23 Prill 2024

Aleanca Kuq e Zi meriton besimin e shqiptarëve

Shkruar nga Faik Krasniqi

1-Aleanca Kuq e Zi është pikërisht në kohën e duhur dhe në vendin e duhur formuar, në Shqipërinë e copëtuar nga klanet mafioze serbe-greke!

- Mos vallë duhet t’i kthejmë “prapanicën” grekut që na e ka prurë kufirin deri në Gjirokastër dhe kërkon të shkoj deri në Durrës??? Apo serbit që na e ka sjellë Sali Berisha po deri në Durrës???

Apo duhet të përkulemi edhe përball një ‘’Mini-Shteti’’ artificial si Maqedonia, përbërja e të cilit është 50% shqiptarë, 30%-turq…romë...goranë...tyrbesh si dhe sllavo-bullgarë...

Po deri ku do të shkojmë me politikën e Berishës dhe Nanoistëve apo edhe Ilir Metës???Nuk po na thoni deri ku do shkojmë???

Mos vallë duhet të trembemi se po na cilëson greku ‘’Parti Ekstremiste’’??? Apo edhe këta sllavo-evgjito-maqedonët???

A- Greqia është një shtet klerikalo-fashiste…Mos të harrojmë Organizatën 17-të Nëntori, në Greqi që gjoja pas 20-të vitesh aktivitet u arrestuan…

B- Agimi i Artë në Greqi që gjysma e pjesëtarëve të tij janë njerëz që punojnë ne organet e policisë, ushtrisë dhe janë në pushtet, është ekstremiste dhe Fashiste…sepse në programin e saj ka pushtimin e Shqipërisë së Jugut...të ashtuquajtur ‘’Vorio Epiri!

C-Aleanca Kuq e Zi, është një parti që kërkon t’u dalë “Zot” shqiptarëve, sepse me shqiptarët po tallen shtetasit relativisht grekët…serbët…dhe sllavomaqedonasi(bullgarët)….Dinjiteti i shqiptarit është në pikën më të ulët…nënvlerësohet dhe përçmohet…Atëherë ç´na mbetet:??? Vetëm mbështetja për Aleancën Kuq e Zi….

D-Nuk kemi të drejtë që të qortojmë Kreshnikun se na paska qenë me Saliun…aspak:Kreshnik Spahiu si nën-Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ishte i pari që alarmoi shqiptarët për rrezikun që i vjen Shqipërisë nga asimilimi i shqiptarëve duke ndryshuar kombësinë me bazë -vetëdeklarimi…duhet të shohim anën pozitive të gjërave…dhe është denoncues i marrëveshjes detare me Greqinë…etj…Le ta provojmë…ne si shqiptarë nuk kemi se çfarë të humbasim, nëse do t’i puthim ‘’bythën’’ Greqisë dhe Serbisë, atëherë për disa dhjetëvjeçarë nuk ka për të pasur më Shqipëri...

Nuk kemi te Aleanca Kuq e Zi naconalizëm ekstrem, por kemi Patriotizëm, kemi Zgjim të NDËRGJEGJËS KOMBËTARE.:::LE TË BESOJMË NJËHERË Aleancën Kuq e Zi. Larot e Saliut, Metës…Nanos etj i pamë se ku e çuan Shqipërinë...

 
( Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të \"Aleanca Kuq e Zi\") 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)