23 Prill 2024

Argatët e pushtetit

Shkruar nga Zejdush kastrati

Gazetarët janë krijues dhe varrmihës të kohës. (K.Guckov)


Do të ndihesha shumë i privilegjuar, sikur ta huqsha, apo ta kisha gabim, prognozën time, të cilën e kam ndërtuar, me një bindje shumë të fortë, se mbi 5o për qind e atyre, të cilët, ditën e hënë, protestuan para Parlamentit të Kosovës, në shenje pakënaqësie, pas aprovimit të Kodit Penal të Kosovës, të mos ishin përsona, apo përfaqësues, të cilët përfaqësonin mediat kosovare, qoftë të shkruara apo elektronike, e që në fakt, ka kohë, që e kanë “siguruar” vendin me tapi, nga të gjitha Qeveritë e deritashme, por edhe pushtetet, mbrenda oborrit të Qeverisë, apo të mos jenë, “lojtarë” të shkëlqyeshëm të Hashim Thaçit, (kuptohet edhe të ish Kryeministrave, Kryeparlamentarëve, e Presidentëve të mëhershem), por edhe Zëvëndëskryeministrave e ministrave të kësaj Qeverie, por gjithësesi, edhe të Institucioneve tjera të Kosovës.

Nuk ka dilemë, se, sa i përket aprovimit të Kodit Penal të Kosovës, në Parlamentin më të “shantazhuar” të rajonit (po se po), e që u morrë, si shkas, për të protestuar, atë ditë, nga ana, e përfaqësuesve, të medias kosovare, një iniciativë e tillë, patjetër, që arsyetohet, dhe domosdo, ka qenë e nevojshme ,sepse në radhë të parë, është diskutabile shumëcka , por ,edhe mënyra e aprovimit në Kuvend të këtij Ligji; pastaj edhe prapaskenat  që janë luajtur ”perfekt”, si gjithnjë me media e gazetarë, nga zëvëndëskryeministri Kuqi, e që kanë qenë, në përputhje të plotë, të një skenari, që i vjen era”hajde luajmë…”. dhe që kanë, imponuar një protestë të tillë.

Megjithate , jo vetëm në Kosovë,por pothuaj,gati në gjithë botën, çdo Qeveri, por edhe Institucione tjera shtetërore, kanë në prioritet të tyre ,(kuptohet në mësheftësi), që me të gjitha mjetet, të fusin nën kontrollë, apo thënë më butë, të “bashkëjetojnë” me mediat, pasi që nuk është rastësi që ato llogariten “fuqie shtatë”, dhe është rrezikë permanent, kur ato pushtete, abuzojnë dhe keqëmenaxhojnë, me shtetin dhe pushtetin, e që pikërishtë, janë mediat e mirëfillta,  ato që i denoncojnë dhe publikojnë, para opinionit, dhe kuptohet, pastaj, plas skandali (si duket kjo nuk vlen për Kosovë)! 


Por, fatkeqësisht, për opinionin e gjërë kosovarë, e fatëlumsisht për disa pronarë mediash, pastaj shefa e editorë, por edhe shumë gazetarë në këtë Kosovën e qudirave e shumë eksperimenteve ,”bashkëjetesa” e disa mediave, me pushtetin ,ka kohë që është trashë aq shumë, sa që martesa e tyre, apo kurorëzimi, tashmë, nuk ka nevojë të ndodhë fare, sepse ate e dinë tërë qarshia e mileti, dhe, kjo identifikohet dhe dëshmohet, me pasurinë e kapitalin që kanë krijuar, pikërishtë në emër të “fjalës dhe medias së lirë…”, disa nga këta bosa të medias kosovare,e që po atë ditë, ishin, edhe më të zëshmit, me kundërshtime e deklarata para kamerave që kishin sjellë enkas për ta,për të protestuar, kundër këtj Kodi.


Nuk është kontestuese, se aprovimi i këtij Kodi,ka një pikësynim dhe qëllim, i cili u shkon për shtati, më së shumti, atyre që janë në pushtet dhe atyre që po abuzojnë me këtë pushtet, dhe me paranë publike,me të mirat që po i gllabërojnë pa mëshirë anëkëndë Kosovës, duke përfshirë edhe disa nga ndërkombëtarët.

Por, patjetër, për këtë gjendje, të rëndë, me të cilën po ballafaqohet kjo Kosovë, një pjesë të madhe të fajit, e kanë pikërishtë, edhe disa nga këto media, apo pronarë mediash, që atë ditë, ishin para Parlamentit për të protestuar, të cilët, dallohen për heshtje kur mës së shumti dëmtohet vendi,(me theks të posaqëm hajnitë e abuzimet mëdha që po ndodhin), pastaj ,kur po shkilen të drejtat individuale por dhe kolektive , dhe jo rrallë herë, ata, janë që kanë shkelë dhe po shkelin me dy këmbë të drejtat e gazetarëve-të angazhuar në mediat e tyre.


U panë aty edhe të tillët,që gjithnjë, kanë qenë dhe janë,të pandashëm, në suitat e të gjithë liderëve kosovarë, në udhtime jashtë vendit,ata të cilët kanë bartur edhe valigjet e liderëve, dhe ata, të cilët, mund të quhen, vetëm të regrutuar të pushtetit, e kurrësesi gazetarë, apo përfaqsues të njëmendët të medias kosovare.

U panë aty, edhe ata, që ishin më të zëshmit në këtë protestë,por që nuk regauan, as kur njërit nga gazetarët, vërtet më profesionisti, dhe më i guximshmi, .Besnik Krasniqit, nuk i dolën në ndihmë, për ta mbështetur, kur atij i dha “karton të kuq”, për të mos përcjell punën e Universitetit, përsoni që tempullin e dijes e ka ba hara –kiri, sikur të ishte pronë e tij përsonale.

U panë aty gazetarë e pronarë, të cilët, kanë lejuar, që në mediat e tyre, është shkruar zi e më zi, edhe për ata që flijuan gjithëcka për Kosovën e kombin,kurse në anën tjetër, madhëruan dhe ngritën në piedistalin më të lartë, edhe figura kontraverze e të dyshimta,dhe të pverifikuara, dhe ate, vetëm, për shkak të përfitimeve përsoanale, klanore apo partiake.


U panë aty gazetarë e moderator, por edhe pronarë, në mediave, të cilëve, posa dilnin nga debatet, gjatë fushatave zgjedhore e promocionale, liderë të ndryshëm partiak, u ndanin zarfat me para për shërbimet komplementuese gjatë atyre debateve.

U panë aty, edhe gazetarë e pronarë mediashë, të cilët, profesion shumë të sofistikuar kanë, citimet, ditën e nesërme,të gazetave dhe emisioneve, ku është folë në superlativë për ata liderë, të cilët, për këto shërbime,kuptohet, duhet patjetër ti shpërblejnë, qoftë me ndonjë projekt,apo ndonjë notë në fakultet, ose punësim…

Thënë shkurt e shqip, u panë aty, edhe shumë prej tyre, që me siguri, sikur Hashim Thaçi, të kishte dalë në dritare, dhe nga Qeveria ti kishte ftuar brenda ,do të shkonin zhagas, deri në Qeveri,sepse ka kohë që ata janë treguar ,argatë shumë të besueshëm të atij,të cilët pa dilemë, janë të gatshëm, qe nëse ndërkohë ndryshojnë raportet, dhe ndryshon kjo Qeveri,ata janë përsëri të parët që ia vënë “lakun” Hashës,por patjetër, e përqafojnë tjetrin që vjen në pushtet.

Pra, protesta e fillimjavës,pati një mesazh, që mbi të gjitha, tregoi haptas, se komuniteti i gazetarëve kosovarë, duke përfshirë në radhë të parë pronarët e mediave, ekziston dhe numerikisht është mjaftë i madhë, por fatkeqësisht, nëse shikohet nga brenda, një numër i madhë i tyre, ka kohë që ka shkelë me dy këmbët, mbi etikën e gazetarit, dhe misionin e medias, e që nuk është për tu habitur, sepse edhe në profesionet tjera, punët nuk janë hiq më mirë.

Pra, edhe loja e Parlamentit,Institucioneve tjera, por edhe individëve të caktuar, karshi gazetarëve dhe medias, nuk është për të na habitur, që ka vazhduar dhe po vazhddon e me siguri do të vazhdojë, sepse,në radhë të parë, ne, nuk jemi, lojtarë ferë, në punën tonë që bëjmë dhe duhet ta bëjmë.

Kjo Qeveri, dhe këto Institucione, janë tonat, dhe duhet ti mbështesim e ti përkrahim pa rezervë, kur ato punojnë për të mirën e vendit dhe popullit, por, kur ato dështojnë e huqin,mediat dhe gazetarët, duhet të jenë të parët, që duhet të reagojnë, edhe nëse Kryeministrit, Presidentit, Kryeparlamentarit…i mbetet hatri dhe hidhërohen, por mbi të gjith , joshja dhe benefitet, që po ofrojnë pushtetarët e korruptuar, kanë dominuar mbi arsyen dhe s’janë për nëncmim deklaratat e disa liderëve, të cilët, patën deklaruar, se ata kurrë, nuk i kanë ba presion medias,por ata janë në hallë me disa media të cilat po i vardisen atyre !
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)