ahtisaarit po e shfytyron kombin shqiptar. Sepse po ia shlyen atij vetitë e tij thelbësore. Në fund Feraj tha se atë që nuk e ka bëri sulltani, e bëri vetë Enver Hasani.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2021

- Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla 1 Tetori nga ora 08:00 deri në ora 19:00)

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive - dhe masës 2.4 - Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë (Salla P38), ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do ta pres një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Ndërtesa e KQZ-së, Kati 4, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguro Qendren e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Rr. Imzot Nikë Prelaj, E30, Ulpianë mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahen homazhet për të ndjerën Burbuqe Berisha. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati vizitojnë Administratën Tatimore të Kosovës. (ATK, kati I, ora 13:30)

- Hapet edicioni i 12 i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Prizren, ora 16:00)