24 Korrik 2021

Ah pushtet, pushtet....!

Shkruar nga Zejdush Kastrati

(Me qeverisje te keqe humbet edhe pushteti më i madhë)
                                                                    (S .Publilius)

Është shumë vështirë të gjendet dikund  njeri i cili thotë “unë nuk di....” Në veqanti ne shqiptarët jemi “univerzal” për gjithëcka.

Sidomos  kur janë në pytje  temat nga sfera politike   dijmë të  “rrahim gjoks”dhe te krekosemi se jemi ata që kemi bërë  gjëra të mëdha për vendin e  që nuk  i kanë bërë të  tjërët për vendin e tyre. Pothuaj, që nga  bariu  e deri tek Akademiku, pa ngurrim flasim e flasim  jo vetëm për tema  që kanë të bëjnë  për dhe me Kosovën  por edhe  për rajonin e herë herë edhe boten.

Nuk është çudi kur dëgjohen  opinione  se ne Kosovë  të merresh  me politikë është bërë bizenes dhe se  profesioni i politikanit  është ndër më profitabilët.

Pa ndonjë rrezik, mund e  sakrificë të madhe,kuptohët nëse i ke punët mirë   me “bosat”  e Partive Politike e ne veqanti me “Më të Madhin”, Kryeministrinë  Hashim Thaqi,  shumë shpejtë del prej krize.,  Edhe   nëse nuk ke shkollim e përvojë të duhur, edhe nese nuk ke besimin  e popullit , (ndoshta as te familjes)edhe nëse je   i përfolur për afera e skandale,   pa ndonjë problem bëhësh jo vetëm drejtor i ndonjë shkolle apo kompanie publike,mediumi publik, menagjer, zëvëndës ministër e ministër por  edhe zëvëndës Kryeministër  , ambasador,  prokuror e gjykatës , epror policie e  zyrtarë në dogana,  profesor Universiteti, e të mos flasim për deputet.

Kryeministri Thaqi   i cili në zgjedhjet  e fundit fitoi më së shumti vota në Kosovë, pothuaj nga askush nuk u kontestua se  ato i vodhi  për ta rritur  numrin e votave për  te dalë vet  më i votuari, por reagime, kundërshti dhe kontestime sa i përket  vjedhjes së votave për  kandidatë tjerë të këtij subjekti politik e që  janë  bërë kryesishtë me “izën” dhe “listën “ e përpiluar nga ai  ka pasur që nga fushata paraelektorale para 12 dhjetorit të vitit të kaluar.

Në veqanti,  shumë nga ishë deputët e PDK se   të vetmin “arsyetim”  per humbjen e tyre  ne këto zgjedhje e kanë  pasur  dhe po e përsërisin edhe  tani, është  deklarimi i tyre  se “i janë vjedhur votat” dhe se ky është një skenar i Kryeministrit Thaqi.
 Janë  kryesishtë keto arsyetime të  ish deputetëve të cilët  tash “vajtojnë” “me lotë krokodilli” duke   shfaqur (kinse) brenga për fatin e Partisë e cila sipas tyre tani është futur në “qorrsokak” dhe  e presin ditë të vështiara.

Cili deputet e ka alltinë më të madhe ?

Cila është struktura profesioanle, morale....,  e depuetëve të Kuvendit të Kosovës  sa i përket kësaj përbërje parlamentare e cila  ka pësuar ndryshime të medha , pasi që mbi 7o deputetë janë për herë të parë  në  ulëset  e Paralemntit të Kosovës, ditët dhe javët në vijim do të tregojnë e që mvaret  kryesishtë me angazhimin dhe ballafaqimin e tyre  me qështje me interes për Kosoven dhe  problemet me të cilat po ballafaqohemi.

 Sa i përket  deputetëve të PDK/së, karshi deputetëve të subjekteve tjera politike që janë pjesë e kësaj  përbërje të Parelamentit është nje opinion  i përgjithshëm se   është nje diskrepancë e madhe në çdo aspekt.

Deputetët e LDK së , një subjekti politik me përvojë të gjatë dhe  përsona  te rryer  në rrethanat politike kosovare, të zhdërvjelltë për  lojëra  e skenarë që  herë herë befasojnë edhe ndërkombetarët , ne momente   kur atyre u duhesh  të pranueshëm per biseda , imponues, janë  një strukturë deputetësh që nëse organizohen dhe ruajnë kompaktesinë , pa ndonjë problem të madhë  do të refelektojnë pozitivitet dhe  besueshmëri me cka  mund te jenë faktorë determinues jo vetëm si  grup opozitar por shume kyq per  (de)stabilitet  institucional.

Levizja “Vetëvendosja” edhe pse është krijuar një opinion se pas “shkrirjes” së raporteve me ambasadorin  Dell nuk  është në “linjë paraparlamentare”, me perjashtim  të ndonjë deputeti  do të “kacafyten”  dhe do te “kujdestarojnë”me ne krye “Ce Gevaren” dhe  do t’i krijojnë telashe jo vetëm “Kupës” por edhe  Thaqit i cili  është mësuar të  dirigjojë dhe udhëheqë  (me sukses) Parlamentin deri me tash pa ndonje problem te madhë në momente dhe kohe kur atij i  duhet, AAK/ja si subjketi politik i cili  në përbërjen e kaluar me të drejt llogaritej si grupi më i organizuar Parlamentar opozitar, edhe pse po përfolet se  ka  humbur në “ekuilibër” për shkak të problemeve të brendshme me të cilat po ballafaqohet,në veqanti  disa deputetë me përvojë  te prirë nga Haradinaj i Ri, nëse arrijnë te merren vesh me  LDK në dhe Vetëvendosjen mundë të jenë promotorë të proceseve pozitive  por jo duke i dhënë “ultimatume” dhe afate Qeverise Thaqi, (pasi ky është mandati i dytë i tij) por duke  i prezentuar  publikishtë të metat, defektet, dështimet dhe devijimet  e kësaj qeverie që duhet ti identifikojnë ata.

Opozita  e mirëfillte kudo ne bote e ka këtë detyrë dhe obligim ,andaj  duhet punë  angazhim  dhe këte duhet ta bejnë edhe   keta  si opozitarë.

Deputetët e PDK së edhe pse numerikishtë më të shumtë në Parlament nuk mund të mburren se  kanë ndonjë bagazh  të pasur profesional dhe pervojë  në menagjimin e rrjedhës së Parlamentit e në veqanti në raport me deputetët e  opozitës   kam bindjen se  nuk do të mundë të perballojnë   dhe  të dalin  fitimtarë me ndonjë kundërakuzë qoftë edhe  e  bazuar në fakte.

“Loja” në Parlament vetëm sa ka filluar, akoma nuk janë hapur tema dhe debate që  ngrisin  ne maksimum “adrenalinën”, akoma nuk është ”qel kuleta” (bugjeti).

Bisedimet me Sërbinë janë një alibi për opozitën,qështja e rritjes së pagave është akoma pezull, por edhe qështje tjera janë një sfidë  e madhe për Thaqin dhe deputetet e këtij subjekti në Parlamentin e Kosovës të cilët (ndoshta) kane të drejtë të mburren  më së shumti  me alltitë e mira  që kanë  dhe atë duke i treguar se cili prej tyre  e ka alltinë më të madhe  dhe të çfarë ngjyre i kane. (kuptohet i kane me leje pasi që shumica prej tryre  kanë qenë strukturë para sa të bëheshin deputet).

Se sa  jetegjatë do jetë  ky Parlamentë dhe keta deputete është vështirë të dihet por nje gjë është me rëndësi  për Kosovën  duhët të japin dhe ta duan  më së shumti ata që po e  vjelin dhe mjelin, pasi që edhe po e qeverisin

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)