29 Mars 2024

13 vite nga ai "tmerr i bukur"

Shkruar nga Zenelabedin Latifi

Kaluan vite, një pas një, por historia disa gjëra nuk po i harron, e lumi i jetës ato ngjarje nuk po i fshin sado e madhe të jetë stuhia. E si ta harrojë atë stuhinë e madhe që i ndodhi Serbisë në momentet kur nuk e priste fare një gjë të tillë, ishte ajo koha kur Serbinë e kaploi një "tërmet", kur NATO ndërhyri duke bërë shkatërrimin e atij shteti.

 Duhet patjetër të ndodhë një ngjarje në një datë të caktuar, që ajo të mbetet e skalitur thellë në mendjet dhe zemrat tona, sikur që ishte data 24 mars 1999, që u bë simbol dhe sinonim i bombardimit të Serbisë nga NATO. Ato zgjatën deri 10 qershor (11 javë, respektivisht 78 ditë) me miratimin rezolutës 12 44 të KS, me çka bëhet edhe largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe më pas kthehen mbi 800 mijë refugjatë shqiptarë të Kosovës, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria famëkeqe serbe.

 Nëse je i drejtë dhe nuk ke faj, atëherë çdoherë gjen mbrojte me ndihmën e Allahut, ku si shkak Allahu e nxit dikë që të të përkrahë, dhe rasti i Kosovës është i tillë, pasi se ky popull luftohej pa pikë faji nga të pashpirtët serbë, por fuqia e Allahut nuk lejoi të bëjnë cfarë të duan, duke ia sjellur dënimin, apo thënë ndryshe ndërhyrjen e NATO-S mbi Serbi.

Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, bëri që aleanca ushtarake më e fuqishme në botë të jetë në mbështetje të mbrojtjes së vlerave më të larta të civilizimit në Kosovë, lirisë, paqes dhe demokracisë.

Pas 13 vitesh, sot Kosova është e lirë, ka ndërtuar shtetin e saj të pavarur dhe demokratik, të njohur ndërkombëtarisht, me përkushtim të veçantë dhe me synimin për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe shpresojmë se shteti demokratik i Kosovës do të jetë gjithmonë faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.

 Mirëpo ne nuk duhet të harrojmë brezat që shkuan dhe sakrifikuan jetën e tyre për ardhmërinë tonë, ata meritojnë një nder të madh, prandaj duhet të ruajmë të ardhmen tonë, ama duke mos harruar të kaluarën, sepse një popull që harron të kaluarën i përsëritet historia.

Mirënjohje të veçantë iu shprehim liderëve dhe personaliteteve botërore që mbështetën luftën e drejtë të popullit tonë për çlirim dhe demokraci, ish-presidentit Klinton, ish-kryeministrit Bler, ish-sekretares Ollbrajt, z.Solana dhe personaliteteve tjera.

Ne nuk e dijmë se ku ishte qëllimi i ndihmës të tyre që na e bënë, a e bënë për Zot apo për interesa të kësaj bote, por ne prapë se prapë nuk ia harrojmë atë të mirë dhe shprehim falënderime ndaj tyre.

Por një gjë vlen të ceket, dhe është më se e vërtetë, ne duhet ta thojmë edhe ajetin Kur'anor, ku All-llahu thotë: "...thuaj: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej popullit të prishur!" [Mu'minun, 28].

Mos të harrojme ta falënderojmë Atë,i cili na shpëtoi nga populli i prishur pabesimtar, sepse e gjithë ndihma vjen vetëm nga Allahu.

 Prandaj, të bashkohemi të gjithë dhe mos të përçahemi, duke shpresuar se do të presim edhe shumë vite tjera të lumtura në Kosovën tonë të lirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)