18 Prill 2024

Vullnetarët rajonal i bashkohen Anibar Festivalit të Animacionit

Pejë, 23 korrik - Tetë të rinj nga rajoni ju bashkuan sot, festivalit të Animacionit në Pejë - Anibar. Me anë të projektit rajonal Route WB6, të rinjë nga Ballkani Perëndimor kanë mundësinë ti bashkohen të tilla iniciativave që synojnë të rrisin bashkëpunimin, ndërveprimin dhe paqen në rajon por dhe miqësitë e reja.  

Gjatë një jave këta të rinj do të angazhohen si vullnetar në aktivitete të ndryshme vullnetare apo ndërkulturore, po ashtu ata do të prodhojnë një material me tematikën e festivalit e cila është “Izolimi”. Duhet theksuar se një pjesë e mirë e pjesëmarrësve e vizitojnë Kosovën* për herë të parë.

"Kjo është hera ime e parë që udhëtoj jashtë vendit, po pres me padurim të bëj miq të rinj dhe të sfidoj veten time," tha një nga vullnetarët Route WB6, Ernald, ndërsa bëhej gati të bashkohej me festivalin.

Me anë të këtij projektit Route WB6 rreth 400 të rinj nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të kenë mundësinë të përfitojnë nga programi. Programi ofron tre mundësi - Route MINI, Route MIDI dhe Route MAXI.
 
Route MINI u ofron të rinjve që jenë vullnetarë në festivale rajonale dhe manifestime sportive të cilat, deri në shtatë ditë. Route MIDI u kushtohet aktiviteteve vullnetare të bazuara në komunitet që zgjasin deri në dy javë, siç janë kampet verore të vullnetarëve.

Route MAXI ju jep mundësinë të rinjve të angazhohen deri në dy muaj vullnetarisht në disa nga organizatat më të shquara të shoqërisë civile në rajon. Procesi i aplikimit do të jetë i hapur gjatë gjithë verës në https://Routewb6.org/join-us.
 
Projekti Route WB6 synon të promovojë vullnetarizmin ndërkufitar afatgjatë dhe afatshkurtër si një mjet që do të kontribuojë në zvogëlimin e distancës sociale dhe etnike midis të rinjve në rajon si dhe për të forcuar vlerat e tyre prosociale dhe Evropiane që do të të çojë në pajtim, stabilitet dhe prosperitin e rajonit.
 
Projekti po zbatohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor 6 nga një konsorcium i drejtuar nga Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) në bashkëpunim me Përtej Barrierave, Rrjetin Rinor të Evropës Juglindore, Lens, Qendrën Kulturore Rinore Bitola, Shoqatën për Prosperitetin Demokratik Zid, Studiuesit e Rinj të Serbisë dhe Institutin për Zhvillimin e Rinisë KULT. Projekti mbështetet nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)