10 Maj 2021

Shpat Deda ka publikuar këngën dhe videoklipin 'Instinktivisht'

Prishtinë, 15 dhjetor - Kantautori Shpat Deda e ka publikuar këngën dhe videoklipin e tij më të ri të titulluar 'Instinktivisht'.

Kjo këngë është singli më i ri i kantautorit dhe i paraprin publikimit të albumit me titull 'Rrugës' i cili pritet të publikohet javën që vjen.

Albumi 'Rrugës' do të jetë albumi i tretë i kantautorit Shpat Deda, i cili përgjatë karrierës së tij mbi 10 vjeçare në muzikë i ka publikuar albumet 'Molla e Parë' dhe 'Shkëndijë'.

Kënga ‘Instinktivisht’ ka tekst dhe komponim të Shpat Dedës, ndërsa aranzhmanet, produksioni dhe inçizimet live për të janë bërë në bashkëpunim të afërt me Dritëro Nikqin.

Në këtë proces ngushtë të involvuar ishin edhe Nesim Maxhuni në tupana, Jeton Dolaku në rhodes dhe Armend Xhaferi në gitare elektrike.

Kënga është incizuar dhe miksuar në Studio C në Prishtinë me audio dhe miks inxhinier Dritero Nikqin, ndërsa masterizimi i këngës është bërë nga inxhinieri i masterimit Cem Ozel në studion JM Mastering në Berlin.

Videoklipi është punuar nga produksioni RAVENCITY PRODUCTION në Prishtinë. Rexhisor i videos është Lulzim Luigj Bejta, drejtor i fotografisë është  Rron Ismajli, montazhier Shpat Deda, ndërsa për veshjen është kujdesur disenjatorja e njohur prishtinase Venera Mustafa. Ekipën e plotë mund ta gjeni në përshkrimin e videos në Youtube.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Maj 2021

- Familja Haliti nga Gjilani mban konferencë për medie lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të saj në Shqipëri. (Rr. Hamdi Pogragja, Gjilan, ora 11:00)

- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, ora 12:00)