19 Prill 2024

"UNMIK ka shpërndarë frymë patriarkale në shoqërinë tonë"

Prishtinë, 2 prill - Në lokalet e Hotel “Prishtina”, u mbajt tryeza e organizuar nga Aleanca Kosova e Re (AKR) me teme “Angazhimi I femrave ne politike, sfide qe e kemi tejkaluar apo?

Zëvendëspresidentja e AKR-së znj.Mimoza Kusari-Lila, e cila shpalosi rolin e rëndësishëm të femrës në proceset vendimmarrëse, duke marrë si shembull konkret Nensi Pelosi-n në SHBA dhe Angela Merkel në Gjermani.

Ajo paraqiti edhe disa prej vetive themelore të femrës të cilat do t`i jepnin asaj më shumë mundësi në shoqërinë ku jeton e veçanërisht nëse ajo është pjesë e shoqërisë kosovare.

Adem Gashi, bëri një pasqyrë të përfshirjes së grave në politikë grupe parlamentare, ministri, komisione parlamentare dhe sherbimin civil.

Ndërsa sipas Igballe Rugoves ka disa pika në të cilat duhet ndalur ku pas luftes sipas saj UNMIK-u ka shpërndarë frymë patriarkale në shoqërinë kosovare duke eliminuar organizatat e gruas në Kosovë.

Ky sipas saj shërbeu si model për udhëheqjen e ardhshme në Kosovë. Një kuriozitet siq ceku ajo, që flet qartë për këtë frymë është edhe vizita e Kofi Anan në Kosovë, në tetor të vitit 1999, ku nga UNMIK-u atij nuk iu kishte lejuar takimi me gratë e Kosovës, ndërkaq ajo që ndhodhi pas luftës në Kosovë ishte muri që u ndërtua në mes të grave në politikë dhe atyre të organizatave të grave. Znj.Rugova theksoi se rrjeti I grave të Kosovës është përpjekur vazhdimisht të mbështesë gratë në politikë.

Një tjetër paneliste që diskutoi lidhur me temën e propozuar ishte sociologia Vjollca Krasniqi, e cila rolin e gruas e pa si shumë të ndikuar nga sfera private e saj (te qenurit nënë,shtepiake etj.) e pengon shumë karrierën e femrës e po keshtu i jep përparsi sferës mashkullore si udhëheqës i familjes që më pas transmetohet edhe në politikë.

Çështje të tjera që u diskutuan nga panelistet Nazlie Bala dhe Vlora Qitaku ishin nevoja për një vëmendje ndaj rolit të gruas dhe qasja e barabartë në proceset vendimmarrëse. Është shumë me rëndësi që të marrë fund mentaliteti i të parit si diçka humoristike, ambicia e femrës për rritje të rolit të saj në politikë dhe më gjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)