01 Dhjetor 2021

A ishin zgjedhjet e fundit “debakël” për LVV apo rezultat lehtësisht i parashikueshëm

Shkruar nga Ali Mehmeti

Së pari duhet thënë se ata që kanë pritur që në xhiron e parë të zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje të fitoj gjysmën e komunave, duke u bazuar në fitimin e mbi gjysmës së votave në zgjedhjet vendore të 14 shkurtit, ose kanë qenë të dehur nga fitorja e 14 shkurtit ose kanë mangësi në njohjen e sistemit të votimit në të dy rastet dhe mangësi në aftësinë e leximit të rezultateve.

Në këto kategori nuk hynë përfaqësuesit e partive opozitare që këtë rezultat duan ta interpretojnë sikur “ftohje” e elektoratit nga LVV, sepse ma nuk po shiten “foret” e Albin Kurtit.  

Mjafton të thuhet që në zgjedhje lokale, teorikisht, mund t’i fitosh 49,99% të votave nga numri i gjithmbarshëm i votuesve dhe mos ta fitosh asnjë komunë, kurse nga ana tjetër ky rezultat do ta garantonte fitoren në nivel vendi, sepse mbetja prej 50,01 do të ndahej mes disa partive të tjera.

Pra, ky rezultat, në krahasim me zgjedhjet vendore të 14 shkurtit, ku LVV fitoi 50.28% të votave do ta bënte diferencën prej vetëm 0,29%. Zbritja prej 0,29% të votave, a mund të quhet debakël? Sigurisht që jo.

Zvogëlimi i votave për LVV është i logjikshëm dhe vjen nga fakti se zgjedhjet lokale kanë “mentalitet” tjetër, sidomos nëpër komunat e vogla, që lidhen me shumë faktorë. Do i përmend vetëm dy.

Para së gjithash faktin se pjesëmarrja e mijëra kandidatëve për asambletë komunale bënë të pamundur përqendrimin e votave te një subjekt politik për shkak të preferencave familjare apo atyre të ngushta lokaliste.

Koalicionet e fshehta parazgjedhore që mund të nuhaten nga leximi i rezultateve në xhiron e parë në komunat e Ferizajt, Gjilanit apo Mitrovicës, ku kishte rritje të palogjikshme të njërës parti dhe ulje po ashtu të palogjikshme të partisë tjetër.

Koalicionet e shpallura dhe ato të pashpallura do të janë edhe më të pranishme në balotazh që do mbahet me 14 nëntor.

Nëse LVV aspiron ta fitoj shumicën e komunave ku merr pjesë në balotazh, sidomos atyre të mëdha, duhet të angazhohet maksimalisht çdo aktivist i saj.

Dhe prapë, rezultati nuk do jetë i garantuar sepse të gjitha partitë opozitare do bëhen bashkë kundër tyre. Diferenca ndërmjet 50,28 dhe 49,99 është tejet e vogël dhe lehtë e përmbytshme.     




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2021 - Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe OJQ Të Drejtat e Grave organizojnë diskutimin për manipulimin mendor dhe keqtrajtimin psikologjik si elemente të dhunës në familje. (Hoteli Emerald, ora 9:45)
    
- Bëhet betimi i kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe nënshkruhen deklaratat  solemne për marrjen e detyrës nga anëtarët e Kuvendit të komunës. (Salla e Kuvendit të komunës në Deçan, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku do të bëjnë betimin anëtarët e Kuvendit dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 10:00)
    
- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për shkak të mos aprovimit të kërkesave për lirim të masave. (Te ish-Rilindja, kompleksi III nr. 42, ora 12:00)
    
- Grupi Parlamentar i AAK-së, në Kuvendin e Kosovës mban tryezën me temën: Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekononomik. (Salla N – 506, ora 13:00)
    
- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime (SIT), bën lansimin e platformës: Ofrimi i shërbimeve online dhe fizikisht për kryerësit e veprave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë, ora 14:00)

- Galeria 17 me mbështetjen nga Swiss Cooperation Office në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës organizojnë ngjarjen Dinner party/ Make me coffee make me a sandwich, në kuadër të ekspozitës së kuruar nga Natalija Vujošević. (Galeria 17 rruga Henrik Bariç, nr.10, ora 18:00)

- Mbahet hapja zyrtare e edicionit të dytë të Festivalit “Art Without Limit International Film Festival”. (Kino Armata, ora 18:00)

- Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës organizojnë hapjen e ekspozitës vjetore të anëtarëve të Asociacionit të artistëve vizual të Kosovës. (Galeria e Artëve të Kosovës, ora 19:00)