25 Tetor 2021

Opinion

A po çlirohemi

Kosova, sinjalizon më në fund ligjshmëri të plotë (vendosjen e rendit dhe ligjit në veri, si dhe kthimin e doganierëve në pikat 1 dhe 31), si kundër përgjigje, Serbia kërcënon me luftë, duke mobilizuar paraprakisht, bandat e veta... Lexo

Shkodra ka serbë

Aleksandar Cotoric, nënkryetar i Këshillit për Marrëdhënie me serbët jashtë Serbisë shprehimisht ka deklaruar «do të kërkoj nga kuvendi dhe... Lexo

Padi vetëm për Feronikelin

Dyshimet dhe paditë mund ( dhe duhet ) të ngriten njësoj si për të bërat keq poashtu edhe për të mos bërat për t i penguar veprimet e këqija,... Lexo

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)