28 Mars 2024

Shpallen kandidaturat për çmimin Oskar

Los Anxhelos, 3 shkurt - Sot në Los Anxhelos u mbajt ceremonia e shpalljes së kandidaturave për Çmimet e Akademisë, apo siç njihen ndryshe, çmimet Oscar për kinematografinë.

 

Filmi fantastiko-shkencor Avatar dhe ai “The Hurt Locker” me temën e luftës në Irak që ka ngjallur mjaft kritika, morën secili nga 9 kandidatura, përfshi atë të filmit më të mirë dhe regjizorit më të mirë për James Cameron, regjisori i filmit Avatar dhe Kathryn Bigëlo, regjisore e filmit “The Hurt Locker”.

Regjisorja Bigëlo, e cila ka qenë bashkëshorte e regjisorit Camron, fitoi javën e kaluar çmimin e parë në ceremoninë e Guid Awards për regjisorët. Deri tani asnjë grua nuk ka fituar një çmim Oskar për regjizurë. Filma të tjerë kandidatë për kategorinë e filmit më të mirë janë “District 9”, një histori me qenie jashtëtokësore, filmi “Inglorious Bastards” me temën nga Lufta e Dytë Botërore dhe filmi vizator “UP”.

Kjo kategori e çmimeve u zgjerua këtë vit me 10 kandidatura, në vend të 5 që ka qenë tardicionalisht, me shpresën për të ngjallur më tepër interesin e publikut.

 

Për çmimin e aktorit më të mirë konkuron Jef Brixhes për interpretimin në rolin e këngëtarit të muzikës country në filmin “Crazy Heart” dhe Sandra Bullock për interpretimin në rolin e nënës në filmin Blind Side. Ceremonia e 82-të e Çmimeve të Akademisë do të ndiqet me televizion më 7 mars dhe ajo do të drejtohte nga aktorët Alec Baldwin dhe Steve Martin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)