19 Prill 2024

A ka dinjitet institucional


Pushteti më i madh është të zotërosh veten.                               (I.A.Seneca)

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Kosova,në gjithë periudhen pas vitit 1999 ,por në veqani pas 17 shkurtit 2oo8, më së shumti ka nevojë, bile për pak dinjitet institucional.

Jo vetëm disa liderë,apo bartës institucionesh të ndryshme, qofshin ekzekutive, legjislative, arsimore , publike,nga sfera e diplomacisë… që shumë herë kanë shkel “me dy këmbët”, mbi parimet dhe rregullat bazë të këtyre institucioneve, por fatkeqësisht, vargu i degradimeve të vlerave në disa institucione ka shkuar shumë largë, dhe ka reflektuar në shumë raste, edhe në mënyre zingjirore, edhe në nivelin më të ultë, të vartësve, të këtyre institucioneve.

Megjithate,tema më e përfolur dhe shumë aktuale e javëve dhe ditëve të fundit, është Institucioni i Presidencës, Institucion, që në kontinuitet, që me rastin e zgjedhjeve të para, pas përfundimit të luftës, e deri me rastin e fundit, apo 7 prillit, të vitit të kaluar, kur u zgjodh presidentja aktuale,z. Atifete Jahjaga në këtë post,gjithnjë,ka qenë “mollë sherri” mes subjekteve politike, dhe apetiteve të shumta, prapaskenave e skenarëve të ndryshëm, që gjithnjë, përcollën, emërimin e gjithë atyre, që synuan dhe u ulën, në postin e të parit të Kosovës.

Marrëveshja me shumë ”qejf e shumë dëshirë”,që u patë prezentuar para opinionit , e udhehequr nga kryeprotagonisti apo kryetrajneri, Christofer Dell, dhe lojtarët Thaci (kapiten) ,Mustafa(portier) e Pacolli (sulmues), që rezultoi vitin të kaluar, me emërimin e Z Atifete Jahjaga për Presidente të Kosovës,për shumë kend, ishte një befasi dhe një surprizë, pasi që publikimi i zarfit me këtë emër ,(një përsonalitet anonimus për opinionin e gjërë )është fakt i pamohueshëm dhe një befasi, dhe në parim por edhe juridikisht, paraqet shkelje të të drejtave të njeriut,dhe pothuaj, tani e mbi një vit, prej se Jahjaga, ushtron këtë post,(që nuk është për tu kritikuar shumë se po e keqëpërdor e keqëmenagjon), jo rrallë herë,jo vetëm nga oponentët e ndryshëm politik, por edhe të tjerë, është quajtur, edhe Presidente e “zarfit”.

Por kur jemi te zarfi,duhet cekur edhe një fakt, që nuk është vështirë të dëshmohet e argumentohet, se pothuaj, gati të gjithë liderët e Kosovës, edhe pse jo në formë, modaltet dhe mënyrë publike, si me rastin e Presidentes aktuale, i janë nënshtruar, gjithashtu procedurës së “zarfit” dhe skanimit detal,andaj,rasti i Jahjagës, nuk është “sui generis” për liderët tjerë kosovarë dhe Kosovën në përgjithësi.

Bile, nëse duam ta zbërthejmë në detaje, dhe ta themi të vërtetën, vërtet, Atifete, është zgjedhur me zarf të nxjerrur nga xhepi i kryetrajnerit të ekipit të Kosovës amabasadorit Dell, por, nuk janë për të mos u besuar disa burimeve, se ka raste, kur për tu zgjedhur në postin e Presidentit, janë dërguar zarfe jo vetëm me listën e përsonit,por edhe  me “lekë”,në shkëmbim të këtij posti të mallkuar e shumë të adhuruar, edhe në këtë Kosovë.

Kurse, sa është e dinjitetshme ,thyerja apo shkelja e Marrëveshjes nga Presidentja, që u aktualizua ditëve të fundit, dhe reagimi dhe thirrja e saj,vetëm në vendimin apo mendimin e Gjykatës Kushtetuese, është gjithashtu, një cështje dhe temë, e cila hapë me të drejtë debat, dhe bazuar në reagimet dhe arësyetimet e Jahjaga duke u thirrë gjithnjë në Kushtetutën e Kosovës.

Si duket, në radhë të parë, kjo zonjë nuk i kontrollon apetit e saja përsonale,por i imiton pothuaj gjithë liderëve tjerë,lakmon privilegjet e të mirat, që përjetoi e shijoi, gjatë këtij njëvjeqari, si e para e vendit,dhe u joshë dhe u “infektua” nga “virusi” “Oh sa mirë me qenë në pushtet…”.
    
Por, marrëveshja e 7 prillit. e aprovuar në Kuvendin e Kosovës gjithashtu,ka peshën dhe legjitimitetin e saj edhe juridik,por në një shkallë edhe moral, dhe nese respektojmë këto institucione që janë krijuar dhe po thirremi në to , duhet domosdo ti respektojmë edhe ato vendime që nxjerrura nga ky organ më i lartë legjislativ i vendit, na konvenuan apo jo,dhe gjithashtu, duhet pranuar, se edhe zgjedhja e saj “me zarf’ është një emërim klandestin,që nëse e shoshisim në aspektin juridik është jolegjitim dhe pa fuqi juridike.
    
Dorën në zemër, Presidentja aktuale Atifete Jahjaga në raport me faktorin ndërkombëtar është ndër përsonalitet më të pranuara, dhe kjo po dëshmohet,edhe me vizitat dhe kontaktet që ka pasur dhe zhvilluar, gjatë këtij viti, prej se po udhëheq me vendin,pastaj po e përsërisë, ajo nuk po na vjedh e dëmton materialisht si shumë liderë tjerë kosovarë, por”kokëfortësia” e saj, dhe insistimi, se po respekton Kushtetutën e vendit, për të mbajtur këtë post, është një aryetim , që vlen të respektohet edhe me momentin e zgjedhjes së saj e që është në kundërshtim të plot me këtë Kushtetutë që po thirret Presidentja.

Mosërespektimi i Marrëveshjes,në të ardhmen, pothuaj definitivisht, mbyll procesin e marrëveshjeve tjera eventuale, që i duhen Kosovës, mes faktorit vendimmarrës në vend,meqë si duket, tash e tutje, më tepër, do të vlej, thënja popullore”më ka djeg tamli po i fryej kosit”,andaj pasojat do të reflektohen edhe në të ardhmen.

Si duket, Presidentja Jahjaga,është inspiruar nga libri”Sekreti i sundimit të botës”,të shkruar nga pleqnarë sionistë,të cilët në kapitullin e parë pos shumë qështjeve tjera që lidhen me pushtetin dhe pushtetarët thonë edhe këtë:

”Pushtetari i cili i përmbahet moralit,nuk është politikan mendjemprehte, dhe pozita e tij udhëheqëse, nuk është as e qëndrueshme,as afatëgjatë. Ai,i cili dëshiron të udhëheqë duhet të dijë të mashtrojë dhe të shtiret.Ndershmëria dhe sinqeriteti,si dy cilësi të krenarisë popullore,në politikë quhen dobësi”.
    
Megjithate zonja Presidente,dhashtë zoti, Ju të qëndroni në këtë post edhe 2 mandate, sa ju lejon Kushtetuta, në të cilën po thirreni,por këtë mandat nuk e keni nga populli dhe nga vota,por nga Ambasadori Dell,një ambasador në ikje , të cilin edhe e shpërblyet ditë më parë, një ambasador, që në Kosovë, u soll dhe veproi si shumë komandanta lokal!

Një gjë, është më se e vërtetë,që po e shohim dhe po e përjetojmë gjithnjë në këtë Kosovë. Paaftësia profesionale, është garancë, për të qenë i sukseshëm në politik.
   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)