16 Prill 2024

Sot përfundon java e modës në Kosovë

Prishtinë, 28 mars - Gecjan Group dhe RTV 21, me mbështetjen e sponzorit të vetëm të këtij projekti Ed Hardy balkan states, janë duke realizuar projektin më të madhë të modës në vend.

Në natën e parë të Javës së Modës në Kosovë, janë prezantuar veshje të:

   1. White Sposa - me fustana solemn dhe vello nusërie.
   2. Nesa – me veshje të brendshme.
   3. Kaci & Arta – janë përkujdesur për flokët dhe grimin.

Në natën e dytë janë prezantuar veshje të:

   1. Ilirida – me fustana nusërie dhe fustana solemn.
   2. Emsy me veshje të përditshme dhe veshje të brendshme.
   3. Passion – është përkujdesur për flokët dhe grimin.

Në natën e tretë janë prezantuar veshje të:

   1. Epos designe – me fustana solemn.
   2. Luziana Beqiri – fustana solemn.
   3. Ed Hardy – sfilatë
   4. Bushi & Big Mama fashion – me fustana solemn.
   5. Passion – është përkujdesur për flokët dhe grimin.

Në një përformac të vecant të modeleve të zgjedhura dhe me një skenografi  fantastike Projekti “Kosova fashion Week 2010”, u ka dhënë mundësinë më të mirë, kreatorëve që të dëshmojnë vlerat e punimeve dhe talentin e tyre.

Organizatori i këtij projekti, Ilir Geci, shprehet i kënaqur me rrjedhen e organizimit dhe është i përkushtuar që edhe dy netët e fundit të këtij spektakli të jenë të këtij niveli. “Qëllimi i këtij projekti mbetet stimulimi i kreatorëve shqiptarë për tu përkushtuar në krijime të reja dhe përmes Javës së modës atyre t’u jepet hapsirë për të prezantuar punën e tyre dhe talentin e vacant që kanë” – shprehet Geci. Ai shton se kreatorët janë të kënaqur edhe me audiencen dhe nivelin e organizimit dhe kjo është arsyeja që Organizatori i Javës së Modës e quan këtë projekt të suksesshëm.

Sonte, e shtune, do të prezantohen veshje të:

   1. Tabja – me vello dhe fustanë nusërie.
   2. Bora Fashion – vello dhe fustanë solemn.
   3. Passion- frizuar dhe grimi.
   4. Sipam-AB – veshje solemne.

Java e modës do të përfundoj të dielën ku do të prezantohen punime të:

   1. Akademia Italiane e Modës,
   2. Menakon – me fustana solemn dhe vello nusërie,
   3. Suzana Susuri – me fustana solemn,
   4. Kaci & Arta – flokët dhe grimi.
   5. Geci Autokton – qanta për femra.

E vecanta e natë së fundit përvec, suprizave tjera, është se do të jetë pjesëmarrëse Akademia Italjane e Modës me koleksionet e tyre te fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)