28 Mars 2024

Alarm nga studenti i UP-së

Shkruar nga Durim Xhemajli

Kur më së shumti është nevoja për ndryshime brenda Universitetit të Prishtinës, kur kërkohet të shtohet cilësia, të hiqen dallaveret, të sistematizohet puna brenda UP-së, e kur shumë studentë të zellshëm e të përkushtuar për punë kanë nevojë për ndihmë financiare në projektet e tyre të mëdha, vije zhgënjimi.

 Është rasti me studentin e matematikes i cili kërkoi mbështetje financiare për kontributin e madh që kishte dhënë në shkencën matematikore dhe realizimin e planeve të mëdha që kishte, por në menyrë shumë absurde iu refuzua kërkesa(!)

 Absurditeti nuk mbaron këtu me rektoratin e Universitetit të Prishtinës.Tani na doli në dritë edhe ajo e vërtetë që mendonim se UP-ja po vlerësohet nga vendet ndërkombëtare duke u shpërblyer me çmime të mëdha në gala mbrëmje, e në fakt nuk qenkan merita të fituara, por “merita të blera”. Aq mirë i kemi kushtet ne, sa që mundemi edhe të tilla blerje të bëjmë. Kjo nuk është aspak etike.

 Gjendja e të gjitha fakulteteve është katastrofë me faktin se nuk plotësohen as kushtet minimale për të mbajtur një ligjeratë cilësore. Literatura e dobët dhe jo shumë e dobishme: si derivat ka studentë me kualifikim jo të mirë, kurse praktika e cila është e detyrueshme në shumicën e fakulteteve për t\'u avancuar në atë lëmi, nuk mund të mbahet, “thjesht”: në mungesë të laboratorëve.

 “Alarmi” vije kur rektori Mujë Rugova dhe prorektori Naser Mrasori shkojnë në New York për të marrë “çmimin për cilësi”, të cilin ata në fakt e kishin paguar me para të UP-së.

 Po manipulohet me buxhetin e UP-së, po manipulohet me paratë e studentëve të cilët paguajnë semestër dhe nuk janë aspak në dijeni se ku shkojnë ato para.

Deri sa na doli në dritë një e vertetë dhe e shohim se këto para në vend se të shfrytëzohen për nevoja të studentëve në fakt shfrytëzohen për të blerë çmime e mirënjohje fiktive, për të marrë mëditje të panevojshme, e për të shëtitur gjithandej botës, duke mos çarë kokën për ne studentët, të cilët gjithnjë e më tepër jemi duke u shtypur në vendin ku duhet të burojë dije, kulturë, arsim dhe ku duhet të dalë elita e shëndoshë për shtetin.

 Vatra e dijes duhet të ruhet, ta mbrojmë atë në çdo mënyrë, me cdo gjymtyrë.

 /autori është student i Fakultetit Juridik në UP/


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)