18 Prill 2024

13 vjet nga çlirimi – 13 vjetët e uzurpimit

Shkruar nga Lëvizja Vetëvendosje!  

Sot më 11 qershor, kujtojmë 13-vjetorin e çlirimit të Prishtinës nga forcat okupuese serbe. Në këtë ditë kujtojmë me nderin më të madh angazhimin e popullit tonë për liri.

Sot e kujtojmë Prishtinën e vitit 1968, Prishtinën e vitit 1981, Prishtinën e vitit 1989, Prishtinën e vitit 1997, Prishtinën që i dha djem e vajza, ushtarë e dëshmorë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Populli i Kosovës i cili u sakrifikua aq shumë për çlirim, largimin e okupatorit e përjetoi si një hap të madh e shpresëdhënës për zhvillimin e shoqërisë tonë drejt lirisë politike, barazisë me popujt e tjerë dhe drejt zhvillimit ekonomik e të mirëqenies sociale.

Prishtina u çlirua më 11 qershor 1999 nga forcat okupatore serbe – por çlirimi nuk u pasua me zhvillimin e Prishtinës, por me uzurpimin e saj nga pushtetarë të cilët interesin e tyre e vendosën para interesit të qytetarëve.

Sot, 11 Qershori, Prishtinën e gjen, si kryeqendër të qytetarëve të varfër e të papunë, e të pushtetarëve të pasuruar në kurriz të qytetarëve.

Prishtina sot është kryeqyteti që thahet verës për mungesë uji e që mërdhinë dimrit për mungesë ngrohje.

Familjet dëshmorëve sot në Prishtinë jetojnë në kushte të mjerueshme. Ndërsa varrezat e atyre që dhanë jetën për lirinë tonë, janë ende të parregulluara.

Prishtina e sotme është e uzurpuar nga ndërtimet pa leje dhe e ngulfatur nga kaosi në komunikacion.

Qytetarë të pakënaqur të Prishtinës! Të gjitha këto halle dhe shumë të tjera nuk ia kemi borxh këtij pushteti shtypës e të padrejtë. Heshtja jonë është mundësi për pushtetarët e padrejtë, ndërsa organizimi jonë krijon mundësinë për ndryshim! Të organizohemi!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)