27 Prill 2024

Aleanca Kuq e Zi meriton qeverisjen e të gjithë shqiptarëve

Shkruar nga Faik Krasniqi

Aleanca Kuq e Zi nuk është lëvizje politike ekstremiste. Aleanca Kuq e Zi është lëvizje politike patriote që kërkon të respektohet dinjiteti i shqiptarëve pa dëmtuar dinjitetin e kombeve të tjera.

Nuk mund të quhet një lëvizje politike patriotike, që kërkon vetëm mbrojtje të interesave kombëtare, një parti ekstremiste.

Ka shumë dallime midis nacionalizmit ekstrem dhe patriotizmit. Këta e quajnë Aleancën Kuq e Zi ekstreme, sepse Aleanca Kuq e Zi është i vetmi subjekt politik në Shqipëri që thotë dhe vepron ashtu siç është e drejtë ku janë shqiptarë të flitet, të veprohet, të ushqehemi, të përshëndetemi si shqiptarë, dhe këta shovinistët serbo-greko-sllavo-maqedonas nuk janë mësuar të shohin realitetin shqiptar, të vërtetën, se vetja u duket në vijë të drejtë, por këta janë fashistë, gjenocidialë, uzurpues dhe hajdutë.

Por ata, sllavo-maqedonasit (bullgarët) megjithëse janë një shtet qesharak, janë mësuar që t’i shikojnë shqiptarët të përçarë dhe duke luftuar njëri-tjetrin.

Ata tmerrohen kur del një parti ose lëvizje politike që mbron dinjitetin e shqiptarëve, ndaj nuk kanë asgjë të përbashkët me Aleancën Kuq e Zi akuzat e sllavo-maqedonasve (bullgarëve).

Aleanca Kuq e Zi duhet të vazhdojë politikën e saj patriotike, se e ka shumë mirë, vetëm se kundër spiunëve të grekut në Shqipëri, duhet të jetë tamam efektive, jo vetëm të bëjë fjalë...

Shumë mirë e ka Aleanca Kuq e Zi idenë që të hapet konsullata në Manastir, i cili është një qytet shqiptar (qytet i abetares shqipe) dhe simbol i identitetit tonë kombëtar shqiptar. Edhe sa më shpesh të shkojë Aleanca Kuq e Zi për takime në Arbëri (Maqedoni) aq më mirë është, për vëllezërit tanë atje.

Aleanca Kuq e Zi e ka treguar dhe e tregon çdo ditë se nuk ka të përbashkëta me këto parti qelbanikësh që kanë zaptuar Shqipërinë.

Në Manastir vetëm Aleanca Kuq e Zi meriton të shkojë, se është e vetmja forcë politike me një ideal të qartë dhe të pastër. Ndaj në Arbëri (Maqedoni) duhet të shkojë sa më shpesh Aleanca Kuq e Zi dhe të bëjë takime me popullin tonë atje, me të rinjtë e të rejat që t’i mbajë afër shqiptarizmës…

Aleanca Kuq e Zi ua ka futë frikën në prapanicë gjithë fqinjëve tanë gjë që se ka bërë asnjë qeveri dhe parti shqiptare deri më tash.

Vetëm respekt dhe mbështetje për këtë lëvizje politike. Në fakt jemi të vonuar, do duhej shumë kohë përpara të kishim një lëvizje politike si kjo. Kështu që Aleanca Kuq e Zi është e vetmja lëvizje politike që meriton të qeverisë Shqipërinë dhe gjitha trojet etnike shqiptare...!

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të “Aleanca Kuq e Zi ”)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)