29 Mars 2024

Shkruaj se e dua poezinë

Intervistë e shkurtë me poeten Miranda Troci Derti nga Peshkopia

Shkruaj se e dua poezinë 

Poetja Miranda Troci Derti u lind më 26 korrik 1972 në fshatin Reç të Peshkopisë së Shqipërisë. Kjo krijuese letrare e cila tani jeton në Peshkopi, thotë se shkruan ngase e do shumë poezinë dhe e ka në shpirt.

Ajo ndonëse është nënë e katër fëmijēve dhe kujdeset për ta rrëfen se gjatë jetës është ballafaquar me shumë sfida dhe vështirësi, por prapë gjen frymëzim dhe kohë për të shkruar.

 “Bashkshorti im u nda nga jeta në janar të vitit 2012, kështuqë tani e gati nëntë vite kujdesem për katër fëmijët e mi.

“Një grua t’i rrisë fëmijët pa burrë, është shumë e rëndë, porpërkundër vështirësive megjithatë ia kam arritur që t’i përballiojë të gjitha vështirësitë”, ka thënë ajo.

Miranda Troci Derti ka mbaruar fakultetin dhe ka diplomuar në degën histori-gjeografi, ndërkaq profesioni i saj është arsimtare.

 Ajo njëherit është një krijuese e mirëfilltë, e cila gjatë aktivitetit të saj dhe pjesëmarrjes nëpër evente kulturore letrare në vend dhe jashtë vendit, ka arritur të fitojë shumë mirënjohje, shpërblime dhe çmime letrare.

Miranda pos poezisë është edhe autore e teksteve të këngēve, por megjithatë, siç thotë ajo, pasioni i saj është poezia.
 
Bota Sot: Prej kur keni filluar të shkruani poezi dhe çfarë u ka nxitur të shkruani?

Miranda Troci Derfti: Të shkruaj poezi kam filluar që nga bangat e shkollës fillore, kurse më vonë kam filluar të shkruaj edhe poema dhe tekste kēngësh.

Përherë kam qenë aktive në shkrimin e poezisë. Ndërkaq, më viteve të fundit kam filluar të shkruaj edhe tekste për këngë, të cilat sot këndohen me shumë ëndje nga këngëtarë dhe rapsodë, por edhe dëgjohen shumë nga publiku i gjërë.

Kam patur një bashkëpunim me artistë, me rapsodë, por dëshira dhe pasioni im për poezinë më dhanë frymëzim të shkruaj që në shkollën tetëvjeçare, sepse unë rrjedh nga një familje shkrimtarësh, artistësh.                                                                   

Bota Sot: A keni të botuara poezi nëpër gazeta dhe revista letrare apo vetëm në media elektronike, në portale dhe rrjete sociale?

Miranda Troci Derti: Poezitë, poemat e mia janë botuar në gazeta dhe revista të ndryshme letrare, sikurse në gazetën letrare “Nacional”, në gazetën letrare “Ars Albanica”, në gazetën “Dibra” në Maqedoninë Veriore, në portalin “Dritare.info”, në portalin “Politologjia .com”, në Miqtë e gazetës “Muzgu”, si dhe në portalet e rrjetet sociale, të cilat janë të shumta.

Bota Sot: A jeni anëtare e ndonjë shoqate të poetëve apo  të kulturës dhe artit?

Miranda Troci Derti: Po. Jam anëtare me çertifikatë e Shoqatës Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare”,  me presidenten, artisten e mirënjohur Margarita Xhepa. Gjithashtu jam anētare e “Klubit Letrar “Princ Muzaka”, anëtare e “Unionit Global të Poetëve Shqiptar”, anëtare e grupit “Na bashkoi poezia”, etj. Jam anëtare e shumë Unioneve Online në Botë. Jam bashkëpunëtore e radios “Radio Amerika”, e cila radio më jep vlerësime dhe diplomë mirënjohjeje.                                          

Bota Sot: Cilat ishin motivet në poezitë tuaja, përkatësisht me çfarë temash merresh? A ishin ato poezi të natyrave të ndryshme dhe të kategorive të ndryshme, sikurse poezi patriotike, shoqërore, të dashurisë, sociale, etj.?

Miranda Troci Derti: Shkruaj për tema të ndryshme, sidomos nga jeta e përditshme, koha dhe rrethanat. Prandaj edhe motivet në poezitë e mia janë të shumta dhe ndahen ne disa kategori, sikurse poezi patriotike, sociale, të dashurisë, etj.                                                             

Bota Sot: Si e keni ndjerë veten kur u janë botuar poezitë e para? A ndjeni kënaqësi edhe sot kur shkruani dhe kur i botoni në gazeta dhe revista, qofshin ato të shkruara apo elektronike?

Miranda Troci Derti: Poezitë e mia të parat, kam patur kēnaqësinē që të përzgjidhen, nominohen, publikohen, përkatësisht që të botohen në gazeta e portale të ndryshme, në rrjetet sociale. Vlerësohem e mbēshtetem nga publiku e veçanërisht nga publiku dibran.
Bota Sot: A ke të botuar ndonjë libër me poezi? Nëse po, sa libra i ke të botuara? Nëse jo, a mendon të botosh së shpejti ndonjë libër me poezi?
Miranda Troci Derti: Kam të botuara tre libra dhe së shpejti pres ta botoj librin e radhës. Libri im i parë ka qenë me shkrime e poezi për vendlindjen time me titull “Krenaria e Nëntë Maleve të Dibrës”. Pastaj libri im i dytë i botuar mban titullin “Reçi Mal i Parë”, ndërsa libri i tretë “Troci shpi e parë"" është në botim e sipēr, kurse dy vëllime me poezi së shpejti do të hidhen në treg.
Bota Sot: A ke marrë pjesë nëpër manifestime dhe evente letrare poetike? Ku keni marrë pjesë?
Miranda Troci Derti: Kam marrë pjesë në evenimentin “Peja Poetike” e organizuar nga Radio Peja, nga organizatori Kreshnik Averi Husaj, me rastin e Festës së Pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, kam marrë pjesë në Festivalin Poetik, organizuar nga TV Klan Kosova, kurse nga Maqedonia në RTV 21, nga televizioni i Shqipërisë në TVSH,  etj.

Bota Sot: A keni fituar ndonjëherë ndonjë çmim për poezi?

Miranda Troci Derti: Jam pjesēmarrëse konkuruese në Festvalin Poetik të organizuar nga Shoqata Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare”, ku është presidente artistja e madhe, Margarita Xhepa, kurse drejtoreshë Zamira Korançe, ku u vlerësova me çmimin “Pena e Artë”. Kam qenë e ftuar në Festën e Plisit që organizohet nga “Shoqata Bytyqi” në Malin e Dajtit.
 
Bota Sot: Sa Mirënjohje i ke marrë deri më tani dhe në cilat vende?

Miranda Troci Derti: “Kam fituar shumë mirënjohje, certifikata, diploma. Kam fituar çertifikatën Mirēnjohjen nga “Peja Poetike”, për poezinë e shkruar për 51viktimat e tërmetit, e nominuar për çmimin “Pena e Artë”, dhënë nga aktorja e kombit, Margarita Xhepa, në Festivalin e Organizuar nga “Jehona Shqiptare”. Kam marrë gjithashtu edhe çmimin  “Mirēnjohje”, organizuar nga “Grupi Na bashkoi poezia” për poezinë “Pranverë e helmuar”, shkruar pēr virusin. Kam marrë shumë diploma pa numērim nga Unionet botērore të poezive, sikurse në Meksikē, Portugali, Peru, Lima, Bangladesh, Itali dhe shumē vende të botēs.

Bota Sot: Si e ka pritur lexuesi krijimtarinë tënde letrare, përkatësisht poezinë tënde?
Miranda Troci Derti: Deri më tani kam marrë dhjetëra mirënjohje, diploma nga “Shtēpia Poetike”, “Casa Magia y Plumbas”, në Radio Amerika, ku poezitē përkthehen dhe recitohen live, ku marrë diploma e vlerësime, sikurse Ziaudin Zain TV Peru, Diploma ‘Samuel Goel..Reinnance’. Poetja e madhe, Edith Elvira Gonzales, në ‘Grupin Evento Poemas’ katër diploma, Shtëpia e madhe poetike “Decameron”. Gjithashtu, kam marrë pjesë edhe në Shtēpia Poetike “Silvano Bortolazzi” në Itali e shumë portale të tjera online.                                         

Bota Sot: Kritika letrare a e ka pritur mirë poezinë tënde?

Miranda Troci Derti: ” Kritika letrare mē vlerëson si poete bashkēkohore e aktualitetit dhe realitetit…!                                                                                                                                                   

Bota Sot: Çfarë jeni duke shkruar aktualisht dhe çfarë suksesesh pritni në të ardhmen?

Miranda Troci Derti: Për momentin kam bashkëpunim me kēngëtarët artistë rapsodë për tekste këngësh. Kam kërkesa të shumta për tekste këngësh, sepse i përshtas dhe i bëj me theksin dhe dialektin e Dibrës, gjë që vlerësohet shumë. Ndërsa, librat e mi, përkatësisht vëllimet poetike do të jenë së shpejti para lexuesve.

Ju faleminderit që më keni zgjedhur mua që të zhvilloni një intervistë për median tuaj!

Gazeta Lajm: Ju faleminderit për intervistë! Ju uroj shumë suksese në të ardhmen në krijimtarinë letrare!                                                       

/Intervistoi: Ahmet Pllana/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)