24 Shtator 2021

Arka fiskale pra, e jo kaca t’rasojit!

Shkruar nga Isa Mulaj

Arka është një objekt katror i krijuar nga dërrasat e drurit, me madhësi të ndryshme, e ngjyrosur dhe zbukuruar me vizatime në pamjen e jashtme, që është përdorur nga familjet ilire dhe më vonë shqiptare (përdoret edhe sot aty-këtu në zonat rurale) për ruajtjen kryesisht të stolive të arit, sendeve tjera me vlerë siç janë, dhe parave. Formimi i emrit arkë është qind për qind shqip.

Ai ka rrjedhur rastësisht dhe logjikisht nga sendet që janë futur brenda për t’u ruajtur. Qëllimi i parë i arkës ka qenë të krijohet një objekt për ruajtjen e arit, prandaj në gjuhën e folur kur është pyetur se ç’është ky objekt, pse është krijuar, për çka shërben, çka ka këtu, e kështu me radhë, përgjigja e shkurtë ka qenë ­ar ka ose ar-ka, që do të thotë se aty brenda ka ari. Kështu termi në shqip arkë/a i përgjigjet shumë mirë veprimeve reale dhe gjuhësore të shqiptarëve.

Nga arka ka rrjedhë edhe termi arkivë/a që përdoret në shumicën e gjuhëve tjera indoevropiane (psh. archivum në latinisht, arhiva në gjuhët sllave, archive në anglisht) që e ka kuptimin, dhe shërben saktësisht sikur arka tek shqiptarët – për ruajtjen e gjërave të çmueshme, duke përfshirë edhe “napolonat” (paratë, sepse ari ishte sinonim i parave), dokumentet zyrtare, dhe shkresat. Kjo pra është ajo që në shumë gjuhë indoevropiane njihet si arkivë, madje edhe arkivol (arkë për të vdekurit), e cila rrjedh nga gjuha shqipe.

Unë po e hasi në një Fjalor Fjalësh të Huaja në Gjuhën Shqipe (Autor: Mikel Ndreca, Botimet Toena, Tiranë, 2007), në faqe 48, këtë përkufizim:

arkë-a f. (lat. arca – sandëk) 1. kuti e madhe e bërë me dërrasa që shërben për të mbajtur sende të ndryshme; 2. kasafortë; 3. zyra a vendi ku bëhen pagesat për veprime të tjera më të holla; 4. fondet në të holla; 5. kursimore; 6. arkivol.

Çka i mungon këtyre përkufizimeve për arkën? Vetëm ajo që e përshkruaja më lartë për ­ar-ka. Nëse dikush e di etimologjinë e kësaj fjale arca, atëherë le të na tregoj se çfarë kuptimi të drejtpërdrejtë ka nga vetë rrënja. Jo përkufizime, por çfarë do të arca në latinisht? A do të thotë se në atë sandëk paska ari siç thotë fjala shqipe ar-ka?

Unë nuk besoj dhe nuk po bindem. Po bindëm vetëm se arca në latinisht rrjedh nga fjala shqipe ar-ka, e jo e kundërta siç e thotë fjalori. Kështu ne fjalët tona që i kanë huazuar gjuhët tjera, i paraqesim si fjalë të tyre ose të huaja që përdoren në gjuhën shqipe.

Kjo nuk më pëlqen aspak dhe jam në gjendje ta sfidoj gjithmonë. Ja edhe një shembull me një term tjetër ekonomik në gjuhën shqipe me çka sfidohet etimologjia në gjuhët tjera indoevropiane. Po e marrim përsëri si burim Fjalorin në fjalë që aq shumë fjalë ekskluzive dhe me etimologji vetëm në gjuhën shqipe, të huazuara dhe përdorura në gjuhët tjera , na i paraqet si fjalë të huaja në gjuhën shqipe.

kuzhinë – a f. (fr. cousine – gjelltore) vendi ku gatuhen gjellët (faqe 344).

Të thuash kështu dhe ta paraqesësh termin kuzhina si term të huaj në gjuhën shqipe është mëkat, siç është mëkat të mos e paraqesësh me prejardhje shqipe në gjuhët tjera që e përdorin këtë term në formë pak më të transformuar.

Argument:

Ku-zina e ka kuptimin e vendit ku ne ziejmë, ose siç përdoret ende në dialektin Gegë, ku zina. E çka ziejmë ne në atë vend? Drunjtë (sepse edhe drunjtë zihen dhe kjo dukuri njihet si impregnim). Jo, jo. Aty ku-zina, aty ne ziejmë ushqim për të ngrënë. Në gjuhën italiane përdoret termi cucina ose i ngjashëm me atë në shqip, por më tregoni nëse cucina drejtpërdrejtë do të thotë ku-zina?


Në gjuhën serbokroate përdoret termi i ngjashëm si në shqip kuhinja, por më tregoni ju lutem nëse kjo e ka kuptimin ku-zina? Unë u garantoj se jo. Po të përkthehej termi shqip ku-zina në gjuhën serbokroate, atëherë do të thoshim: gde se kuvamo. Çfarë lidhje ka kjo me kuhinja? Kurrfarë hiç.

Në anglisht kuzina quhet kitchen. Nëse termin shqip ku-zina e përkthejmë në anglisht, do të thotë where we cook. A e ka këtë kuptim where we cook termi kitchen? Absolutisht jo. Edhe në anglisht përdoret termi cuisine (lexohet: kuizinë) me të cilën ata identifikojnë kuzinën ose mënyrën e gatimit.

Por pyetja më interesante për anglezët dhe amerikanët është se çka zieni aty, që në anglisht do t’i pyesnim: “What do you cook in cuisine” ose “what do you cook in kuizinë?” Textile (tekstil), wood (drunjë), rubber (gomë), or what (ose çka)? Nëse thonë ushqim, atëherë i pyesni si i thonë në anglisht kësaj kuizinë?

Po kthehem edhe njëherë tek termi arka, se term më natyral në fushën ekonomisë dhe disiplina tjera, nuk ka. Diku mund të përdoret termi buxheti i shtetit, e diku arka e shtetit. Meqenëse ari identifikohej me paranë, nuk është çudi pse në SHBA Ministrisë së Financave i thonë Departamenti i Thesarit. Pra, prej ekonomive familjare me ar-ka, për arkën shtetërore duhet ari me thasë, ose thes-ari.

Fjala buxhet më duket se e ka burimin nga frëngjishtja budget, me të cilën identifikohej çanta e lëkurës së ministrit francez të financave, që shërbente për bartjen e dokumenteve që përmbanin të dhënat rreth planifikimit dhe shpenzimit të mjeteve për arkën e shtetit.

Ky term buxhet ka hyrë në përdorim në shumicën e gjuhëve indoevropiane, porse çanta e lëkurës, që mund të përmbaj gjithçka, kurrë nuk e ka pasur, nuk e ka, dhe nuk do ta ketë kuptimin praktik dhe natyral si ar-ka për çështjen në fjalë.  

Nga termet e huaja si kasa në vend të arka, mund ta dalin emrat e pakripë dhe banal si kasatim (arkëtim), kasatar (arkëtar)! Kasa ose kaca në Kosovë quhet një tinar i madh ose vozë druri që mbushet me lakra për rasoj.

Reagoj ndaj të gjithë atyre në Shqipëri, Kosovë dhe kudo, të cilët punët zyrtare mundohen pa kurrfarë logjike t’i bëjnë arkat fiskale si kasa për rasoj. Ari nuk guxon dhe nuk mund të përzihet me rasoj, sepse i pari është në gjendje të ngurtë, ndërsa i dyti në gjendje të lëngët dhe të njelmët.

Pse të zëvendësohet arka me kasën për rasoj kur arka ka natyrën, kuptimin? dhe domethënien më të logjikshme dhe praktike në gjuhët indoevropiane. Madje arkën e ka huazuar edhe gjuha latine nga e cila kanë dalë disa grupe gjuhësh si: gjermane (anglisht, gjermanisht, suedisht, holandisht, danisht...), romane (italisht, frëngjisht, spanjollisht...).

Fjala reformë ka domethënie shumë të madhe nga gjuha shqipe në gjuhët tjera indoevropiane, sidomos kjo parashtesa re. I ri dhe e re janë mbiemra tipik të gjuhës shqipe. Reformë në gjuhën shqipe e ka kuptimin e drejtpërdrejtë dhe natyral që do të thotë t’i japësh trajtë të re një forme.

Reform përdoret edhe në gjuhët tjera, por nuk e kuptoj pse në anglisht nuk thuhet newform, në gjermanisht neuform, në serbokroatisht novaforma, por thuhet me re që është qind për qind vetëm shqip? Kur emri është i gjinisë femërore si arka, atëherë paraprihet me re ose reforma.

Në analizë kam përmendur shumë edhe tatimet, por ekzistojnë edhe taksat të cilat në Shqipëri i ngatërrojnë shumë, por të mos thënë gjithmonë, me tatimet. Ky ngatërrim i qëllimshëm bëhet kur nga anglishtja tax/es përkthehet si taksa, e jo si tatim që është përkthimi i drejtë.

Në anglisht taksave ashtu si i njohim në gjuhën shqipe, u thuhet fees, në disa raste charges (ngarkesat), dhe ka edhe disa emërtime tjera në anglisht varësisht prej sektorëve (psh. tariffs – tarifat).

Nëpër fjalëkryqe të gazetave këtu në Kosovë e hasim përditë pyetjen: Taksë që i paguhet shtetit? Përgjigja: Tatim. Ky është gabim dhe ngatërrim i taksave me tatimet. Jo vetëm për nga emërtimi, por edhe kuptimi, funksioni, dhe format në të cilat mblidhen dhe shpenzohen taksat dhe tatimet, janë krejtësisht të ndryshme njëra me tjetrën.

Tatimi është obligim ligjor që i paguhet shtetit për ta mbushur arkën (e pushtetit qendror dhe/ose lokal). Tatimin e merr (pu)shteti dhe me të vepron sipas planeve të tij, që do të thotë se ju paguani tatim pa e ditur se ku saktësisht do të shkojnë ato para të paguara.

Ju paguani tatim në Shqipëri, dhe me të njëjtat para mund të financohen ushtarët shqiptarë që shërbejnë në Afganistan, ose, ju paguani tatim, e ato para më vonë mundet edhe t’i vjedh ndonjë pushtetar! Tek taksat është paksa më ndryshe. Ju paguani taksat, dhe në të njëjtën kohë merrni shërbimin ose produktin për atë që paguani.

Ky është dallimi qenësor ndërmjet tatimeve dhe taksave. Për shembull, taksa për marrjen e pasaportës, letërnjoftimit, lejes së automjetit, taksa rrugore, taksë komunale për nxjerrjen e gurëve rrasapeta në Gllarevë të Klinës, e kështu.

Prandaj, me rastin e pagesës së taksave ju e merrni produktin ose shërbimin për atë që paguani, ose bëni një lloj blerje me çmim sa kushton (në fakt sa caktohet nga shteti) ai produkt ose shërbim, ose siç njihet në gjuhën popullore: tap paret, tap samunin. Me tatime nuk është kështu. Shteti t’i merr tatimet, por nuk ta jep samunin për ato para që t’i ka marrë.

Ish-kryetarit të Shqipërisë, Ramiz Alia, me rastin vizitës në Kosovë pas luftës 1998-99, i kishin bërë përshtypje mbishkrimet autolarje, të cilat i pëlqente më shumë dhe i dukeshin më shqip se lavazh gjithandej nëpër Shqipëri.

Lavazh në shikim të parë nuk dihet se me larjet të kujt ka të bëjë (të rrobave, tepihëve, (shpër)larje parash!)), ndërsa autolarje kuptohet drejtpërdrejtë se ka të bëjë me larjen e automjeteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)