25 Prill 2024

Administrata vendore zëvendëson atë të OKB-së në veri

 Shkruar nga Selatin Kaçaniku

A do të jetë kjo administratë në shërbim të qytetarëve-konsumuesve të shërbimeve të saj ose do të vazhdojnë favorizimet sipas përkatësisë kombëtare, lokale, gjinore, pasurore, trimërore…?

Përvojat e derisotme me shërbimet e Administratës së UNMIK-ut, por edhe me premtimet e institucioneve tona / zyrtarëve tanë, që deri më sot ishin “ lara – lara “ bëjnë që konsumuesi i këtyre shërbimeve / qytetari, klienti, pala…të jetë i rezervuar.  

Qytetari / konsumuesi në Anën Veriore ka motive dhe këndvështrime tjera për të cilat  ne në pjesën tjetër të Kosovës i shohim si motive e këndvështrime të dirigjuara, të orkestruara ose të detyruara nga poltika e Beogradit. Kjo politikë vazhdimisht fshihej ( edhe nga ndërkombëtarët ) e së voni deklarohej hapur dhe eskalonte me kriminalitet, mafiozitet dhe me shfaqjen e hapur të pjesëtarëve të MUP-it dhe të Xhandarmërisë së Sërbisë. E, për kërkim falje Beogradi zyrtar as që është i përgaditur akoma ?!

Qarqet politike, si ato të Beogradit zyrtar njësoj edhe  ato ndërkombëtare, duke favorizuar politika e strategji “ të nëndheshme “ kanë favorizuar struktura krimogjene e mafioze duke diskriminuar qytetarin / konsumuesin e ndershëm të shërbimeve të administratave të tyre dhe duke i pamundësuar ata që të mendojnë, të zgjedhin dhe të vendosin me kokën e vet.

Lëvizja e lire si e drejtë themelore e qytetarit, aq shumë e trumbetuar nga ndërkombëtarët, ishte mu ajo që më së shumti e pësoi gjatë “ sundimit “ 13 vjeçar të ndërkombëtarëve të cilët bënë që lëvizja e lire, brënda dhe jasht,  të pësojë tepër shumë si peng i paaftësisë së tyre.

Ndërkombëtarët na ndëshkuan neve qytetarëve /ë konsumuesve të së drejtës dhe të ofertave të levizjes por edhe Shtetin e Kosovës me bariera administrative për të udhëtuar në Europë e Botë sepse përfaqësuesit e institucioneve të tyre, sepse zyrtarët e tyre, nuk dëshmuan performansa të duhura. Por, as BE as OKB nuk gjetën force etike e morale për sadopak vetkritikë ?!

Ndërkombëtarët qarkullimin e lire të njerëzve dhe të mallrave e “ mundësuan “ në mënyrë tejet seletive, pa qenë të vetëdijshëm ( sicc ?! ) se favorizimi i njërës pale automatikisht diskriminon palën tjetër: Derisa me mungesën e sensit për lëvizjen e lire të njerëzve po stimulohet kontrabanda me përkatësinë etnike dhe me pasaporta e trafikim njerëzish, tolerimi i kontrabandimit të produkteve nga Sërbia në Kosovë, por jo edhe eksportin nga Kosova në Sërbi, e mundësuan me pasoja të rënda.

Një Shtet i cili nuk e njeh Shtetin ku duhet të eskportojë do të thotë se ai Shtet nuk merr asnjë garancë as obligim ligjor karshi konsumuesit të Shtetit ku eksporton ?! KONSUMATORI e gjeti disa herë dallimin mes cilësisë së produkteve që kontrabandohen nga Sërbia varsisht nga ajo se në cilin rajon ose cilit konsumator i dedikohet ?!

Këtë e mundësuan  ndërkombëtarët njësoj siq e bëri edhe presionin mbi Doganat e Kosovës për lejimin e hyrjes së 160 t peshk me afat të skaduar“ - ndihmë e popullit të Rusisë sërbëve të uritur në Kosovë“ ?!

Bashkarisht pretendojmë se ka ardhur koha për tërheqjen e UNMIK-ut. Por, a thua vallë vendorët dhe ndërkombëtarët ( së bashku ) i kanë krijuar kushtet për zëvendësimin e administrates ?

Duke ditur se e gjithë ajo “ ushtri “ kontrabandistësh, mafiozësh, MUP-ovcave…e “ ovcave “ tjerë kishin jatakët, bashkpunëtorët, ortakët…e tyre në anën tjetër të Kosovës; Duke pasur dyshim se ata ishin të lidhur edhe me qarqet politike dhe të institucioneve ( zyrtarët e tyre ) atëherë qytetari / konsumuesi i shërbimeve të administratës që do të duhej të zëvendësohej vështirë se mund të bindet se janë krijuar kushtet për zëvendësim ?!

Kur dyshimet për negociatat teknike të “ kontrabanduara “ në negociata politike dolën të vërteta dhe kur ( tani u pa ) dolën se u zhvilluan për interese të BE-ë dhe të Sërbisë e jo edhe për intereset e Kosovës dhe të qytetarit / të konsumatorit të shërbimeve të administratave të Shtetit, vështirë e kemi të besojmë se zëvendësimi i administrates në Anën Veriore të Kosovë e ka “ njetin “ e mire ?!

Për të ofruar bindje për qëllimet e mira dhe serioze, për vendosmëri e jo për lojë hajgare, për plan serioz e jo për edhe një spektakël medial mendojmë se Shteti i Kosovës paraprakisht duhet:

-         T i shkëpus zingjirët e të gjithë atyre që ishin shërbëtorë të gjithë asaj “ ushtri “

            kontrabandistësh, mafiozësh, MUP-ovcave…e “ ovcave tjerë “;

      -    Projektin e të bërit administrate publike, ose vetqeverisjeje lokale ta projektojë

            e ta zbatojë në gjjithë teritorin e Shtetit e  pastaj ( jo vetëm ) në Anën  Veriore të

            Kosovës;

-         Të sigurojë funksionimin e pikave kufitare 1 e 31 sipas ligjeve të Shtetit të

      Kosovës si dhe t i kontrollojë rrugët alternative e kolaterale ( ilegale ) malore;

-         Punën e pakryer UNMIK-u ( dhe jo vetëm UNMIK-u ) duhet ta kryej ose për punën e pakryer duhet të jape llogari…edhe për gjithë divergjencat ndërnacionale në Anën Veriore, për dështimin në sigurimin e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët atje, për dështimin në mbrojtjen e të drejtave, intereseve dhe të dinjitetit të konsumatorit por edhe për “ sponzorizimin “ e strukturave kriminale e të kriminalitetit, për bandat mafioze dhe rënuesve të ekonomisë, të Buxhetit dhe të bazës fiskale të Kosovës. UNMIK-u akoma nuk e pa të udhës të jape përgjegjësi, të cilën nuk ia kërkoi as Kosova, para taksapaguesve të Kosovës ( të cilët jemi ne konsumatorët ) për 25% që i merrte nga Buxheti i dedikuar Mitrovicës, e që për sivjet ishin 4.5 MLN € para të konsumatorit taksapagues - për këtë vit fiskal ?!

-         Ndërkombëtarët, e pse jo edhe Vendorët duhet t ia bëjnë me dije Beogradit zyrtar

E ta rikujtojnë për obligimet e përgjegjësitë që i takojnë për këtë lojë me zjarr.

Duke e përkrahur vendimin për hapjen do të donim që kur t ia nisë punës Zyra Administrative e Veriut të Kosovës ( ZAVK ) ta nisë mbarë dhe nga themeli. ZAVK duhet të kujdeset për krijimin e menjëhershëm të kushteve për aplikimin e ligjeve, në veçanti të:

-         Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit – gjë të cilën për 13 vite pas luftës UNMIK-u  

      nuk e bëri. Të drejtat, intereset dhe dinjiteti i konsumatorit në Anën Veriore të

      Kosovës / të Mitrovicës për këto 13 vite nuk ishin të përfaqësuara as nga

      UNMIK-u, as nga institucionet e Kosovës e as nga Beogradi zyrtar i cili,  

      përkundrazi, e sundonte Anën Veriore me anarki e kriminalitet dhe me “ bekimin   

      “ ndërkombëtar. Në këtë kontekst mendojmë se duhet të hapet menjëherë edhe

      Zyra e papolitizuar për mbrojtjen e konsumatorit; dhe e

-         Ligjit për rendin dhe sigurinë publike;

Për këto 13 vite nuk u lejua prania e Institucioneve të Kosovës anise për çdo vit Shteti i Kosovës, nga taksat e konsumatorit taksapagues dhe Komuna me taksapaguesit e Mitrovicës dhanë shuma të konsiderueshme për mirëqenien dhe stabilizimin e gjendjes si dhe të raporteve në Anën Veriore të Kosovës / të Mitrovicës anise kjo pjesë e dominuar nga mafiozë e krimogjenë nuk pagoi për 13 vite as taksa, as tatime, as…kontribute duke futur edhe kështu pabarzi dhe diskriminim mes konsumatorëve taksapagues të rajoneve e komuniteteve të ndryshme.

Institucionet e Kosovës duhet të përcjellin mesazhe shumë të forta dhe të garantuara për gjithë qytetarët në Anën Veriore të Kosovës / të Mitrovicës se do t i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe benefitet që i takojnë por edhe mbrojtjen nga të gjithë ata që i shantazhojnë e i kërcënojnë “ për intereset e larta “ të cilat janë interese të të qenit kurban të Beogradit zyrtar dhe “ dele për qethje “ për mafiozët dhe krimogjenët e instaluar poashtu nga Beogradi por të përkrahur nga ortakët dhe bashkpunëtorët e tyre në Anën Jugore të Kosovës – vendor e ndërkombëtar.

Këto garanca janë shumë të nevojshme edhe për arsye të thyerjes së të gjithë atyre të cilët flasin “ në emër “ të qytetarëve e që në të vërtetë i kërcënojnë dhe u bëjnë presion se çfarë dhe si duhet të veprojnë kur të instalohet ZAVK: “ Të ndjekur nga Kosova ”, “ Shpërngulje kolektive “, “ Plan i shpërnguljes etnike të sërbëve “, “ Largohen / shkëputen lidhjet me Shtetin Sërb “, “ Prishja e balancit nacional “, “ Institucionet e shtetit të Kosovës “, “ Qëllimi përfundimtar është ndjekja e sërbëve që janë shumicë “, “ Provokim…”, “ Do të injorojmë një Institucion të tillë “…

Qytetarët / palët, klientët, konsumuesit e shërbimeve të ZAVK-ut duhet të kenë të drejtën e vlerësimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara, t i evaluojnë ato. Këtë të drejtë duhet ta kenë qytetarët / konsumatorët në gjithë teritorin  e Kosovës, pra edhe ata në anën jugore, nëse ndokush pretendon se duhet të jetë i besuar, nëse ndokush pretendon të jetë bindës, nëse ndokush preferon t i zbatojë ligjet dhe detyrat politike – nga mandati i marrë nga vota e lire si dhe detyrat zyrtare që u takojnë nga vendi i punës - deri në përsosëshmëri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)